Mikrobioma orale dhe hemikrania, njė lidhje befasuese

Patologji dhe Mjeksi Orale | 9 Shtator 2020 |

Mikrobioma orale dhe hemikrania, njė lidhje befasuese


Njė studim ka treguar pėr herė tė parė njė lidhje tė mundshme midis baktereve tė pranishme nė kavitetin oral dhe hemirakranias. Kėtė studim e ka kryer Antonio Gonzales i School of Medicine nė Universitetin e Kalifornisė nė San Diego, i cili thotė se ka thelluar ēėshtjen pasi ka vėnė re qė gruaja e tij kishte dhimbje koke sa herė qė hante hamburger ose sallame, ushqime tė pasura me nitrate.

Deri kėtu nuk patėm asgjė tė re sepse ėshtė vėzhguar disa herė mė parė qė pėrbėrjet qė kanė nė pėrmbajtje nitrate mund tė shkaktojnė dhimbje koke. Shpesh tė pėrdorur si aditivė te mishrat e pėrpunuar, nitratet janė tė pranishme edhe nė disa zarzavate si dhe nė disa lloje barnash qė janė pėr sėmundjet kardiovaskulare dhe nė fakt, rreth 10% e pacientėve nuk i tolerojnė kėto terapi vetėm pėr shkak tė intensitetit tė dhimbjes sė kokės qė i shoqėron. Dhimbja e kokės qė vjen si pasojė e nitrateve manifestohet tipikisht me dy mėnyra tė ndryshme, ose shkaktohen menjėherė me intensitet tė lehtė apo tė moderuar, ose pas disa orėsh dhe ėshtė shumė mė e fortė: nė kėtė rast, intensiteti i simptomave varet nga doza dhe janė mė tė ekspozuar individėt qė kanė njė histori individuale ose familjare me hemikrania. Literatura sugjeron qė dhimbjet e menjėhershme tė kokės dhe ato tė vonuara shkaktohen nga dy mekanizma tė ndryshėm, por tė dy lidhen me praninė e oksidit nitrik, qė pėr mė tepėr ėshtė njė molekulė strategjike pėr sistemet antioksiduese tė organizmit.

Rėndėsia e studimit tė Gonzales qėndron nė zbulimin e rolit tė baktereve orale: disa nga kėto janė nė gjendje tė konvertojnė nitratet nė nitrite, kėto tė fundit prodhojnė oksidin nitrik me njė efekt vazodilatacioni qė, tek individėt e predispozuar pėrkthehet nė dhimbje koke.
Kėrkuesit kalifornianė kanė analizuar mikrobiomėn intestinale dhe atė orale tė pacientėve qė kishin shfaqur hemikrania pas marrjes sė nitrateve, duke i krahasuar me atė tė pjesėmarrėsve qė nuk e kishin kėtė simptomė. Krahasimi i kampioneve fekale nuk ka evidentuar diferenca tė veēanta nė pėrbėrjen e mikrobiomave, ndėrsa te kampionet orale tė individėve me hemikrania ishin mė tė pranishėm gjene qė kodifikojnė nitratet, nitritet dhe enzimat qė favorizojnė reduktimin e oksidit nitrik. Rezultati ėshtė nė linjė me pohimin e dy paradigmave qė janė bėrė gjithnjė e mė evidente nga kėrkimet: rėndėsia e mikrobiomės dhe lidhja e kushteve tė zgavrės orale me ato sistemike.

Adelmo Calatroni

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 29 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D