Kostot për trajtimet periodontale afatgjata në raport me shkallën e rëndesës

Parodontologji | 25 Shtator 2020 |

Kostot për trajtimet periodontale afatgjata në raport me shkallën e rëndesës

Nga Lara Figini


Sipas klasifikimit tė vitit 2018 sėmundjet periodontale klasifikohen nė katėr stade (I-IV), qė marrin nė konsideratė: nivelin e sulmit klinik (CAL), humbjen kockore (BL), thellėsinė e xhepit (PPD), llojin e rezorbimit kockor BL (vertikal dhe/ose horizontal), pėrfshirjen e furkacionit, shkallėn e rėndesės sė sėmundjes sė kaluar (numri i dhėmbėve tė humbur pėr shkak tė periodontitit) dhe kompleksitetin e menaxhimit.
Pacientėt klasifikohen mė pas nė tre grada (A, B, C), duke u pėrcaktuar nga norma e progresionit tė sėmundjes periodontale gjatė 5 viteve tė fundit, duke pasur parasysh edhe lidhjen ndėrmjet higjienės orale dhe nivelit tė shkatėrrimit periodontal apo pranisė sė faktorėve tė riskut si duhani dhe diabeti melit i pakontrolluar.  
 
Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim koohorti tė publikuar nė Journal of Dentistry nė gusht 2020, autorėt kanė vlerėsuar nėse pėr pacientėt ndryshojnė kostot e trajtimeve afatgjata tė periodontitit pėr stadin III dhe stadin IV apo pėr shkallėn B dhe C.
Janė vlerėsuar 231 pacientė me periodontit (tė ndjekur mesatarisht pėr 18,4 vite). Kostot pėr terapinė periodontale aktive  (APT, qė kanė pėrfshirė pastrimin e gurėzave dhe lėmimin e rrėnjės, lembot e hapur, rezeksionet e rrėnjėve) dhe pėr terapinė periodontale mbėshtetėse (SPT, qė ka pėrfshirė trajtimet restorative, endodontike, protetike dhe kirurgjikale) janė vlerėsuar te pacientėt me periodontit tė trajtuar nga viti 1982 dhe 1998 nė Departamentin e Periodontologjisė nė Universitetin e Kiel, Gjermani. Ėshtė vlerėsuar impakti i stadit, shkallės, gjinisė dhe moshės mbi kostot totale dhe vjetore. 
 
Rezultate
Kostot mesatare totale dhe vjetore pėr trajtimet periodontale (DS) ishin respektivisht, 7154 euro dhe 437 euro. Kostot pėr 92% kanė rezultuar derivante nga SPT dhe pėr 88% nga trajtimi periodontal e janė zvogėluar nė mėnyrė tė konsiderueshme nė njė kohė mė tė gjatė follow up-i (p <0,001). Kostot totale kanė rezultuar 7120 euro nė stadin e III kundrejt 7221 euro nė stadin e IV dhe me 6256 euro nė gradėn B kundrejt 7314 euro nė gradėn C. Kostot vjetore kanė qenė 426 euro kundrejt 459 euro pėr stadin III kundrejt stadit IV dhe 308 euro vs 460 euro pėr gradėn B kundrejt gradės C. Grada por jo stadi dhe gjinia por jo mosha kanė rezultuar shumė tė lidhura me kostot. 
 
Konkluzione
Nė limitet e kėtij studimi, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė konkluzionin se te pacientėt e prekur nga periodontiti i rėndė tė trajtuar sistematikisht pėr njė kohė tė gjatė, grada por jo stadi i periodontitit lidhej me kostot. 
 
Implikime klinike
Duke parė kostot e larta tė trajtimeve tė periodontitit tė rėndė progresiv, dentistėt duhet tė marrin nė konsideratė kėtė aspekt gjatė planifikimit dhe komunikimit tė trajtimit te pacientėt.
 
Pėr mė shumė informacione:
Schwendicke F, Krois J, Engel AS, Seidel M, Graetz C. Long-term periodontitis treatment costs according to the 2018 classification of periodontal diseases. J Dentistry 2020;99:103417.
 
Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 19 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D