Jetėgjatėsia e silantėve okluzalė: tė dhėnat e njė meta-analize tė fundit

Konservativė | 20 Korrik 2020 |

Jetėgjatėsia e silantėve okluzalė: tė dhėnat e njė meta-analize tė fundit


Njė nga shtyllat e parandalimit tė kariesit okluzal ėshtė aplikimi i parakoshėm i silantėve pėr gropėzat dhe fisurat. Llojet e silantėve nė treg janė tė ndryshėm, nga ato auto-polimerizues, tek ato qė lėshojnė fluor.
Sė fundmi, ėshtė futur njė grup i ri i silantėve adezivė me primer. Kėto silantė formohen nė monomerė funksionalė acidė, qė nė tė njėjtėn kohė gdhendin smaltin dhe krijojnė njė kompozitė adezive nė shtresėn prizmatike tė jashtme.
Ky trajtim synon qė tė shmangė trajtimin me acid konvencional duke reduktuar kohėn e aplikumit e duke sjellė njė rehati mė tė madhe pėr pacientin, njė faktor ky veēanėrisht i rėndėsishėm nė stomatologjinė pediatrike.
  
Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė rishikim sistematik, tė publikuar nė Dental Materials nė maj 2020, autorėt kanė krahasuar forcėn e ritensionit dhe mbijetesėn e silantėve me primer nė krahasim me atė tė silantėve konvencionalė.
Autorėt kanė kryer njė kėrkim bibliografik nėpėrmjet Medline, Embase dhe Central tė tė gjitha studimeve pėrkatėse dhe kanė identifikuar 3707 abstrakte tė publikuar pėrpara 31/12/2017, nga ku 335 publikime klinike janė analizuar me detaje. Njė total prej 67 studimesh pėrfshinin informacione mbi ritensionin e silantėve pas 24, 36 ose 60 muajsh follow up. Ėshtė kryer njė meta-analizė duke pėrdorur njė model efektesh shkakėsore pėr tė llogaritur vlerėsimin total tė normave tė ritensionit pėr pesė grupe silantėsh.

Rezultate
Silantėt me primer kanė treguar njė normė ritensioni RRE pėr 2 vjet me 43,2% (IC nė 95%), nė mėnyrė tė konsiderueshme mė tė ulėt sesa ai i silantėve auto-polimerizues (80,8%, IC nė 95%) dhe ai i silantėve foto-polimerizues (68,4%, IC nė 95%: 60,2-76,7).
Silantėt qė lėshojnė fluor dhe polimeret e lehta kanė treguar RRE mė tė larta pėr 3 vite (86,4%, IC nė 95% dhe 83,1%, IC nė 95%, respektivisht).

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky rishikim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se silantėt me primer nuk mund tė jenė ende plotėsisht tė rekomanduar pėr praktikėn klinike pėr shkak tė normave tė tyre tė moderuara tė mbijetesės.

Implikime klinike
Silantėt auto-polimerizues, polimerikė tė lehtė dhe me lėshim tė fluorit vazhdojnė tė konsiderohen si standardi i referimit pėr parandalimin e kariesit okluzal.
Megjithatė, zhvillimet e ardhshme tė kėtyre materialeve mund tė ndryshojnė kėtė perspektivė.

Pėr mė shumė informacione:
Kühnischa J, Bedira A, Lo Y-F, Kessler A, Lang T, Mansmann U, Heinrich-Weltzien R, Hickel R. Meta-analysis of the longevity of commonly used pit and fissure sealant materials. Dental Materials 2020;36:e158-68.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 34 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D