Sindroma e dhimbjes miofashiale: mundėsi terapeutike interesante

Patologji dhe Mjeksi Orale | 17 Shtator 2020 |

Sindroma e dhimbjes miofashiale: mundėsi terapeutike interesante


Njė studim ka krahasuar efikasitetin e injeksioneve intramuskulore tė kolagjenit me ato tė lidokainės nė trupin e muskujve maseter pėr tė reduktuar dhimbjen.
Njė teknikė e re qė parashikon injektimin intramuskulor tė kolagjenit nė nivelin e trigger point, duket se mund tė ofrojė mundėsi terapeutike interesante nė trajtimin e sindromės sė dhimbjes miofashiale, njė gjendje e karakterizuar nga dhimbja kronike nė nivelin e strukturave muskulore qė mund tė manifestohet nė ēdo pjesė tė trupit, edhe nė nivelin e muskujve mastikatorė.

Ajo qė mė parė njihej si miopatia disfunksionale, nė fakt paraqet mė shumė se gjysmėn e rasteve tė dhimbjes miofashiale. Nė bazėn e ērregullimit ėshtė njė tension i tepėrt, spasmė ose lodhje e muskujve mastikatorė: ata qė vuajnė nga bruksizmi dhe dhimbjet nė nivelin e muskulaturės mastikatote, ndonjėherė e pasqyruar edhe nė zona tė tjera tė kokės dhe qafės. Pėr mė tepėr, mund tė jenė tė pranishme anomali tė lėvizshmėrisė sė mandibulės dhe nė pėrgjithėsi gjenden lehtėsisht trigger point lokalė, zona tė vogla tė forta, qė dhembin, te tė cilat presioni dixhital shkakton dhimbje. Diagnoza bazohet nė anamnezėn dhe ekzaminimin objektiv.

Trajtimi konservativ ėshtė nė pėrgjithėsi efikas dhe parashikon pėrdorimin e:
- analgjezikėve dhe anestetikėve tė lehtė;
-splinte ose mbrojtėset e dhėmbėve;
- mund tė merret nė konsideratė konsumimi i njė anksiolitiku pėrpara gjumit;
- mund tė merren nė konsideratė modalitete tė ndryshme tė terapisė fizike.
Dhimbja miofashiale ėshtė shpesh simptomė e njė dėmtimi muskulor me origjinė patologjike (distrofi). Nė korrespondencė me trigger point qarkullimi dėmtohet dhe oksigjenimi i indit ėshtė jashtėzakonisht i ulėt; pra mund tė indentifikohen zona me vaskularizim tė dobėt me pasojė hipoksinė, dėmtimin muskulor dhe lėshimin e mediatorėve tė inflamacionit me dėmtime qoftė tė indit muskulor qoftė tė indit lidhor.
Stimujt nė ngarkesė tė muskulit nė prani tė sindromės sė dhimbjes miofashiale bėjnė qė tė regjistrohet njė ndryshim i matricės ekstraqelizore me pasojė depozitimin e pakėt tė kolagjenit. Ky ndryshim i turnover tė kolagjenit promovon njė shtim tė fenomeneve apoptike dhe njė reduktim tė aftėsive proliferative tė mioblasteve me pasojė fillimin e fenomeneve distrofike.

Sė fundmi ėshtė propozuar qė tė pėrdoren injeksionet intramuskulore tė kolagjenit nė nivelin e muskujve tė prekur si njė opsion i ri pėr trajtimin e dhimbjes miofashiale dhe pėr tė favorizuar rigjenerimin muskulor. Ndėr opsionet e ndryshme pėr terapinė e dhimbjes miofashiale, njė nga mė tė pėrdorurit parashikon pėrdorimin e lidokainės sė injektuar nė trigger point. Kjo procedurė lejon qė tė merret njė analgjezi me kohėzgjatje nga 30 minuta deri nė 3 orė.
Mundėsitė e ofruara nga injektimet lokale tė kolagjenit janė vėnė nė provė nga kėrkuesit e Departamentit tė ērregullimeve temporomandibulare tė Universitetit tė Katowice, Poloni, nė bashkėpunim me Departamentin e stomatologjisė eksperimentale nė Universitetin e Wroclaw, Poloni, qė kanė krahasuar efikasitetin e injektimeve intramuskulore tė kolagjenit me ato tė lidokainės nė trupin e muskujve maseter nė reduktimin e dhimbjes sė sindromės miofashiale.

Janė rekrutuar 50 pacientė me moshė nga 18 deri nė 80 vjeē me sindromėn miofashiale tė muskujve maseter, tė diagnostikuar sipas kritereve diagnostikuese pėr ērregullimet temporo-mandibulare dhe me praninė e trigger point. Studimi i randomizuar, i kontrolluar nė single blind, parashikonte qė pacientėt tė ndaheshin nė mėnyrė rastėsore nė tre grupe (Grupi I Kolagjen, Grupi II Lidokainė 2% dhe Grupi III i Kontrollit, solucion fiziologjik) dhe kishte si rezultat primar vlerėsimin e intensitetit tė dhimbjes nė nivelin e muskujve maseter dhe rezultat sekondar variacionin e kontraktimit muskular nė EMG.
Pas randomizimit, 15 pacientė (5 meshkuj dhe 10 femra) janė shėnuar qė tė trajtohen me  Dental ATM Bioregulation solucion i injektueshėm intramuskulor 2 ml nė trigger point (nė studimin e sjellė me emrin komercial tė Collagen MD-Muscle - Guna) - Grupi I; 13 (5 meshkuj dhe 8 femra) janė ndarė pėr grupin e trajtuar me lidokainė, - Grupi II; 15 (7 meshkuj dhe 8 femra) nė grupin placebo (solucion fiziologjik) - Grupi III. Protokolli i studimit parashikonte trajtimin nė vizitėn e parė dhe nė vizitėn e dytė (me distancė 7 ditė nga e para) dhe follow up pėrfundimtar me distancė 7 ditė nga trajtimi i dytė.

