Izolimi i klasave V

Konservativė | 5 Gusht 2020 |

Izolimi i klasave V

Aplikimi i digės, nė disa situata klinike me anė tė morfologjisė sė elementit dentar rezulton tė jetė shumė i vėshtirė. Zgjidhja e situatės sipas dr. Santangelo.

Nga Filippo Santangelo


Stomatologjia moderne bazohet nė aderimin e materialeve tė pėrdorura. Diga ka njė histori qė ka nisur qė nė fund tė shekullit XIX: doktor Barnum mė 15 mars 1884 pati ndjesinė pėr atė qė do tė shndėrrohej nė njė shoqėruese tė pazėvendėsueshme pėr "konservatorin".
Izolimi i fushės operative ėshtė aspekt thelbėsor pėr tė arritur njė rezultat afatgjatė.
Tregu ofron njė gamė tė gjerė tė grepave me forma dhe pėrmasa tė ndryshme; megjithatė, ndonjėherė aplikimi i digės rezulton shumė i vėshtirė.
Elementet dentarė me shumė karies, me humbje tė indit, elementet dentarė tė pėrgatitur si shtylla protetike me mure shumė konvergjente, keqpozicionimet dentare, rrotullimet, animet, prania e hipertrofisė sė muskujve maseter te pacientėt brakifacial janė disa nga shembujt e vėnė re te tė gjithė profesionistėt e sektorit qė bėjnė njė kalim kaq tė rėndėsishėm e shumė impenjativ.
Ndonjėherė tentativa bėhet e kotė dhe shumė frustruese pėr stomatologun. Njė situatė qė vė nė vėshtirėsi ekstreme profesionistin ėshtė izolimi i klasave V ose kaviteteve cervikale. Ato mund tė jenė me origjinė karioze ose nga lezionet NCCL (noncarious cervical lesion) qė lidhen me fenomenet e abrazionit, erozionit ose abfraksionit. Terapia ėshtė sidoqoftė gjithmonė e tipit konservativ.

Besoj se izolimi nė fushėn operative nė kėtė situatė ėshtė shumė i hetueshėm sepse stomatologu duhet tė pozicionojė grykėn e njė grepi nė njė element dentar qė paraqet dy nivele komplet tė ndryshme ndėrmjet anės vestibulare dhe anės palatale/linguale.
Personalisht e kam zgjidhur problemin duke pėrdorur njė grep 212 dhe gominėn e pranishme nė tubin e anestetikut.
Grykat e grepit nr. 212 pėrkulen lehtėsisht duke pėrdorur 2 pinca ortodontike pėr tė arritur njė kontroll mė tė madh dhe pėr tė patur nofullėn nė anėn vestibulare mė poshtė krahasuar me kontrolateralen (fig. 1).

Fig. 1 Grepi 212 me pincat ortodontike

Mė pas marrim gominėn e pranishme nė fishekun e anestetikut dhe kryejmė njė shpim tė lehtė me gėrshėrė ose tehun e bisturisė, nė mėnyrė qė tė bllokohet te grepi nė anėn e brendshme (linguale ose palatale): kjo ėshtė ana qė shqetėson mė sė shumti dhe gjeneron dhimbje te pacienti (fig. 2, 3).

Fig. 2 Pistoni i fishekut

Fig. 3 Prerja e kryer me gėrshėrė ose bisturi

Nė kėtė pikė duhet tė pozicionohet gomina nė pjesėn e brendshme (fig. 4, 5).

Fig. 4 Pjesa e prerjes

Fig. 5 Pistoni i fishekut i ngecur nė pjesėn e brendshme tė unazės metalike

Mė pas me ndihmėn e asistentes, pozicionohet shtresa e digės nė elementin qė do trajtohet, kalohet filli nė mėnyrė meziale dhe distale pėr tė vendosur mirė digėn.
Asistentja duhet tė mbajė shtesėn tė tendosur qoftė nė anėn vestibulare qoftė nė atė kundėrlaterale pėr tė lejuar stomatologun qė tė vendosė grepin apikal nė lezion nė mėnyrė vestibulare dhe pėr tė lejuar pozicionimin e grepit "tė mbrojtur" nga gomina nė pjesėn kundėrlaterale, pa vrarė ose prerė mukozėn (fig. 6).

Fig. 6 Grepi 212 "me mburojė"

Pacienti nga ana linguale nuk merr anestezi dhe ndjen vetėm njė presion tė lehtė falė interpozicionimit tė gominės (fig. 7).

Fig. 7 Grepi i pozicionuar te 35

Nė kėtė mėnyrė ėshtė e mundur qė tė menaxhohet e gjithė faza operative, nga pėrgatitja e kavitetit, te gdhendja, aderimi dhe kryerja e restaurimit me njė kontroll optimal tė fushės operative.
Pas heqjes sė grepit tė digės, pjesa e brendshme nuk paraqet asnjė lezion, qė do ishin formuar nė rastin e mungesės sė gominės; pacienti ėshtė i qetė dhe mund ta kurojmė me bashkėpunim maksimal.
Profesionisti gjithashtu arrin tė veprojė nė kushte ideale (fig. 8).

Fig. 8 Situata pėrfundimtare pas heqjes sė grepit nė anėn linguale tė mbrojtur nga pistoni

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 30 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D