Rigjenerimet e indit tė udhėhequra nga faktorėt e rritjes nė defektet kockore periodontale: krahasimi i dy metodikave inovative

Parodontologji | 29 Korrik 2020 |

Rigjenerimet e indit tė udhėhequra nga faktorėt e rritjes nė defektet kockore periodontale: krahasimi i dy metodikave inovative

Nga Lara Figini


Nė dhjetėvjeēarėt e fundit, pėrqendrimet trobocitare (PC) qė janė marrė nga kampionet e gjakut autogjen janė shfaqur si biomateriale tė mundshme rigjeneruese, ndėrmjet tė cilave reditet plasma e pasuruar me trombocite (PRP) dhe plazma e pasuruar me faktorėt e rritjes (PRGF). Nga viti 2001 fibrina e pasuruar me trombocite PRF ėshtė pėrdorur gjerėsisht nė stomatologji pėr shkak tė njė shumėllojshmėrie tė procedurave qė tregojnė efikasitetin e saj pėr rigjenerimin e indeve.
Nė 2014, duke zvogėluar shpejtėsinė e centrifugimit nga 2700 rpm (750 g) nė 1300 rpm (200 g), ėshtė krijuar njė formulim mė i mirė i PRF me njė numėr mė tė madh leukocitesh tė shpėrndara nė mėnyrė unforme nė tė gjithė koagulin mė tė butė. Ky formulim i ri i PRF ka marrė emrin "fibrinė trombocitare e avancuar" (A-PRF).
Nga ana tjetėr, kėrkimi ka futur njė formulim me bazė fibrine tė pasuruar me njė koncentrat tė faktorit tė rritjes (CGF).
 
Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim tė publikuar nė Journal of Periodontology nė prill 2020, autorėt kanė krahasuar nivelet e faktorėve tė rritjes tė lėshuar nga A-PRF dhe CGF dhe efikasitetin e tyre klinik nė menaxhimin rigjenerativ tė defekteve intrakockore (IBD).
Tridhjetė e dy kampione gjaku janė grumbulluar nga tetė dhurues tė shėndetshėm dhe ėshtė vlerėsuar faktori i rritjes qė vjen nga trombocitet - thellėsia e sondimit (PD) dhe niveli i sulmit klinik (CAL) janė regjistruar pėrpara ndėrhyrjes dhe 6 muaj mė pas. Janė vlerėsuar nė mėnyrė radiografike thellėsia e komponentit intrakockor (IC), niveli kockor (RBL) dhe mbushja e defektit kockor.

Rezultate
Grupi i pacientėve tė trajtuar me A-PRF ka treguar formimin e njė rrjete fibrine mė fleksibėl nė krahasim me atė tė grupit tė pacientėve tė trajtuar me CGF, por ka paraqitur njė sasi mė tė madhe tė faktorėve tė rritjes me njė periudhė lėshimi mė tė mbėshtetur. Megjithatė, nuk ėshtė regjistruar ndonjė diferencė statistikisht e konsiderueshme ndėrmjet kėtyre dy grupeve eksperimentale nė reduktimin e PD, fitimin e CAL, variacionin e lartėsisė sė RBL dhe mbushjes sė defekteve (%). Tė dy grupet eksperimentale kanė arritur njė resultat klinik mė tė favorshėm nė IC dhe mbushjen e defekteve (%) nė krahasim me grupin e kontrollit.

Konkluzione
Nga tė dhėnat qė dalin nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se trajtimet periodontale me A-PRF dhe CGF kanė aftėsinė qė tė stimulojnė njė lėshim tė vazhdueshėm dhe konstant tė faktorėve tė rritjes totale pėr njė periudhė 14 ditore.

Implikime klinike
A-PRF dhe CGF tregojnė njė efikasitet tė ngjashėm nė rigjenerimin kockor periodontal me njė avantazh tė mundshėm dhe pėrmirėsim tė rezultateve tė rigjenerimit tė drejtuar indor GTR nė trajtimin e defekteve intrakockore IBD.

Pėr mė shumė informacione:
Lihong Lei, Yuanyuan Yu, Jiayin Han, Danhui Shi, Weilian Sun, Diya Zhang, Lili Chen. Quantification of growth factors in advanced platelet-rich fibrin and concentrated growth factors and their clinical efficacy as adjunctive to the GTR procedure in periodontal intrabony defects. J Periodontol 2020 Apr;91(4):462-72.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 27 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D