Melatonina pėr tė reduktuar shfaqjen e mukozitit oral te pacientėt nė terapi anti-tumorale

Patologji dhe Mjeksi Orale | 24 Gusht 2020 |

Melatonina pėr tė reduktuar shfaqjen e mukozitit oral te pacientėt nė terapi anti-tumorale

Nga Lara Figini


Tumoret e kokės dhe qafės ditėt e sotme janė pėr fat tė keq tė zakonshėm dhe trajtimet multidisiplinore janė pėrfaqėsuar nga kirurgjia, kimioterapia dhe radioterapia. Megjithatė, radioterapia dhe kimioterapia nuk janė terapi specifike, por veprojnė duke inhibuar ndarjen e shpejtė tė qelizave pa dalluar mes tyre qelizat normale nga ato tumorale.
Njė nga efektet anėsore negative tė terapisė anti-tumorale ėshtė zhvillimi i mukozitit oral, qė prek 40-80% tė pacientėve qė i nėnshtrohen kimioterapisė dhe pothuajse tė gjithė ato qė i nėnshtrohen radioterapisė sė kokės dhe qafės. Mukoziti oral nga rrezatimet verifikohet pėr shkak tė dėmtimeve nė ADN dhe pėr shkak tė apoptozės qelizore.
Nė ditėt e sotme, nuk ekziston njė terapi efikase e pėrkufizuar pėr mukozitin dhe pėr dhimbjen qė lidhet me tė. Janė kryer studime tė shumta qė propozonin njė menaxhim parandalues dhe terapeutik. Shumė punime nė literaturė kanė pėrmendur pėrdorimin e melatoninėn nė trajtimin e gjendjeve tė ndryshme orale humane pėr shkak tė vetive tė saj cytoprotective dhe anti-inflamatore.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim tė publikuar nė Oral Disease nė prill 2020, autorėt kanė vlerėsuar efikasitetin e melatoninės nė parandalimin e mukozitit oral tė induktuar nga rrezatimi.
Ky studim klinik i kontrolluar i randomizuar ėshtė kryer nė dyzetė pacientė me karcinomė tė kokės dhe qafės (HNC) qė i janė nėnshtruar radioterapisė nė Departamentin e onkologjisė klinike, Universiteti i Aleksandrisė, Egjipt.
Pacientėt janė ndarė nė mėnyrė tė njėjtė ose nė grupin e kontrollit (qė ka marrė njė trajtim konvencional) ose nė grupin e testimit (qė ka marrė 20 mg melatoninė bashkė me trajtimin konvencional).
Tė gjithė pacientėt janė vlerėsuar klinikisht pėr shkallėn e mukozitit oral dhe dhimbjen pėr 3-6 javė pas fillimit tė radioterapisė. Pėr mė tepėr, janė vlerėsuar kampionet rreth kapacitetit anti-oksidues total (TAC) nė pėshtymėn e pacientėve nė fillim tė radioterapisė dhe pas 6 javėsh.

Rezultate
92,5% e pacientėve kanė shfaqur mukozit oral me shkallė mė tė rėndė nė grupin e kontrollit (30%) nė krahasim me grupin e testimit (5%). Pikėt e dhimbjes mesatare kanė rezultuar tė reduktuara nė mėnyrė tė konsiderueshme nė grupin e testit nė krahasim me grupin e kontrollit.
Vlerat e kapacitetit antioksidant total (TAC) kanė treguar njė diferencė tė konsiderueshme ndėrmjet grupit tė kontrollit me njė reduktim tė konsiderueshėm nė grupin e kontrollit.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se administrimi i melatoninės qė lidhet me trajtimin antitumoral konvencional redukton nė mėnyrė tė konsiderueshme zhvillimin e mukozitit oral.

Implikime klinike
Stomatologu, pėrballė pacientėve nė radioterapi dhe kimioterapi pėr tumorin e kokės dhe qafės dhe atyre qė mund tė kenė probabilitet tė lartė pėr mukozitin oral, mund tė besojė te melatonina, tė shoqėruar me terapitė konvencionale, sepse ajo ėshtė nė gjendje tė reduktojė dhimbjen nga mukoziti dhe tė pengojė reduktimin e TAC qė vjen nga radioterapia.

Pėr mė shumė informacione:
Hossam H Elsabagh, Eglal Moussa, Sabah A Mahmoud, Rasha O Elsaka, Hams Abdelrahman. Efficacy of melatonin in prevention of radiation-induced oral mucositis: a randomized clinical trial. Oral Dis 2020 Apr;26(3):566-72.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 33 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D