Strategjia mė e mirė kirurgjikale nė pozicionimin e implanteve nėpėrmjet matjes sė densitetit kockor

Implantologji | 6 Korrik 2020 |

Strategjia mė e mirė kirurgjikale nė pozicionimin e implanteve nėpėrmjet matjes sė densitetit kockor

Pjesa e parė e njė rrugėtimi tė kėrkimeve pėr tė vlerėsuar sesa mund tė kushtėzohet/lehtėsohet vendosja e implanteve nga matja e densitetit kockor dhe cila ėshtė mėnyra mė e mirė pėr t’u ndjekur

Nga Danilo Alessio Di Stefano


Njė qėndrueshmėri e mjaftueshme primare e implantit dentar ėshtė njė kėrkesė me shumė rėndėsi me qėllim qė tė arrihet osteointegrimi, pra suksesi i ndėrhyrjes sė rehabilitimit implanto-protetik.
Njė nga faktorėt qė influencojnė mė sė shumti qėndrueshmėrinė primare ėshtė densiteti i kockės trabekulare nė pjesėn e vendosjes sė implantit. Pavarėsisht se metodat qė janė aktualisht tė disponueshme pėr vlerėsimin e densitetit kockor nuk janė tė besueshme ose nuk aplikohen nė praktikėn normale klinike.
Nė fakt, tomografia e kompjuterizuar ofron tė dhėna mundėsisht tė sakta, por e ekspozon pacientin ndaj njė doze rrezesh tė tepėrta; tomografia e kompjuterizuar me fashė konike (CBCT) redukton dozėn e rrezeve, por pėrdor algoritme tė kalibrimit qė nuk vihen re nga pėrdoruesi, tė cilat variojnė nė bazė tė prodhuesit; densiometria kockore me absorbim tė rrezeve X (DEXA), qė pėrdoret shpesh pėr tė pėrcaktuar shkallėn e osteoporozės nė fushėn stomatologjike, ofron vlera bidimensionale dhe jo volumetrike. Metoda tė tjera- si analizat histomorfometrike, zbatimi i parimit tė Arkimedit dhe analiza e biopsive nėpėrmjet mikro-CT - nuk pėrdoren nė praktikėn klinike pėr shkak tė invazivitetit tė tyre.

Prandaj, matja e kėtij parametri tė rėndėsishėm pėr suksesin e ndėrhyrjes sė rehabilitimit sot ėshtė lėnė nė perceptimin subjektiv tė kirurgut qė gjatė frezimit, pėrdor klasifikimin e propozuar nga Misch (katėr nivele tė densitetit kockor D1-D4) dhe tė modifikuar mė pas nga Trisi dhe Rao ("soft", "normal", "hard"). Pra ėshtė e dukshme nevoja e sistemeve qė lejojnė matjet e pėrsėritura tė densitetit kockor dhe tė bazuara nė parametrat sasiorė dhe objektivė.
Pėr kėtė qėllim, disa studime te kafshėt dhe kufomat qė janė publikuar nė vitet '90 kanė sugjeruar se rezistenca e prerjes gjatė frezimit mund tė pėrfaqėsojė njė vlerėsim tė mirė tė densitetit kockor. Nė fakt, njė ind kockor me densitet madhor duhet tė ofrojė tėrheqje mė tė madhe tė njė freze dhe prandaj matjet e forcės sė nevojshme pėr tė ruajtur shpejtėsinė konstante tė rrotullimit tė frezės mund tė ofrojnė njė matje objektive tė densitetit kockor.
Vitet e fundit ėshtė futur njė mikromotor implantar (TMM2/TMM3, IDI Evolution) qė ėshtė nė gjendje pėr tė matur menjėherė dhe me frekuencė tė lartė ēiftin (e njohur edhe si "torque"), i cili ėshtė i nevojshėm pėr tė ruajtur rrotullimin konstant tė njė sonde tė veēantė gjatė zbritjes nė brendėsi tė kockės. Njė sondė e tillė pėrdoret nė njė fazė tė ndėrmjetme tė pėrgatitjes sė osteotomisė sė nevojshme pėr futjen e implantit. Algoritmet me tė cilat ėshtė pajisur instrumenti janė nė gjendje qė tė pėrkthejnė vlerėn e torque nė njė masė densiteti.


