Koronavirus: kujdes sytė

Higjiena dhe Parandalimi | 3 Qershor 2020 |

Koronavirus: kujdes sytė

Cilėt instrumente duhen pėrshtatur dhe cilat indikacione. Prof. Azzolini: nėpėrmjet syve mund tė infektohen profesionistėt


Sesi transmetohet COVID-19 nga njė person te tjetri nėpėrmjet rrugėve respiratore tashmė ėshtė njė informacion i njohur, pasi kėto mikro spėrkla tė pėshtymės qėndrojnė nė ajėr bashkė me virusin pėrreth gjysmė ore duke infektuar kėshtu personat e tjerė dhe e dimė edhe qė risqet shtohen me pėrdorimin e shėrbimeve stomatologjike qė shkaktojnė aerosol.

Punime tė fundit shkencore kanė treguar jo vetėm sesi mund tė pėrhapet virusi me anė tė lotėve por edhe sesi sytė janė njė "derė" e mundshme qė lejon virusin tė futet dhe tė infektojė qelizat e individit pėr shkak tė njė proteine tė rėndėsishme qė pėrdoret nga virusi pėr t'u lidhur me qelizat qė janė nė sy.
"Filmi i lotėve, i formuar nga lloje tė ndryshme gjėndrash tė lotėve, pėrbėhet nga tre shtresa qė lagin syrin duke pasur njė funksion mbrojtės, lubrifikues, pastrues dhe ushqyes pėr syrin," - shpjegon prof. Claudio Azzolini, Profesor pėr Sėmundjet e Aparatit Tė Shikimit, Departamenti i Mjekėsisė dhe Kirurgjisė nė Universitetin Insubria, Varese - Como, autor edhe i vėllimit "Occhi come prendersene cura" tė botuar nga EDRA.
"Lotėt mė pas pėrcillen, nėpėrmjet kanaleve tė vogla tė vendosura nė pjesėn e brendshme tė qepallave, nė hundė dhe nė fyt. Nėse spėrklat e infektuara tė vaporizuara nė ajėr bien nė sy mė pas mund tė kalojnė me lehtėsi nė rrugėt respiratore duke provokuar infektimin. Kjo ndodh pa provokuar domosdoshmėrisht njė konjuktivit."

Pėr kėtė arsye ėshtė e nevojshme qė profesionisti tė mbrojė gjithmonė rrugėt e ajrit me njė maskė higjienike apo kirurgjikale njėpėrdorimshe, por tė mbrojė edhe sytė me syze ose pėr njė mbrojtje mė tė sigurt kundėr spėrklave tė materialeve organike apo pėshtymės tė pėrdorė mbrojtėset e fytyrės.  
"Kėto," - kėshillon prof Azzolini, - "duhet tė jenė me materiale qė nuk peshojnė shumė dhe tė kenė njė pikė tė pėrshtatshme mbėshtetjeje nė hundė si edhe llastiqet me gjatėsinė e duhur nė mėnyrė qė tė pėrshtaten sa mė mirė me fytyrėn duke qenė se do tė pėrdoren pėr shumė kohė. Lentet normale tė shikimit mund tė ofrojnė njė farė mbrojtjeje por sigurisht ajo ėshtė minimale."
Pajisjet pėr mbrojtjen e syve qė rekomandohen nė kėtė fazė tė dytė janė: syzet qė kapen me llastiqe dhe mbrojtėset e fytyrės.


Syzet qė kapen me llastiqe ose qė janė nė formė maske indikohet se duhen pėrdorur gjatė vizitave tė pacientėve qė nuk janė tė dyshuar/tė konfirmuar; gjatė manovrave tė pastrimit tė ambienteve ose gjatė fazave tė larjes dhe dezinfektimit tė pajisjeve tė punės ose pajisjeve qė do tė pėrdoren pėrsėri; gjatė fazave administrative kur nuk ėshtė e mundur qė tė ruhet distanca prej njė metri ndėmjet operatorėve. 
Mbrojtėset e fytyrės duhen pėrdorur ēdo herė qė parashikohet prodhimi i aerosolit pasi mbrojnė tė gjithė fytyrėn duke paraqitur kėshtu njė ndihmė tė vlefshme pėr tė shtuar mbrojtjen ndaj profesionistit. Pėr mė tepėr mbrojtėsja e fytyrės parandalon kontaktet e pavullnetshme tė fytyrės me duar (si pėr shembull, pėr tė rregulluar syzet apo maskėn gjatė seancave tė trajtimit), tė cilat pėrcaktojnė njė risk mė tė madh tė infektimit tė profesionistit.
Pėr pajisjet mbrojtėse tė syve rekomandohet dezinfektimi nė fund tė trajtimit tė ēdo pacienti, pasi siē e dimė virusi mund tė qėndrojė nė sipėrfaqe tė ndryshme, si ēeliku apo plastika, pėr shumė orė.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 29 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D