Rehabilitimi estetik i sektorit anterior inferior nėpėrmjet restaurimeve direkte

Konservativė | 11 Gusht 2020 |

Rehabilitimi estetik i sektorit anterior inferior nėpėrmjet restaurimeve direkte

Nga Elio Boschetti


Njė paciente 25 vjeē ka pritshmėri tė mėdha estetike. Pacientja paraqet njė inflamacion tė lehtė gingival, disa lezione karioze, erozion dhe abrazion dentar, agenesis tė tė dy incizivėve lateralė maksilarė dhe okluzion edge to edge nė sektorin anterior (fig. 1, 2).

Fig. 1 Pamja fillestare OVJ dhe OVB

Fig. 2 Pamja e sektorit anterior inferior

Pasi janė identifikuar shkaqet e gėrryerjes dentare dhe janė rikthyer nė gjendje tė shėndetshme indet dentare dhe periodontale ėshtė hartuar plani i trajtimit qė parashikon ngritjen e dimensionit vertikal nėpėrmjet restaurimeve adezive indirekte nė harkadėn superiore, restaurime adezive direkte tė elementeve anteriorė inferiorė dhe adezivė indirekt tė atyre posteriorė.
Nėpėrmjet fazės sė mock-up kryhet njė vlerėsim estetik, fonetik dhe funksional. Sapo pėrmbushen parametrat e fiksuar mė parė kryhen procedurat e zbardhimit tė jashtėm dentar dhe mė pas restaurimeve definitve.
Pacientja kishte shprehur dėshirėn edhe pėr drejtimin e elementeve anteriorė; por ėshtė hequr nga opsionet trajtimi ortodontik pėr shkak tė pamundėsisė pėr tė vestibularizuar incizivėt pėr arsyet okluzale qė u pėrshkruan mė lart, pėr tė shmangur reduktimin interproksimal tė shėnuar (IPR) ose ekstraksionin e njė apo mė shumė elementeve (eventualitet qė do tė impononte njė plan trajtimi plotėsisht ndryshe dhe qė do tė sillte njė kohė trajtimi mė tė zgjatur).
Elementet anteriore mandibulare rehabilitohen pra nėpėrmjet restaurimeve direkte nė kompozitė pėr shkak tė mundėsisė pėr tė kryer njė qasje invaziviteti (pothuajse) zero.
Pasi ėshtė kryer IPR minimale e nevojshme pėr vendosjen e matricave (fig. 3) paretet interproksimale rikonstruktohen duke pėrdorur matricat seksionale metalike super tė holla (Slick Bands XR) duke i rrotulluar me 90° siē pėrshkruhet edhe nga doktor Luca Tacchini.

Fig. 3 Restaurimi i paretit interproksimal

Matricat pėrshtaten dhe vihen me kujdes kunjat (fig. 4).

Fig. 4 Restaurimet direkte anteriore inferiore pėrpara fazės sė gdhendjes dhe lustrimit

Nė fund, gjatė takimit tė dytė forma e restaurimeve gdhendet nėpėrmjet pėrdorimit tė strishave dhe disqeve abrazivė dhe krijohet tekstura e sipėrfaqeve me frezat e Arkansas; lustrimi bėhet nėpėrmjet gominave prej silikoni dhe pastės sė diamantuar me furēė me qime dhie (fig. 5).

Fig. 5 Restaurimet direkte anteriore post-lustrim

Nėpėrmjet studimit tė morfologjisė dentare, njė projekt i saktė dhe njė menaxhim i kujdesshėm i matricave tė elementeve anteriorė dhe inferiorė restaurohen nė mėnyrė qė tė pėrmbushen parametrat estetikė dhe funksionalė tė fiksuar mė parė nė planin e trajtimit  (fig. 6, 7). 

 

Fig. 6 Arritja e parametrave idealė tė OVJ dhe OVB

Fig. 7 Buzėqeshja e plotė 

Pėr mė shumė informacione: Garrison Dental Solutions, LLC - www.garrisondental.com

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 36 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D