Ēfarė duhet tė presim nga trajtimet jo restorative qė kurojnė kariesin

Konservativė | 17 Qershor 2020 |

Ēfarė duhet tė presim nga trajtimet jo restorative qė kurojnė kariesin

Nga Lorenzo Breschi


Kariesi dentar ėshtė njė nga sėmundjet kronike mė tė pėrhapura nė botė. Prek nga 60% deri nė 90% tė fėmijėve dhe pjesėn mė tė madhe tė popullsisė adulte (tė dhėnat e nxjerra nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė, 2018).
Lezionet karioze dėmtojnė strukturat e dhėmbėve dhe mund tė ēojnė nė formimin e kavitetit nė smalt, dentinė apo nė cement. Krijimi i kavitetit te dhėmbėt vjen nga njė proces patogjen qė verifikohet nė sipėrfaqen e dhėmbit pas disa javėsh apo ndonjėherė pas disa vitesh. Akumulimi i pllakės dentare (biofilmi) nė dhėmb ėshtė zakonisht manifestimi i parė i sėmundjes. Mikroorganizmat qė bėjnė pjesė nė biofilm metabolizojnė sheqernat nė dietė dhe prodhojnė acidet nė sipėrfaqet e dhėmbėve.
Ulja e pH pėrcakton njė saturim tė ndryshuar mineral nė brendėsi tė biofilmit dhe shpėrbėrjen e mineraleve tė dhėmbėve. Humbja e zgjatur e komponentėve mineralė nė fund do tė ēojė nė formimin e kavitetit dhe lezioneve karioze. Prania e kėtij kaviteti krijon vatra pėr biofilmin, tė cilat nuk janė lehtėsisht tė aksesueshme.
Prandaj, diagnoza e hershme dhe pėrdorimi i trajtimeve efikase jo restorative janė thelbėsorė pėr menaxhimin e lezioneve karioze pa kavitet dhe pėr tė reduktuar nė minimum humbjen e strukturės sė shėndetshme tė dhėmbit.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Njė rishikim sistematik i kryer nga Urquart et al., i publikuar nė Journal of Dental Research nė janar 2019, ka pėrmbledhur provat e disponueshme pėr trajtimet jo-restorative, duke u pėrqendruar te rezultatet:
- ndalimi ose ndryshimi i lezioneve karioze pa kavitet te dhėmbėt primarė dhe ata permanentė;
- efektet anėsore.

Autorėt kanė ndjekur udhėzimet nga lista e kontrollit PRISMA (Preferred Reporting Items of Systematic Review and Meta-Analysis).
Kėrkimi ėshtė pėrqendruar tek adultėt dhe fėmijėt me lezione karioze pa kavitet ose me kavitet te dhėmbėt primarė ose permanentė tė diagnostikuar me kriteret e mėposhtme:
- lezione tė diagnostikuara me radiografi ose vlerėsime vizive-taktile;
- metoda tė klasifikimit tė kariesit ose kriteret e vlerėsimit tė lezioneve (DIAGNOdent dhe fluoreshenca e kryer nga drita sasiore nuk janė pėrfshirė);
- lezionet pa heqjen e indit tė demineralizuar.

Ndėrhyrjet te lezionet pėrfshinin produkte tė aplikuara ose tė pėrshkruara profesionalisht qė janė tė disponueshme nė SHBA. Studimet janė identifikuar me Medline dhe Embase nėpėrmjet Ovid, Cochrane Central dhe Cochrane Database of Systematic Review. Revizorėt kanė kryer kopjet nė mėnyrė tė pavarur sipas zgjedhjes sė studimeve, ektraktimit tė tė dhėnave, vlerėsimeve tė riskut tė distorsioneve dhe vlerėsimit tė sigurisė sė provave me qasjen "Klasifikimi i rekomandimeve, zhvillimi dhe vlerėsimi (GRADE)".
Vetėm 44 studime janė pėrfshirė nė rishikim, me njė numėr pjesėmarrėsisht tė barabartė me 7378, duke vlerėsuar efektin e 22 ndėrhyrjeve nė ndalimin ose ndryshimin e lezioneve karioze me apo pa kavitet.

Rezultate
Rezultatet e nxjerra nga autorėt sugjerojnė qė:
- kombinimi i silantėve me llakun NaF 5% ishte mė efikas pėr lezionet karioze pa kavitet nė sipėrfaqet okluzale tė dhėmbėve primarė dhe permanentė (me njė siguri tė moderuar);
- kombinimi i infliltrimit tė rezinės dhe llakut NaF al 5% mund tė jetė mė efikas pėr lezionet karioze pa kavitet nė sipėrfaqet e pėrafėrta tė dhėmbėve primarė apo permanentė (siguri e ulėt apo e moderuar).

Konkluzione
Autorėt kanė dalė nė pėrfundimin se siguria pėr provat varion nga shumė pak siguri deri nė siguri tė madhe pėr rezultatet e ndalimit apo ndryshimit tė tė gjitha sipėrfaqeve, llojet e lezioneve dhe denticionit, por nevojitej njė ndryshim i shkallės sė sigurisė pėr shkak tė problemeve tė rėnda tė riskut tė parcialitetit dhe pasaktėsisė.
Pėr kėtė arsye, Urquhart et al. Sugjerojnė qė mund tė jetė e dobishme nėse ekspertėt mund tė vendosin njė seri rezultatesh qė referojnė pėrfitimet dhe dėmet e trajtimeve restorative pėr menaxhimin e kariesit dhe njė pėrkufizim tė kėtyre rezultateve me qėllim qė tė pėrmirėsohet cilėsia e pėrgjithshme e kėrkimeve dhe tė ofrohet njė raport mė i detajuar i metodave tė tyre, duke reduktuar kėshtu riskun e gabimeve nėpėrmjet implementimit tė metodave tė pranueshme pėr fshehjen dhe randomizimin e shpėrndarjes.

Pėr mė shumė informacione:
Urquhart O, Tampi MP, Pilcher L, Slayton RL, Araujo MWB et al. A. Nonrestorative treatments for caries: systematic review and network meta-analysis. J Dent Res 2019 Jan;98(1):14-26.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 32 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D