Efekti i pėrgatitjtes sė dizajnit tė dhėmbit nė pėrshtatjen marginale tė onlays kompozitė rezinė CAD/CAM

Konservativė | 23 Shtator 2020 |

Efekti i pėrgatitjtes sė dizajnit tė dhėmbit nė pėrshtatjen marginale tė onlays kompozitė rezinė CAD/CAM

Sa mund tė ndėrhyjė efekti i pėrgatitjes sė dizajnit tė dhėmbėve nė pėrshtatjen marginale dhe pjesėn e brendshme pėr onlay-t nė rezinė kompozitė tė pėrforcuar me qeramikė nėpėrmjet teknikės CAD/CAM? Indikacione nga njė kėrkim nė Journal of Prosthodontic

Nga Lara Figini


Nė lidhje me kurorat integrale, onlay mund tė zėvendėsojnė sipėrfaqet okluzale tė dėmtuara me njė reduktim minimal tė dhėmbit. Nė vlerėsimin e suksesit tė njė rehabilitimi protetik nevojitet qė tė marrim nė konsideratė rezultatet afatgjata. Pėrshtatja e dobėt marginale, pėr shembull, mund tė shkaktojė mikrorrjedhje, karies sekondar dhe periodontit e mund tė ēojė nė dėshtim klinik tė trajtimit.
Por cila ėshtė pėrgatitja e dizajnit pėr onlay nė kompozitė me teknikėn CAD/CAM qė ēon nė njė pėrshtatje mė tė mirė marginale?

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim in vitro, tė publikuar nė Journal of Prosthodontic nė tetor 2019, autorėt kanė studiuar efektin e pėrgatitjes sė dizajnit tė dhėmbėve mbi pėrshtatjen marginale dhe pjesėn e brendshme pėr onlay nė rezinė kompozitė tė pėrforcuar me qeramikė me teknikėn CAD/CAM.
Autorėt kanė parashikuar pėrgatitjen e dhjetė molarėve tė parė mandibularė tė majtė tipodont tė standardizuar (A5SAN-500; Nissin Dental Products, Inc.) tė cilėt janė ndarė nė njė grup pėrgatitjeje tradicionale dhe nė njė grup pėrgatitjeje me chamfer, me pesė dhėmbė pėr ēdo grup. Pėrgatitjet e onlay janė kryer nga i njėjti mjek.
Sė pari tė gjithė dhėmbėt janė pėrgatitur pėr njė box mezio-okluzo-distal (MOD) standard me njė thellėsi 3,0 mm me linja tė gdhendjes meziale/distale tė pozicionuara 1,0 mm mbi linjėn smalt-cement (CEJ). Pra dhėmbėt e grupit tė pėrgatitjes tradicionale kanė pėsuar njė reduktim okluzal me 1,5 mm me njė chamfer 1,0 mm nė ngarkesė tė kuspidit shtypės dhe njė pjerrėsi prej 0,5 mm nė ngarkesė tė kuspidit prerės. Pėr grupin e pėrgatitjes me chamfer tė gjithė dhėmbėt janė pėrgatitur me njė reduktim uniform tė kuspidit me 2,0 mm.
Teknika e replikimit nė silikon dixhital ėshtė pėrdorur pėr tė pėrcaktuar mospėrputhjet marginale ndėrmjet pėrgatitjeve dentare dhe restaurimeve onlay. Njė total prej 100 gjetjesh rreth pėrshtatjes marginale janė kryer nė tre regjione tė ndryshme, margon bukale, margon linguale dhe zonėn e brendshme. Testi T i Indipendent Student ėshtė pėrdorur pėr tė pėrcaktuar diferencat e konsiderueshme (a = .05).  

Rezultate
Provat e grupit tė pėrgatitjes tradicionale kanė manifestuar mospėrputhjet kompleksive dukshėm inferiore (50,9±0,5 mm e 139,1±5,4 mm, P <.001) dhe mospėrputhjet marginale mė tė vogla nė pjesėn bukale (49,7±1,4 mm e 135,8±2,2 mm, P <.001) e nė zonat linguale (47,1±1,0 mm e 133,4±1,1 mm, P <.001).  

Konkluzione
Nė bazė tė rezultateve tė kėtij studim in vitro, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė nxjerrim konkluzionet si nė vijim:
- nė onlay nė rezinė kompozitė tė pėrforcuar me teknikėn CAD/CAM pėrgatitjet tradicionale kanė pasur mospėrputhje mė tė vogla marginale dhe tė brendshme ndėrmjet restaurimeve krahasuar me ato qė janė pėrgatitur me chamfer;
- ėshtė e mundur qė tė pėrdoret metoda e replikimit dixhital nė silikon pėr tė vlerėsuar mospėrputhjet qoftė marginale qoftė tė brendshme.

Implikime klinike
Me zhvillimin e shpejtė tė teknologjisė CAD/CAM onlay qė janė pėrgatitur me metodėn tradicionale tregojnė njė pėrshtatje marginale mė tė mirė nė krahasim me ato qė janė pėrgaitur me chamfer, prandaj mund tė garantohet njė sukses mė i mirė afatgjatė.

Pėr mė tepėr:
Yang Y, Yang Z, Zhou J, Chen L, Tan J. Effect of tooth preparation design on marginal adaptation of composite resin CAD-CAM onlays. J Prosthet Dent 2019 Oct 28:S0022-3913(19)30540-2.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 11 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D