Si ta trajtojmė pacientin e moshuar nė epokėn e COVID-19: konsiderata dhe propozime pėr zgjidhjen e kėsaj teme

Higjiena dhe Parandalimi | 15 Shtator 2020 |

Si ta trajtojmė pacientin e moshuar nė epokėn e COVID-19: konsiderata dhe propozime pėr zgjidhjen e kėsaj teme

Nga Lara Figini


Pacienti i moshuar nė fushėn stomatologjike zakonisht konsiderohet si njė individ i brishtė, drejt tė cilit mjeku duhet tė drejtohet me njė vemendje tė veēantė.
Kjo brishtėsi lidhet me faktorė tė ndryshėm:
- vėshtirėsi mė e madhe e individit tė moshuar pėr tė mbėrritur nė strukturat dentare;
- vėshtirėsi mė e madhe pėr t'ju nėnshtruar trajtimeve tė gjata dhe mė tė shtrenjta nga pikėpamja ekonomike;
- gjendje shėndetėsore shpesh jo e mirė ose komplekse me komorbitete tė shumta dhe polifarmakologji, sepse tė moshuarit shpesh marrin shumė barna pėr patologji tė ndryshme sistemike;
- kontroll higjienik tė dobėt pėr tė mos thėnė inekzistent, nė shtėpi pėr shkak tė pafuqisė pėr tė larė dhėmbėt, mungesės sė edukimit apo mungesės sė zakonit.
Nė njė artikull ende tė papėrfunduar, qė ėshtė publikuar paraprakisht nė JADA nė gusht 2020, autorėt kanė theksuar sesi aktualisht, pėrveē alternativave tė renditura mė lart, tė moshuarit duhet tė pėrballojnė edhe njė sėrė barrierash tė reja qė lidhen me shfaqjen e sėmundjes COVID-19, tė karakterizuar nga sindroma respiratore akute e rėndė nga coronavirus 2 (SARS-CoV-2). Mosha e avancuar dhe komorbitetet janė identifikuar mė parė si faktorė risku pėr nevojat mė tė mėdha tė infeksionit nga COVID-19 dhe norma e vdekshmėrisė tek individėt me moshė 80 vjeē apo mė tė madhe arrin 22%.

Pėr mė tepėr, barnat e pėrdorura zakonisht nga tė moshuarit si enzima e konvertimit tė angiotensinės (ACE) inibitorėt dhe bllokuesit e receptorit tė angiotensinės II kanė treguar se kanė rregulluar receptorin ACE-2, qė pėrdoret edhe nga virusi patogjen COVID-19 pėr tė pushtuar qelizat humane dhe pėr tė shkaktuar sindromėn e rėndė akute.
Si pasojė, pacientėt nė terapi kronike me kėto barna janė mė sė shumti nė risk pėr t'u sėmurur nė formė tė rėndė me COVID-19.
Gjithashtu ėshtė theksuar se njė pjesė e mirė e pacientėve tė moshuar me shėndet jo tė mirė jetojnė nė shtėpitė e kujdesit pėr tė moshuarit dhe gjatė pandemisė kanė mbetur tė izoluar, duke mos mundur tė dalin as pėr tė takuar tė afėrmit dhe/apo miqtė.

Pėrveē kėsaj gjatė pandemisė nė RSA kishte rregullore ku kurat stomatologjike ishin cilėsuar si jo thelbėsore, ndaj trajtimi stomatologjik i zgjedhur ka qenė ndėmjet aktiviteteve qė janė shtyrė mė sė shumti nga kėto komunitete qė kujdesen pėr tė moshuarit dhe nė shtėpitė e tė moshuarve kurat stomatologjike janė pėrqendruar vetėm te trajtimet urgjente, duke bėrė qė shėndeti oral i kėtyre personave tė pėrkeqėsohet. Por tė moshuarit me komorbitete e dinė qė janė nė risk mė tė madh pėr tė marrė njė infeksion nga COVID-19 nė formė mė tė rėndė dhe si pasojė nė kėtė periudhė kanė frikė qė t'i nėnshtrohen trajtimeve stomatologjike tė rregullta nė klinikat private apo nė qendrat shėndetėsore.
Nga ana tjetėr stomatologėt janė tė shqetėsuar se nuk do munden tė garantojnė sigurinė e duhur pėr pacientėt e tyre adultė qė janė nė moshė mė tė madhe dhe kanė komorbitete prandaj ngurrojnė qė t'i trajtojnė gjatė kėsaj periudhe.

Si mund ta menaxhojnė stomatologėt kėtė situatė?
Dentistėt qė kujdesen pėr tė moshuarit duhet tė punojnė nė bashkėpunim me ekipin e asistencės sė shėndetit tė pėrgjithshėm tė pacientit pėr tė vlerėsuar dhe zbutur riskun e infektimit nė grupet mė vulnerabėl. Pacientėt me komorbitete multiple kėrkojnė njė konsultim mjekėsor pėr stabilitetin e shėndetit tė tyre sistemik. Duke pėrdorur informacionet e ofruara nga mjekėt qė kurojnė pacientin, stomatologu mund tė zhvillojė njė plan racional tė kurave stomatologjike qė duhen kryer duke pėrdorur pajisje pėr mbrojtjen personale tė pėrshtatshme pėr t'i trajtuar nė mėnyrė tė sigurt.
Teledentistry mund tė jetė, pėr shembull, njė instrument i rėndėsishėm pėr tė vlerėsuar disa pacientė nė risk tė lartė qė nuk janė nė gjendje tė shkojnė nė klinikė pėr shkak tė patologjive, izolimit ose karantinės. Teledentistry ėshtė shumė e dobishme pėr follow up-in e pacientėve qė kanė kryer njė procedurė sė fundmi nė klinikė ose pėr tė vlerėsuar njė pacient me dhimbje dentare nė fazėn akute. Nėpėrmjet Teledentistry stomatologu mund tė rekuperojė informacione mbi problematikėn dentare/orale tė pacientit tė moshuar, mund tė pėrshkruajė barna kundėr dhimbjes/anti-inflamatorė dhe antibiotikė nė rast nevoje deri kur pacienti tė jetė nė gjendje qė tė shkojė nė klinikėn dentare pėr trajtimet definitive; apo tė vendosė qė ta spostojė nė njė mjedis spitalor me shėrbim stomatologjik.
Ditėn kur ėshtė vendosur qė tė procedohet me trajtimet stomatologjike ėshtė mirė qė tė instruktohen pacientėt e moshuar dhe shoqėruesit e tyre rreth strategjive qė do pėrdoren nė klinikė pėr tė reduktuar nė minimum riskun e infektimit nga COVID-19 gjatė kurave stomatologjike. Strategjitė pėrfshijnė njė vlerėsim tė pėrshtatshėm tė simptomave COVID-19, matjen e temperaturės, distancimin social dhe pėrdorimin e pajisjeve tė pėrshtatshme pėr mbrojtjen personale.
Pėr mė tepėr, risqet e infektimit mund tė minimizohen duke reduktuar procedurat e gjenerimit tė aerosolit, duke pėrdorur fluorur diamine argjendi (SF) ose teknika tė tjera tė restaurimit atraumatik (ART) pėr tė menaxhuar kariesin duke kryer manualisht trajtimet e higjienės orale.

Pėr mė tepėr:
Marchini L, Ettinger R. COVID-19 and dental care for older adults: new barriers require unique solutions. J Am Dent Assoc 2020 Aug 14: doi: 10.1016/j.adaj.2020.08.004.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 35 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D