Efikasiteti i terapisė ėshtė vlerėsuar nė rastin e follow up tė parė dhe tė dytė (dita e 7 dhe dita e 14 nė krahasim me trajtimin e parė) duke marrė nė konsideratė:
- reduktimin e dhimbjes sė perceptuar tė matur sipas Shkallės analogjike vizive VAS;
- aktivitetit mioelektrik sipėrfaqėsor tė zbuluar nėpėrmjet elektromiografisė sė sipėrfaqes.
Janė krahasuar zbulimet e bėra nė kohėn 0 (pėrpara injektimit tė parė) dhe ato tė kryera nė distancėn 7 dhe 14 ditore. Tė tre grupet e pacientėve kanė paraqitur njė reduktim tė intensitetit tė dhimbjes. Veēanėrisht, nė grupin e trajtuar me Dental ATM reduktimi i intensitetit tė dhimbjes ka qenė 4,3 pikė nė shkallė VAS (pėrmirėsim i barabartė me 53,75%), kundrejt 2 pikė (pėrmirėsim i barabartė me 25%) nė grupin e pacientėve tė trajtuar me lidokainė 2% dhe 1,63 pikė (pėrmirėsim i barabartė me 20,1%) nė grupin e kontrollit.
Nė mėnyrė analogjike, matjet elektromiografike, tė kryera me tė njėjtat intervale kohore, kanė lejuar qė tė tregohet sesi reduktimi mė i rėndėsishėm ėshtė verifikuar te pacientėt e trajtuar me kolagjen (pėrmirėsim i barabartė me 59,2%) nė krahasim me grupin e trajtuar me lidokainė 2% (pėrmirėsim i barabartė me 39,3%) dhe me grupin e kontrollit (pėrmirėsim i barabartė me 14%).
Matjet elektromiografike tė kryera nė muskujt maseter kontrolateral pa trigger point nuk kanė evidentuar ndonjė variacion nė rastin e tre zbulimeve.

Autorėt e gjykojnė injektimin intramuskulor tė kolagjenit si njė metodė mė efikase sesa lidokaina 2% pėr kontrollin e dhimbjes miofashiale nė nivelin e muskujve maseter, edhe duke njohur kohėzgjatjen e shkurtėr tė periudhės sė observimit tė studimit. Kėrkimi, shtojnė ata, inkuadrohet nė fushėn e qasjeve tė reja ndaj trajtimit tė sindromės miofashiale tė bazuar nė rigjenerimin e drejtuar nga biomaterialet, siē observohet nė njė kėrkim tjetėr qė parashikonte injektimin e kolagjenit pėr tė promovuar diferencimin dhe rigjenerimin e muskulit skeletor.
Matrica ekstraqelizore paraqet njė rezervė tė veēantė tė kolagjenit pėr miocitet e reja qė formohen gjatė procesit tė rigjenerimit muskulor, pėrbėrja e sė cilės konsiderohet e rėndėsishme pėrsa kohė qė procesi rigjenerues zhvillohet nė mėnyrė tė saktė dhe pėr tė shmangur njė zėvendėsim tė mundshėm nga ana e indit fibroz me formime tė indit tė cikatrizuar.
"Ėshtė e mundur," - sugjerojnė autorėt e studimit, - "qė molekulat e kolagjenit tė injektuar tė ndihmojnė nė prodhimin e njė rrjete ekstraqelizore qė kontribuon nė ruajtjen e miociteve nė pozicion tė saktė. Autorėt afirmojnė se efekti i favorshėm i injeksioneve tė kolagjenit mund tė gjurmohet sė pari nga mekanizmi specifik i veprimit tė rigjenerimit tė indit muskular dhe pėr faktin qė tė ofrojė njė suplement kolagjenik, pėrveē kryerjes sė tė njėjtit injeksion.
Nė fund ata theksojnė se kanė qenė tė mjaftueshme vetėm dy injektime qė tė arrihet njė efekt statistikisht i rėndėsishėm dhe qė gjatė studimit nuk ka pasur efekte anėsore.

Pėr mė tepėr:
Šakalys D, Varoneckas A, Janužis G. Myofascial pain treatment in masticatory muscles: systematic review. IHS Conference abstract book/Lithuanian University of Health Sciences. Student Scientific Society [Edited by Elvinas Monstavièius]. Kaunas: Lithuanian University of Health Sciences 2018:362-6.
Karalaki M, Fili S, Philippou A, Koutsilieris M. Muscle regeneration: cellular and molecular events. In Vivo 2009;23(5):779-96.
Nitecka-Buchta A, Walczynska-Dragon K, Batko-Kapustecka J, Wieckiewicz M. Comparison between collagen and lidocaine intramuscular injections in terms of their efficiency in decreasing myofascial pain within masseter muscles: a randomized, single-blind controlled trial. Pain Res Manag 2018;2018:8261090. Published 2018 Jun 3. doi:10.1155/2018/8261090.
Kuraitis D, Ebadi D, Zhang P et al. Injected matrix stimulates myogenesis and regeneration of mouse skeletal muscle after ischaemic injury. European Cells and Materials 2012;24:175-95.
Blasco-Bonora PM, Pintado-Zugasti AM. Effects of myofascial trigger point dry needling in patients with sleep bruxism and temporomandibular disorders: a prospective case series. Acupuncture in Medicine 2017;35(1):69-74.  

Me kontributin e pakushtėzuar tė Guna

Pėrktheu:Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 21 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D