Shtyllat implantare ėshtė mė mirė tė mos lėvizen dhe roli i mukozės sė keratinizuar

Implantologji | 5 Tetor 2020 |

Shtyllat implantare ėshtė mė mirė tė mos lėvizen dhe roli i mukozės sė keratinizuar

Konsiderimet e prof. Marco Esposito mbi studimin italian tė publikuar nė Clinical Trials nė Dentistry me titull: The impact of repeated abutment changes on peri-implant tissue stability: Five-year post-loading results from a multicentre randomised controlled trial

Nga Marco Esposito


Shtylla e tretė e evidencės shkencore tė prof. Marco Esposito i ėshtė dedikuar njė ēėshtjeje qė gjykohet si e vogėl: A ėshtė mė mirė qė kur pozicionohet shtylla implantare tė mos hiqet mė, pėr tė mos shqetėsuar ngjitjen mukozale? Nė tė njėjtin studim, tė publikuar nė revistėn e re tė kėrkimit shkencor tė EDRA Clinical Trials in Dentistry ėshtė kėrkuar qė tė vlerėsohet edhe roli i vendosjes sė menjėhershme dhe qė tė kuptohet roli i mukozės sė keratinizuar mbi rezultatet pas 5 vitesh nga vendosja.
"Argumenti i fundit ėshtė vėrtetė mė stimulues," - rrėfen prof. Esposito.

Nė vijim janė disa nga indikacionet e tij.
Ky studim i randomizuar i kontrolluar multicentrik krahason rezultatet klinike tė shtyllave implantare tė pozicionuara nė vendosjen implantare dhe qė nuk janė hequr mė kurrė (40 pacientė i janė nėnshtruar vendosjes sė menjėhershme) me shtyllat qė janė hequr tė paktėn 3 herė (40 pacientė i janė nėnshtruar vendosjes sė mėvonshme). Ėshtė vlerėsuar edhe nėse prania e tė paktėn 2 mm mukozė tė keratinizuar lidhet me njė humbje mė tė madhe kockore peri-implantare dhe recesionet vestibulare tė indeve tė buta.
Pacientėt janė ndjekur pėr 5 vite pas vendosjes protetike fillestare. Asnjė implant nuk ėshtė humbur nė grupin ku shtylla nuk ėshtė hequr kurrė, ndėrsa nė grupin tjetėr janė humbur 5 implante nė 3 pacietė kur shtylla ėshtė hequr tė paktėn 3 herė, edhe pse diferenca nuk ėshtė statistikisht e konsiderueshme. Nuk ka pasur diferenca ndėrmjet dy grupeve pėr komplikacione, recesione dhe kėnaqje tė pacientėve. Edhe rezultati estetik total nuk ka treguar diferenca tė konsiderueshme, me pėrjashtimin e vetėm tė njė profili mė tė mirė tė indeve tė buta pėrreth shtyllave qė nuk janė hequr kurrė. Ėshtė observuar njė humbje me rėndėsi mesatare e kockės peri-implantare me pak a shumė 0.4 mm kur shtyllat janė hequr tė paktėn 3 herė. Nė fund, nuk ėshtė observuar ndonjė diferencė e konsiderueshme nė termat e humbjes kockore peri-implantare dhe e recesioneve ndėrmjet implanteve tė rrethuar nga mė pak se 2 mm ose mė shumė se 2 mm mukozė e keratinizuar.


Si t'i interpretojmė kėto informacione?
Besoj se rezultatet mund tė interpretohen nė kėtė mėnyrė:
Sa mė pak qė tė shqetėsohet ngjitja peri-implantare aq mė mirė ėshtė, por nėse duhet bėrė, ėshtė mirė tė kryhet pa shumė probleme sepse njė diferencė mesatare e humbjes kockore mė e ulėt se 0.4 mm pėr 5 vite nga momenti i vendosjes nuk ėshtė gjithmonė e rėndėsishme. Vendosja e menjėhershme jo-okluzale e implanteve tė futur me torque mė tė madhe se 35 Ncm nuk duket se paraqet risqe tė veēanta. Sė fundi nuk duket se ka ndonjė lidhje ndėrmjet pranisė sė mė pak se 2 mm mukozė e keratinizuar dhe njė risku mė tė madh tė humbjes peri-implantare e tė recesionit tė indeve tė buta.

Ēfarė mund tė ofrojė industria dhe kėrkimi klinik?
Edhe njėherė do tė ishte e nevojshme njė saktėsi mė e madhe nga ana e sponsorit komercial qė ka vendosur tė mos mbėshtesė grumbullimin e tė dhėnave pėr 7 deri nė 10 vite, siē ėshtė vendosur fillimisht. Vetėm me follow up mė tė gjatė do tė kishim qenė ndoshta nė gjendje qė t'i jepnim pėrgjigjet mė tė besueshme mbi periudhat e gjata, qė ėshtė ajo qė na intereson mė shumė. Pėr mė tepėr duhen mė shumė studime serioze dhe tė kryera mirė pėr tė kuptuar mė mirė rolin efektiv tė mukozės sė keratinizuar pėrreth implanteve dentare.

Nė kujdesin e: Prof. Marco Esposito

Pėr mė shumė informacione:
D'Avenia F, Bressan E, Grusovin MG, Neumann K, Sbricoli L, Luongo G, Piombino P, Buti J, Esposito M. The impact of repeated abutment changes on peri-implant tissue stability: Five-year post-loading results from a multicentre randomised controlled trial. Clinical Trials in Dentistry 2020;2:27-46. 

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 21 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D