A ėshtė e nevojshme qė tė fotoaktivizohet sistemi adeziv nė procedurėn e cementimit tė fasetave?

Konservativė | 12 Gusht 2020 |

A ėshtė e nevojshme qė tė fotoaktivizohet sistemi adeziv nė procedurėn e cementimit tė fasetave?

Nga Lorenzo Breschi


Kėrkesa nė rritje pėr buzėqeshje tė bukura dhe nė harmoni ka shtuar pėrdorimin e fasetave nė qeramikė. Kėto restaurime estetike, qė thuhet se janė minimalisht invazive nė termat e pėrgatitjes sė dhėmbit, kanė ende nevojė pėr protokolle tė standardizuar kur bėhet fjalė pėr cementimin.
Ėshtė vėnė re se procedurat e cementimit janė thelbėsore pėr suksesin e restaurimeve nė qeramikė: cementi rezinoz kontribuon nė cilėsinė estetike pėrfundimtare tė restaurimit dhe pėrmirėson vetitė mekanike tė fasetave.
Pėrdorimi i sistemeve adezive sė bashku me cementet rezinoze tė fotopolimerizueshme ėshtė standardi i artė pėr cementimin e fasetave nė qeramikė sepse promovon ritensionin dhe rezistencėn ndaj frakturės dhe pėrmirėson qėndrueshmėrinė e ngjyrės. Nė fakt mjekėt kanė shumė dyshime mbi protokollin mė tė mirė tė polimerizimit pėr procedurėn e cementimit adeziv, sepse asnjė punim shkencor nuk pėrmbush plotėsisht kėrkesat klinike tė pėrditshme.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Studimi i kryer nga Strazzi-Sahyon et al. nga Università di Stato di San Paolo, i publikuar nė International Journal of Prosthodontics, ka studiuar nevojėn pėr fotoaktivizmin e sistemit adeziv nė brendėsi tė fasetave nė qeramikė pėrpara procedurės sė cementimit dhe ka vlerėsuar qėndrueshmėrinė e ngjyrės, mikrofortėsinė dhe modulin elastik tė ndėrfaqes adezive tė aktivizuar me llamba polimerizuese poly-wave dhe single-wave.
Autorėt kanė prodhuar njė total prej 44 fasetash nė qeramikė nė disilikat litiumi (7,0 mm × 8,0 mm × 0,6 mm) qė janė cementuar nė mėnyrė adezive me smaltin dhe janė ndarė nė katėr grupe eksperimentale (n = 11 secili grup) nė bazė tė llojit tė njėsisė sė fotopolimerizimit (Radii-Cal [singlewave] ose Valo [polywave]) dhe modaliteti i aktivizimit tė sistemit adeziv (me ose pa fotoaktivizim tė mėparshėm).
Pėr eksperimentin janė pėrdorur dy sisteme: adezivi Tetric N-Bond edhe cementi rezinoz Variolink Veneer.
Autorėt pra kanė pėrdorur njė spektrofotometėr pėr tė vlerėsuar qėndrueshmėrinė e ngjyrės pėrpara dhe pas plakjes artificiale tė pėrshpejtuar me UVB pėr 252, 504 dhe 756 orė (n = 8 kampione pėr secilin grup). Nė fund, ėshtė pėrdorur njė tester nanofortėsi nėn njė ngarkesė prej 1000 μN pėr tė vlerėsuar mikrofortėsinė dhe modulin elastik (n = 3 kampione pėr secilin grup).

Rezultate
Duke marrė nė konsideratė analizat statistikore tė tė dhėnave tė grumbulluara, autorėt kanė zbuluar se kur kryhej aktivizimi parandalues i sistemit adeziv, njėsi tė ndryshme tė fotopolimerizimit dhe periudha tė plakjes nuk kishin diferenca tė konsiderueshme mbi qėndrueshmėrinė e ngjyrės ose mbi vetitė mekanike tė cementit rezinoz (P> .05), me pėrjashtim tė grupit tė polimerizuar me Radii-Cal pas 756 orėsh, ku mos kryerja e fotoaktivizimit parandalues ka treguar njė ndryshim tė ngjyrės inferiore nė krahasim me fotoaktivizimin parandalues (P = .0285).
Pa njė aktivizim parandalues tė adezivit, llamba poly-wave Valo ka promovuar vlera mė tė larta tė mikrofortėsisė dhe modulit elastik nė sistemin adeziv (P <.05). Nuk ėshtė gjetur asnjė diferencė statistikisht e rėndėsishme ndėrmjet njėsive tė fotopolimerizimit nė tė njėjtat kushte eksperimentale apo ndėrmjet periudhave tė ndryshme tė plakjes (P> .05).
Pėr njė periudhė analizash prej 756 orėsh, mos aktivizimi parandalues i adezivit ka paraqitur njė ndryshim tė ngjyrės inferiore nė krahasim me fotoaktivizimin e mėparshėm tė sistemit adeziv kur ėshtė pėrdorur njėsia e fotopolimerizimit me njė valė.

Konkluzione
Nė bazė tė metodologjisė sė pėrdorur dhe tė rezultateve tė arritura nga autorėt mund tė dalim nė pėrfundimin se nė pėrgjithėsi, njėsitė e fotopolimerizimit single-wave ose poly-wave nuk kanė promovuar ndonjė diferencė nė qėndrueshmėrinė e ngjyrės ose nė vetitė mekanike tė ndėrfaqes adezive. Polimerizimi parandalues i njė sistemi adeziv nė brendėsi tė fasetave nė qeramikė nuk ėshtė i nevojshėm pėr rezultatin final.

Pėr mė shumė informacione:
Strazzi-Sahyon HB, Chimanski A, Yoshimura HN, Dos Santos PH. Is it necessary to photoactivate the adhesive system inside ceramic laminate veneers in a luting procedure? Int J Prosthodont 2019 Nov/Dec;32(6):533-540.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 29 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D