Tė trajtohen apo jo dehishencat e vogla tek implantet posteriore: tė dhėnat nga njė studim i fundit klinik i randomizuar

Implantologji | 26 Gusht 2020 |

Tė trajtohen apo jo dehishencat e vogla tek implantet posteriore: tė dhėnat nga njė studim i fundit klinik i randomizuar

Nga Lara Figini


Nė implantologji nuk ėshtė e pazakontė qė, pėr arsye tė ndryshme, tė vendosen implante nė pozicione jashtė shtresės sė jashtme kockore me pasojė dehishencėn kockore vestibulare. Kėto dehishenca mund tė trajtohen me sukses nėpėrmjet rigjenerimit kockor tė drejtuar (GBR) duke pėrdorur membrana, grafte kockore dhe materiale zėvendėsuese kockore.
Megjithatė, nė literaturė studimet bien nė kundėrshtim me njėri-tjetrin kur janė tė pranishme dehishenca kockore vertikale (≤5 mm) nė zonėn posteriore, nė lidhje me trajtimin e tyre nėse ėshtė mė mirė qė tė kryhet rigjenerimi kockor i drejtuar GBR apo t'i besohet shėrimit spontan duke arritur njė pėrfitim klinik tė ngjashėm.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim tė randomizuar tė publikuar nė Clinical Oral Implants Research nė qershor 2020 autorėt kanė hetuar nėse dehishencat e vogla kockore vertikale vestibulare (≤5 mm) pėrreth implanteve nė pjesėn posteriore, kur lihen tė patrajtuara ēojnė drejt rezultateve klinike dhe radiologjike tė ngjashme kur krahasohen me dehishencat e trajtuara me rigjenerativėn kockore tė drejtuar GBR pas 7,5 vitesh.
Njėzet e dy pacientė qė kanė marrė 28 implante posteriore me njė dehishencė tė vogėl kockore vestibulare qė nuk pėrmbahet (≤5 mm) janė ndarė rastėsisht nė grupin SH (ku nuk ėshtė kryer asnjė trajtim por ėshtė synuar njė shėrim spontan) ose nė grupin GBR (ku ėshtė kryer njė trajtim rigjenerimi kockor i drejtuar GBR i dehishencės).
Implantet janė vendosur pėr 6 muaj. Parametrat klinikė (thellėsia e sondimit, treguesi i gjakrrjedhjes, treguesi i pllakės) dhe nivelet kockore radiografike marginale tė pėrafėrt janė vlerėsuar rregullisht pėr tė paktėn 6 apo 8 vjet.
Zgjerimi vertikal i dehishencave ėshtė matur klinikisht tek implantet dhe nė lidhjen e abutment e nė mėnyrė radiografike me tomografinė e kompjuterizuar me fashė konike pėr njė kohė mesatare follow up -i me 7,5 vite.

Rezultate
Njėzet pacientė pėr njė total prej 26 implantesh janė thėrritur pas 7,5 vitesh. Normat e mbijetesės sė implantit/kurorės kanė qenė me 100% pėr tė dy grupet. Indet peri-implantare janė observuar tė qendrueshėm nė tė dy grupet duke treguar vetėm shenja minimale tė inflamacionit.
Gjatė tė gjithė periudhės sė studimit (IMPL - follow up prej 7,5 vjet), fitimi mesatar vestibular i kockės vertikale qė ėshtė matur ka rezultuar 1,61 mm pėr grupin GBR dhe me 0,62 pėr grupin SH, duke mos treguar asnjė diferencė tė konsiderueshme ndėrmjet grupeve. Pėr mė tepėr, pas 7,5 vitesh nivelet kockore marginale mesatare (GBR: 0,53; SH: 0,68) nuk kanė rezultuar nė mėnyrė tė konsiderueshme tė ndryshėm ndėrmjet dy grupeve (p = .61) ndėrsa dehishencat e mbetura vertikale vestibulare mesatare kanė rezultuar mė tė mėdha nė grupin SH (2,51 mm) nė krahasim me GBR (1,66 mm; p = .02).

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se implantet e ekspozuara me dehishenca tė vogla kockore vestibulare qė nuk janė trajtuar ofrojnė norma tė larta mbijetese me indet peri-implantare klinikisht tė shėndetshme pas 7,5 vitesh.

Implikime klinike
Mjeku duhet tė ketė parasysh limitin e kėtij studimi tė pėrfaqėsuar nga numri i vogėl i pacientėve tė trajtuar. Prandaj, rezultatet duhet tė interpretohen me kujdes.

Pėr mė shumė informacione:
Waller T, Herzog M, Thoma DS, Hüsler J, Hämmerle CHF, Jung RE. Long-term clinical and radiographic results after treatment or no treatment of small buccal bone dehiscences at posterior dental implants: a randomized, controlled clinical trial. Clin Oral Implants Res 2020 Jun;31(6):517-25.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 22 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D