Hiperndjeshmėria ndaj klorheksidinės nė nivelin oral: manifestimet dhe rishikimi i literaturės

Patologji dhe Mjeksi Orale | 2 Tetor 2020 |

Hiperndjeshmėria ndaj klorheksidinės nė nivelin oral: manifestimet dhe rishikimi i literaturės

Nga Lara Figini


Nė mėnyrė tė padiskutueshme nė kontakt me mukozėn orale janė substanca tė ndryshme, duke filluar qė nga materialet dentare deri te produktet pėr higjienėn orale, nga ushqimet deri tek aditivėt ushqimorė, ēamēakėzėt dhe karamelet, tė gjitha kėto substanca qė mund tė nxisin hiperndjeshmėri tė tipit akut ose reagime tė tipit tė vonuar pėrshkruhen pėrgjithėsisht si stomatit alergjik nga kontakti.
Shfaqja klinike nga stomatiti alergjik nga kontakti mund tė ndryshojė: forma akute ėshtė e lidhur zakonisht me djegien, eritemėn, edemėn dhe lezionet vezikulo-erozive, ndėrsa tipi i vonuar ose forma kronike manifestohet me lezione tė kuqe dhe tė bardha. Reagimet mund tė jenė tė lokalizuara ose tė pėrhapura, sipas tipit tė alergenit. Pra edhe produktet pėr higjienėn orale mund tė nxisin reagime tė kėtij lloji. Pėr shembull, klorheksidina, qė pėrdoret gjerėsisht si dezinfektant e lėkurės dhe mukozave, jo vetėm tek instrumentet mjekėsore, mund tė shkaktojė reagime alergjike dhe/ose hiperndjeshmėrie.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim tė publikuar nė OOO nė gusht 2020, autorėt kanė dokumentuar njė rast tė reagimeve tė hiperndjeshmėrisė gingivale tė tipit tė vonuar nga klorheksidina dhe janė siguruar qė tė kryejnė njė rishikim tė literaturės mbi reagimet e hiperndjeshmėrisė sė mukozės orale qė lidhet me produktet e higjienės orale qė pėrmbajnė klorheksidinė.
Rasti klinik nė fjalė kishte tė bėnte me njė burrė nė moshėn 58 vjeē qė paraqiste njė zonė eritematoze tė kufizuar nė gingivėn anteriore superiore djathtas. Autorėt kanė kryer njė biopsi incizionale. Pas ndėrhyrjes ėshtė pėrshkruar njė xhel klorheksidine diglukonat dy herė nė ditė, por pacienti ka ndėrprerė pėrdorimin sepse kishte ndjerė njė djegie tė fortė menjėherė pas aplikimit tė parė.


Diagnoza mikroskopike ka qenė mukoziti aspecifik me reagim tė dyshuar pėr hiperndjeshmėri. Pacienti ka referuar se pėrdor njė furēė me bazė klorheksidine diglukonat 0,004% dy herė nė ditė gjatė viteve tė fundit.
Ėshtė supozuar njė reagim hiperndjeshmėrie i tipit tė vonuar nga furēa e dhėmbėve dhe pėrdorimi i saj ėshtė ndėrprerė. Klorheksidina, pėrbėrėsi i zakonshėm qoftė te furēat qoftė te xhelėrat ėshtė shėnuar si alergen.
Autorėt kanė kryer pra njė rishikim tė literaturės mbi reagimet e hiperndjeshmėrisė orale tė induktuar nga klorheksidina.

Rezultate
Dy javė pas ndėrprerjes sė pėrdorimit tė furēės ėshtė observuar zhdukja e plotė e lezionit pa ndėrhyrje tė mėtejshme. Katėr vite mė vonė, nuk ėshtė sinjalizuar ndonjė recidivė. Rishikimi i literaturės ka prodhuar 7 studime tė sjella nga 20 pacientė me manifestime intraorale tė reagimeve tė hiperndjeshmėrisė qė lidheshin me produktet e higjienės orale qė pėrmbanin klorheksidinė.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se produktet pėr higjienėn qė pėrmbajnė edhe pėrqendrime tė ulėta tė klorheksidinės mund tė shkaktojnė reagime tė hiperndjeshmėrisė.

Implikime klinike
Stomatologėt duhet tė jenė tė ndėrgjegjshėm pėr manifestimin klinik tė reagimeve tė hiperndjeshmėrisė nga klorheksidina pėr t'i diagnostikuar me saktėsi dhe pėr t'i menaxhuar ato.

Pėr mė tepėr:
Kotsailidi EA, Kalogirou E-M, Michelogiannakis D, Vlachodimitropoulos D, Tosios KI. Hypersensitivity reaction of the gingiva to chlorhexidine: case report and literature review. Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol 2020;130(2):156-60.e1.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 18 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D