Covid-19: risku i infeksionit nė klinikė pothuajse zero nėse pėrdoren masat e duhura pėr mbrojtjen personale

Higjiena dhe Parandalimi | 6 Gusht 2020 |

Covid-19: risku i infeksionit nė klinikė pothuajse zero nėse pėrdoren masat e duhura pėr mbrojtjen personale

Njė studim i publikuar nė Journal of Dentistry ka vlerėsuar risqet e profesionistėve pėr infektimin nga njė pacient asimptomatik nėse pėrdoren pajisjet e duhura pėr mbrojtjen personale

Nga Lara Figini


Ofrimi i kurave stomatologjike gjatė epidemive tė sėmundjeve infektive sjell risqe intrinsike pėr profesionistėt shėndetėsorė dentarė pėr shkak tė spėrklave dhe aerosolit tė gjeneruar gjatė trajtimeve.
Epidemia e HIV/AIDS nė vitet '80 ka shkaktuar shumė ankth pėr pėrdorimin e klinikave dentare pėr shkak tė frikės pėr pėrhapjen e njė sėmundjeje infektive qė transmetohej me anė tė gjakut dhe ka pėrshpejtuar pėrshtatjen e masave universale qė theksojnė sterilizimin eficient, higjienėn e duarve dhe pėrdorimin e pajisjeve pėr mbrojtjen personale gjatė trajtimeve stomatologjike.
Pajisjet bazė pėr mbrojtjen personale pėrfshijnė: maskat, dorezat, pėrparėsen, kapuēin, syzet mbrojtėse dhe mbrojtėsen e fytyrės. Nė ditėt e sotme, nuk ka raste tė konfirmuara tė transmetimit tė COVID-19 ose vdekshmėri qė lidhen me kurat stomatologjike ndėrmjet stomatologėve dhe pacientėve tė tyre, ndėrkohė qė shumė mjekė dhe infermierė janė infektuar nga pandemia nė tė gjithė botėn.
Megjithatė, ėshtė e pamohueshme prania e risqeve tė mundshme pėr transmetimin e sėmundjes nė klinikat dentare gjatė emergjencės nga COVID-19.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim/rishikim, tė publikuar nė Journal of Dentistry nė korrik 2020, autorėt kanė kėrkuar studimet e disponueshme nė literaturė dhe kanė vlerėsuar risqet e analizuara pėr njė profesionist shėndeti (stomatologun dhe asistentin e tij) qė tė infektohet nga njė pacient asimptomatik nė klinikėn dentare, duke u bėrė si pasojė simptomatik dhe nė raste ekstreme duke humbur jetėn nga infektimi me COVID-19.
Autorėt kanė hetuar:
- prevalencėn e pacientėve asimptomatikė nė popullsinė lokale;
- probabilitetin se njė profesionist infektohet nga njė pacient asimptomatik;
- efikasitetin e pajisjeve pėr mbrojtjen personale;
- probabilitetin qė tė kthehen nė persona simptomatikė pasi janė infektuar nga pacientėt asimptomatikė;
- probabilitetin pėr tė humbur jetėn nga sėmundja;
- numri i pacientėve qė vizitohet nė njė ditė pune;
- numri i ditėve tė punės gjatė vitit.

Pėr tė kuptuar impaktin e mundshėm tė COVID-19 nė fushėn stomatologjike dhe nė shėndetin oral, si edhe pėr tė vlerėsuar risqet pėr profesionistėt qė ofrojnė shėrbimet e tyre te pacientėt, autorėt kanė kėrkuar nė mėnyrė periodike dhe kanė analizuar tė gjitha publikimet e pranishme nė literaturė mbi kėtė argument nėpėrmjet portaleve PubMed dhe Google Scholar duke pėrdorur kombinime tė ndryshme tė fjalėve kyēe.

Rezultate
Kur stomatologėt dhe asistentėt e tyre pėrdorin pajisjet e duhura tė mbrojtjes personale gjatė gjithė kohės qė qėndrojnė nė punė, duke pėrdorur maskat N95, probabiliteti vjetor qė njė profesionist tė infektohet nga COVID-19 nė njė klinikė dentare, tė kthehet nė njė pacient simptomatik apo tė humbasė jetėn pėr shkak tė infeksionit ėshtė vlerėsuar me 1:13.000 (0,008%).

Konkluzione
Nga tė dhėnat e kėtij studimi/rishikimi, qė duhen konfirmuar me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se risku i transmetimit tė COVID-19 nė klinikėn dentare ėshtė shumė i ulėt falė efikasitetit tė pajisjeve mbrojtėse dhe nė bazė tė prevalencės sė pacientėve asimptomatikė.
Pėrdorimi i mbrojtėseve tė fytyrės nga ana e profesionistėve shėndetėsorė dhe kėrkesa qė pacienti tė shpėlajė gojėn pėrpara se tė fillojmė me procedurėn mund tė reduktojnė mė tej risqet.

Implikime klinike
Pėr tė reduktuar nė minimum infektimin nga COVID-19 nė klinikat dentare, profesionistėt shėndetėsorė duhet tė ndjekin udhėzimet e protokolleve pre-takim dhe tė pėrdoren gjithmonė dhe nė mėnyrėn e duhur pajisjet pėr mbrojtjen personale gjatė trajtimeve dentare.

Pėr mė shumė informacione:
Ren Y, Feng C, Rasubala L, Malmstrom H, Eliav E. Risk for dental healthcare professionals during the Covid-19 global pandemic: an evidence-based assessment. J Dent 2020 Jul 18;103434.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 33 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D