Restaurim interproksimal direkt i elementit 1.5 me sistemin Composi-Tigh® 3D Fusion™

Konservativė | 27 Korrik 2020 |

Restaurim interproksimal direkt i elementit 1.5 me sistemin Composi-Tigh® 3D Fusion™

Nga Michele Palazzo


Menaxhimi i hapėsirės interproksimale nė konservativė ėshtė gjithmonė delikat dhe i vėshtirė nėse nuk pėrshtaten teknika dhe sisteme efikase.
Padyshim ndėrmjet kriticitetit ėshtė aksesi i reduktuar qė limiton mundėsinė e rindėrhyrjes nė rastin e tepricave ose nevojės pėr tė ripunuar nė nivelin e shkallės cervikale.
Merceologjia i ofron nė ditėt e sotme profesionistit instrumente tė ndryshme qė lejojnė krijimin e supozimeve pėr tė riprodhuar pikėn e kontaktit nė mėnyrė efikase pa qenė nevoja qė tė ndėrhyhet mė pas nė mėnyrė tė konsiderueshme nė rikonstruktimin e fundit.
Sistemi i matricave seksionale Composi-Tight® 3D Fusion™ ofron zgjidhjen optimale edhe pėr sfidėn mė impenjative tė klasės II duke lejuar realizimin e pikave tė sakta tė kontaktit dhe njė anatomie ideale tė elementit dentar pėrveē lehtėsimit dhe shpejtėsisė sė kryerjes sė veprimit.
Nė rastin e paraqitur nė kėtė artikull, kemi tė bėjmė me kryerjen e njė restaurimi interproksimal me sistemin e matricave seksionale me unaza ndarėse dhe kunja Composi-Tight® 3D FusionTM.
Pacienti paraqet karies penetrues (D3) nė elementin 1.5 distal.

Fig. 1: Pozicionohet diga e gomės.

Fig. 2 Pozicionohet kunji me matricė me qėllim qė tė mbrojė dhėmbin ngjitur.

Fig. 3 Kaviteti ėshtė pėrgatitur, kariesi ėshtė hequr dhe margot kavitare janė ripunuar.

Fig. 4 Kunji dhe matrica janė hequr pėr tė punuar mė mirė shkallėn cervikale dhe pėr tė vlerėsuar llojin e kunjit tė pėrdorur.

Fig. 5 Me qėllim qė tė pėrmirėsohet pėrshtatja e matricės pėrdoret njė strishė abrazive plastike me kokrrizim mesatar.

Fig. 6 Pozicionohet njė matricė Fusion FX175 dhe vendoset njė kunj Fusion FXOR nga ana vestibulare pėr tė favorizuar mbylljen e matricės nė kėndin ndėrmjet shkallės cervikale dhe murit tė aksit pulpar-vestibular, duke e vėshtirėsuar rrotullimin e elementit 1.5 (fig. 6).

Fig. 7 Pozicionohet unaza ndarėse FX400. Vihet re pėrshtatja perfekte e matricės me muret e aksit dhe shkallėn cervikale. Pėrshtatja me shkallėn cervikale bėhet falė veprimit tė krahut prej silikoni tė kunjit (fig. 7).

Fig. 8 Nė figurė paraqitet njė tjetėr inkuadrim qė evidenton thellėsinė e kavitetit tė pastruar.

Fig. 9 Pamja vestibulare pas fazės sė aplikimit tė bonding, qė shtrihet me njė fryrje tė lehtė ajrit dhe nė tė njėjtėn kohė aspirohet pėr tė favorizuar daljen e tepricave.

Fig. 10 Faza adezive pėrfundon me polimerizimin e njė shtrese tė hollė tė kompozitės fluide.

Fig. 11 Rikonstruktohet muri interproksimal dhe kreshta marginale me njė vendosje tė vetme tė kompozitės.

Fig. 12 Nė kėtė figurė tregohet restaurimi pas shtresėzimit dhe aplikimit tė super ngjyrės. Unaza ndarėse ėshtė hequr sapo ėshtė polimerizuar muri interproksimal.

Fig. 13 Restaurimi pas reduktimit dhe gdhendjes pėrfundimtare me disqet abrazive, frezat e diamantuara 40 mikron dhe gominat browny; vihet re sesi kreshta marginale ėshtė lehtėsisht e punueshme falė udhėzimeve tė matricės anatomike, pa u prekur zona e kontaktit nga instrumentet.

Me kontributin e pakushtėzuar tė Garrison Dental 

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 25 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D