Analiza in vitro e implanteve me diametėr tė reduktuar

Implantologji | 8 Shtator 2020 |

Analiza in vitro e implanteve me diametėr tė reduktuar

Nga Lara Figini


Ndonjėherė nė fushėn implanto-protetike, edhe pėrballė implanteve plotėsisht tė osteointegruar, ekziston risku i rezorbimit kockor nė regjionet peri-implantare, i aktivizuar ose nga infeksionet bakteriale ose nga njė mbingarkesė mastikatore.
Mbingarkesa ėshtė shpesh rezultati i njė shpėrndarjeje jo eficiente tė stresit nga okluzioni, ose i njė projektimi apo njė pozicionimi tė papėrshtatshėm. Nė kėtė kontekst, njė zonė mė e madhe kontakti kockė-implant (BIC) mund tė reduktojė riskun e mbingarkesės nė kockėn peri-implantare duke pėrmirėsuar deintegrimin dhe duke arritur njė shpėrndarje mė tė ekuilibruar tė stresit.
Ndėrmjet opsioneve qė duhen ndjekur pėr kėtė objektiv, shtimi i diametrit tė implantit ka treguar se ėshtė njė strategji suksesi.


Por ekzistojnė disa situata klinike, si nė rastet e kreshtave alveolare tė ngushta dhe pjesėve me hapėsirė tė limituar pėr vendosjen e implanteve me diametėr standard (SDI), ku nėse duam tė evitojmė procedurat e shtimit kockor duhet tė kryejmė vendosjen e implanteve me diametėr tė ngushtė  (NDI).
Edhe pse disa studime tė follow up -it kanė treguar norma tė ngjashme mbijetese pėr NDI dhe implantet me diametėr standard  (SDI), ėshtė afirmuar qė rezistenca e NDI ėshtė mė e vogėl se 25% nė krahasim me atė tė implanteve standarde SDI (Olate, 2010) dhe qė risku i frakturave nga lodhja shtohet kur pėrdoren fiksues me diametėr tė reduktuar. Megjithatė, dihet qė efekti i shpėrndarjes sė ngarkesės qė lidhet me protezat e mbėshtetura nė shumė implante (tė quajtura edhe proteza tė splintuara) ofron avantazhe mekanike.


Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim in vitro, tė publikuar nė Dental Materials nė korrik 2020, autorėt kanė proceduar me analizėn e elementeve tė pėrfunduar (FEA) pėr tė pėrcaktuar nėse risqet e lidhura me NDI mund tė zbuten nga avantazhet mekanike qė ofrohen nga koncepti i splintimit.
Pėr kėtė qėllim, njė model tridimensional (3D) i njė nofulle reale ėshtė rindėrtuar nga imazhet e tomografisė sė kompjuterizuar (CT) dhe janė krijuar implante tė ndryshme (NDI ose implante tė ngushtė, RDI ose implante me diametėr normal dhe  WDI ose implante me diametėr tė gjerė) dhe proteza duke pėrdorur instrumente me projektim tė drejtuar nga kompjuteri (CAD).
Forcat e kafshimit janė stimuluar te protezat qė i korrespondojnė tre zgjidhjeve tė ndryshme rehabilitative: restaurimi me njė implant, ura mbi tre njėsi dhe trajtimi all-on-four. Ėshtė llogaritur shpėrndarja e stresit pėrreth implanteve dhe mbingarkesa e kockės ėshtė kuantifikuar nė brendėsi tė volumeve peri-implantare.

Rezultate
Rezultatet e kėtij studimi in vitro konfirmojnė avantazhet mekanike tė konceptit tė splintimit: vėllimi peri-implantare i ngarkuar pėrreth NDI tė splintuar me anė tė urės me 3 njėsi ka rezultuar nė mėnyrė tė konsiderueshme i reduktuar nė krahasim me gjendjen e pasplintuar dhe sidomos ėshtė treguar edhe mė i reduktuar pėrreth implanteve tė pasplintuar me njė diametėr mė tė madh  (RDI).
Megjithatė, NDI tė splintuar tė mbėshtetur nga njė protezė all-on-four kanė zbuluar njė risk mė tė lartė tė mbingarkesės, pėr shkak tė shtimit tė stresit nga shtypja e gjeneruar pėrreth implantit kur ngarkohet molari i spostuar.


Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim  in vitro, qė duhet tė konfirmohetn me punime tė tjera laboratorike dhe klinike, mund tė dalim nė konkluzionin se NDI (me diametėr 3,0 mm) tė splintuar paraqesin njė sasi zonash tė mbingarkuara edhe mė tė reduktuar nė krahasim me implantet me diametėr mė tė madh (RDI, diametri 3,5 mm) tė pasplintuar.


Implikime klinike
Mjeku duhet tė marrė nė konsideratė qė situatat me trashėsi tė reduktuar tė kreshtės alveolare, ku pėr motive tė ndryshme duhet tė shmangin trajtimet e shtimit kockor, mund tė shfrytėzojnė implantet me diametėr tė reduktuar por nė formė tė splintuar.
Avantazhet mekanike qė vijnė nga situatat e splintuara janė tė pamjaftueshme pėr tė balancuar nivelet e larta tė stresit kur ngarkeohet  molari i spostuar  i njė overdenture all-on-four tė mbėshtetur nga NDI.


Pėr mė shumė:
-Olate S, Lyrio MCN, de Moraes M, Mazzonetto R, MoreiraRWF. Influence of diameter and length of implant on early dental implant failure. J Oral Maxillofac Surg 2010;68:414-9.
-Valera-Jiménez JF, Burgueńo-Barris  G, Gómez-Gonzįlez S, López-López J, Valmaseda-Castellón E, Fernįndez-Aguado E. Finite element analysis of narrow dental implants. Dental Materials 2020;36(7):927-35.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 27 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D