Rehabilitimi implantar i sektorėve maksilarė posteriorė: implantet e gjata kundrejt atyre tė shkurtra

Implantologji | 16 Korrik 2020 |

Rehabilitimi implantar i sektorėve maksilarė posteriorė: implantet e gjata kundrejt atyre tė shkurtra

Nga Lara Figini


Pas ekstraksionit tė njė dhėmbi kreshta alveolare pėson njė seri ndryshimesh qoftė vertikale qoftė horizontale. Kėto ndryshime kockore morfologjike, sidomos nė gjatėsi, shpesh pengojnė vendosjen e implanteve standarde pėr tė shmangur dėmtimet te strukturat anatomike pranė, si membrana e Schneider.
Nė tre dekadat e fundit, ngritja e sinusit maksilar ka qenė procedura standarde pėr tė korrigjuar humbjen e kockės maksilare posteriore dhe pėr tė vendosur implantet kurdo qė nuk ka lartėsi kockore tė mjaftueshme. Pavarėsisht parashikueshmėrisė sė dokumentuar mirė tė kėsaj procedure, nuk mungojnė komplikacionet si dėshtimi i graftit (qė shpesh lidhet me ngritjen e sinusit maksilar) apo sinusiti post-operativ, tė cilėt pėrmblidhen nė kosto mė tė larta dhe kohė mė tė gjata intra-operative.
Si pasojė, implantet e shkurtėr kanė evoluar si alternativė klinikisht praktike pėr procedurat e ngritjes sė sinusit maksilar qė lidhen ose jo me pozicionimin e grafteve kockore tė ndjekur nga implantet standarde.
Avantazhi kryesor i implanteve tė shkurtėr ėshtė lehtėsia pėr lidhjen e tyre, qė lejon shmangien e procedurave kirurgjikale tė avancuara tė graftit kockor ose ngritjes sė sinusit maksilar.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė rishikim sistematik, tė publikuar nė Implant Dentistry nė dhjetor 2019, autorėt kanė krahasuar normėn e mbijetesės, ndryshimin e nivelit tė kockės marginale, komplikacionet biologjike dhe protetike, kohėn kirurgjikale dhe raportin kosto-pėrfitim tė pozicionimit tė implanteve tė shkurtra (< = 6 mm) nė krahasim me implantet e gjata (> = 10 mm) tė pozicionuar pas ngritjes laterale tė dyshemesė sė sinusit maksilar (lSFE) dhe pas ngritjes transcrestal tė dyshemesė sė sinusit (tSFE).
Autorėt kanė kryer njė kėrkim nė literaturė pėr studimet e kontrolluara tė randomizuara nėpėrmjet PubMed (Medline), Embase dhe Cochrane. Tė gjitha rezultatet dhe variablat janė vlerėsuar nėpėrmjet njė meta-analize sasiore, dhe ėshtė pėrcaktuar ndikimi i ko-variablave tė tjera klinike nėpėrmjet njė meta-regresioni.
Pėr rezultatet rreth mbijetesės ėshtė kryer njė analizė sekuenciale prove (TSA) pėr tė rregulluar gabimet e tipit I dhe II dhe pėr tė analizuar fuqinė e evidencės sė disponueshme.

Rezultate
12 studime janė pėrfshirė nė analizėn pėrfundimtare. Njė diferencė jo statistikisht e rėndėsishme qė ėshtė gjetur pas 3 vitesh ndėrmjet 2 grupeve tė studimit (P = 0,36). Implantet e shkurtėr kanė shfaqur mė pak komplikacione biologjike, mė pak humbje kockore marginale (MBL) nga vendosja e implantit dhe kohė e kosto tė trajtimeve kirurgjikale tė reduktuara. Megjithatė, tek implantet e gjatė janė verifikuar njė numėr komplikacionesh protetike tė rėndėsishsme statistikisht mė tė vogla.

Konkluzione
Nga tė dhėnat qė kanė dalė nga ky rishikim sistematik, qė duhet tė konfirmohen me rishikime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se pozicionimi i implanteve tė shkurtėr nė sektorėt latero-posteriorė makislarė me lartėsi tė reduktuar kockore ėshtė njė opsion i parashikueshėm nė trajtimin e pacientėve me atrofi maksilare deri nė njė follow up prej 3 vitesh.

Implikime klinike
Studime me njė periudhė mė tė gjatė observimi janė tė nevojshme pėr tė vlerėsuar shėrbimet afatgjata tė implanteve tė shkurtėr. Pėr mė tepėr, janė tė nevojshme studime tė mėtejshme cilėsore tė vlefshme pėr shkak tė njė fuqie tė ulėt statistikore tė punimeve qė janė aktualisht tė disponueshme.

Pėr mė tepėr:
Ravidà A, Wang I-C, Sammartino G, Barootchi S, Tattan M, Troiano G, Laino L,  Marenzi G, Covani U, Wang H-L. Prosthetic rehabilitation of the oosterior atrophic maxilla, short (< o = 6 mm) or long (> o = 10 mm) dental implants? A systematic review, meta-analysis, and trial sequential analysis: Naples Consensus Report Working Group A. Implant Dent 2019;28(6):590-603

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 30 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D