Motori lejon matjen e tre sasive: torque i pikut (Cp), torque mesatar (Cm) dhe integrali torque-thellėsi (I). Nė veēanti, torque mesatar ėshtė parametri qė lejon matjen e densitetit kockor nė pjesėn implantare, ndėrsa integrali matet gjatė futjes sė implantit dhe pėrmbledhjes sė bashkėsisė sė ndėrveprimeve dinamike ndėrmjet kockės dhe implantit gjatė vetė vendosjes, duke ofruar pra njė matje tė qėndrueshmėrisė primare tė implantit.
Pėr tė verifikuar mikromotorin TMM2/3 si instrument efikas pėr matjen e densitetit kockor nė pjesėn implantare ėshtė ndėrmarrė njė rrugėtim i kėrkimit pre-klinik qė ka parė progresin e testit tė krijuar nė modele tė ndryshme tė modeleve eksperimentale tė kockės sfungjerore humane: blloqet e poliuretanit, blloqet e kockės ekuine pa antigjene dhe brinjėt e gjedhit.
Hapi i parė i kėtij rrugėtimi ka qenė ai i pėrcaktimit nėse literatura e densitetit tė ofruar nga motori nėpėrmjet torque mesatar ishte e lidhur nė mėnyrė efektive me densitetin e njohur tė poliuretanit. Ky eksperiment i parė ka treguar sesi, nė gamėn e densitetit kockor tė maksilės dhe mandibulės, ka njė korrelacion linear ndėrmjet vlerės sė torque mesatar tė ofruar nga motori implantar dhe densitetit tė poliuretanit (tė matur mė parė, pra qė njihet), qoftė nė tė thatė qoftė nė kushtet e irrigimit tė pjesės (Di Stefano et al., 2016). Studimi ka treguar edhe qė masat e densitetit janė tė pavarura nga profesionisti dhe qė variabiliteti i futur nga ai nė kushtet e irrigimit nuk kalon 10%, duke treguar kėshtu edhe besueshmėrinė dhe pėrsėritjen e masave.


Mė pas, autorėt kanė dashur tė hetojnė nėse lidhja lineare ndėrmjet torque mesatar tė ofruar nga motori implantar dhe densitetit kockor ėshtė ruajtur edhe nė njė model tjetėr, mė pranė kockės sė njeriut, pra te brinjėt e gjedhit. Rezultatet e punimit nė objektiv tregojnė sesi matja e torque mesatar qė ofrohet nga motori ėshtė nė mėnyrė tė konsiderueshme e lidhur me pėrqindjen e kockave trabekulare tė kuantifikuar nė mėnyrė histomorfometrike, duke ofruar kėshtu evidenca tė mėtejshme tė vlefshmėrisė sė torque mesatar si matje e densitetit kockor (Iezzi et al., 2015).
Lidhja ndėrmjet torque mesatar dhe densitetit kockor, pra vlefshmėria e kėtij parametri pėr matjen e densitetit kockor nė pjesėn e futjes sė implantit ėshtė konfirmuar edhe nė njė model tė tretė eksperimental, kocka ekuine pa antigjenė (Orlando et al., 2019). Ky studim i fundit ka lejuar pra qė tė arrihet vija e drejtė e kalibrimit torque mesatar/densitet kockor i mikromotorit TMM2/3 nė njė model eksperimental, atė tė kockės ekuine, qė paraqet njė pėrafrim tė mirė tė mjedisit klinik nė tė cilin kirurgu mat densitetin kockor tė pacientit.


Implikime klinike
Nė mėnyrė kompleksive, rezultatet e kėtyre studimeve tregojnė sesi mikromotori implantar TMM2/3 mund tė paraqesė pėr kirurgun oral njė instrument tė qėndrueshėm pėr strategjinė mė tė mirė tė pėrgatitjes sė pjesės implantare. Nė fakt, kjo metodė lejon njė matje intra-operative dhe pjesė-specifike tė densitetit kockor nė njė fazė tė parakohshme tė ndėrhyrjes, duke i dhėnė mundėsinė kirurgut qė tė modulojė nė mėnyrė tė pėrshtatshme protokollin e futjes implantare nė bazė tė tipit tė kockės sė zbuluar.
Vendimet operative shumė delikate tashmė janė bazuar nė njė parametėr objektiv dhe tė riprodhueshėm pėr matjen e densitetit kockor, tė vlerėsuar nga njė rrugėtim kėrkimesh rigoroze.

                  
Fig. 1 Sonda pėr matjen e densitetit kockor

                  
Fig. 2 Sonda me veprim nė blloqet e poliuretanit


Fig. 3 Matja e densitetit kockor nė brinjėt e gjedhit

 
Fig. 4 Matja e densitetit kockor tė kockės ekuine pa antigjene 


Fig. 5 Matja e densitetit kockor nė mjedisin klinik


Fig. 6 Rezultati i mikromotorit TMM2/3. Cm: ēifti mesatar (torque mesatar); Cp: ēifti i pikut (torque i futjes); I: integrali i kurbės torque/thellėsi; D: thellėsia e arritur e sondės nė tė dhjetat e milimetrit. Zonat e gjelbėrta, tė verdha dhe tė kuqe i korrespondojnė Cm ≤5 Ncm; 5 Ncm < Cm ≤ 12 Ncm; Cm >12 Ncm, respektivisht.

Pėr mė shumė informacione:
- Iezzi G, Scarano A, Di Stefano DA et al. Correlation between the bone density recorded by a computerized implant motor and by a histomorphometric analysis: a preliminary in vitro study on bovine ribs. Clin Implant Dent Relat Res 2015;17(Suppl 1):e35-e44, doi:10.1111/cid.12121.
- Di Stefano DA, Arosio P. Correlation between bone density and instantaneous torque at implant site preparation: a validation on polyurethane foam blocks of a device assessing density of jawbones. Int J Oral Maxillofac Implants 2016;31(5):e128-e135, doi:10.11607/jomi.4475.
- Orlando F, Arosio F, Arosio P, Di Stefano DA. Bone density and implant primary stability. A study on equine bone blocks. Dent J (Basel) 2019;7(3):73. Published 2019 Jul 1, doi:10.3390/dj7030073.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 30 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D