Marrėdhėnia ndėrmjet periodontitit dhe sindromės metabolike


|

Parodontologji | 3 Shtator 2020 |

Marrėdhėnia ndėrmjet periodontitit dhe sindromės metabolike

Nga Lara Figini


Duke marrė nė konsideratė natyrėn kronike dhe patogjenezėn komplekse tė periodontitit, fillimi i tij lidhet me ērregullimet e sinergjizmit polimikrobial qė provokon disbiozė.

Sindroma metabolike (MetS) pėrkufizohet si kombinim i 3 nga 5 gjendjeve qė pėrmenden nė vijim: shtimi i glicemisė, hipertensioni, dyslipidemia (trigliceridet e larta [TG] dhe nivele tė ulėta tė lipoproteinave me densitet tė lartė [HDL] dhe/ose perimetri abdominal i gjerė.

MetS ėshtė njė spektėr gjendjesh qė e vė njė individ pėrballė njė risku tė shtuar ndaj sėmundjeve kardiovaskulare (CVD) dhe diabetit melit tė tipit 2. Vitet e fundit, lidhja ndėrmjet ērregullimeve metabolike dhe periodontitit ėshtė studiuar gjerėsisht; megjithatė, marrėdhėnia ndėrmjet sindromės metabolike (MetS) dhe periodontit mbetet e diskutueshme.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim rast-kontroll (1:3), tė publikuar nė Journal of Periodontology nė qershor 2020, autorėt kanė vlerėsuar lidhjen e mundshme ndėrmjet periodontitit dhe MetS, pavarėsisht variablave tė riskut pėr kėtė lidhje. Studimi ka pėrfshirė 122 individė me MetS (rast) dhe 366 individė tė shėndetshėm (kontroll).

Indeksi i pllakės, thellėsia e sondimit, niveli i sulmit klinik dhe gjakrrjedhja gjatė sondimit janė vlerėsuar nėpėrmjet njė ekzaminimi periodontal integral. Lidhja ndėrmjet variblave tė riskut, MetS dhe periodontitit ėshtė testuar nėpėrmjet analizės univariate dhe regresionit logjistik multivariate.

Rezultate
Nė studim ėshtė observuar njė prevalencė mė e madhe e periodontitit (54,6%) tek individėt me sindromėn metabolike nė krahasim me rastet e kontrollit (45,4%). Variablat e rėndėsishme qė lidhen me fillimin e periodontitit nė modelin logjistik pėrfundimtar kanė rezultuar: MetS (odds ratio [OR] = 2.02; P = 0,003), numri i dhėmbėve ≤14 (OR = 1,78; P = 0,034) dhe pirja e duhanit (OR = 2,19; P = 0,001).

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė konkluzionin qė ekziston njė lidhje e rėndėsishme e riskut ndėrmjet sindromės metabolike MetS dhe periodontitit, sepse personat me MetS paraqesin pėrgjithėsisht njė gjendje periodontale mė tė keqe me prevalence mė tė madhe, gjendje mė tė rėndė dhe zgjerim tė patologjisė.

Implikime klinike
Rezultatet e kėtyre janė njė pike e rėndėsishme fillimi pėr studime tė fundit perspektive pėr tė stabilizuar lidhjet shkak-efekt ndėrmjet MetS dhe periodontitit.

Pėr mė shumė:
Campos JR, Costa FO, Cota LOM. Association between periodontitis and metabolic syndrome: a case-control study. J Periodontol 2020 Jun;91(6):784-91.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 32 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D