Si duhet t'i pėrdorė stomatologu pajisjet pėr mbrojtjen personale pėr tė shmangur infektimin me COVID-19

Nga Lara Figini |

Higjiena dhe Parandalimi | 28 Maj 2020 |

Si duhet t'i pėrdorė stomatologu pajisjet pėr mbrojtjen personale pėr tė shmangur infektimin me COVID-19

Nga Lara Figini


Duke parė shkallėn e gjerė tė pėrhapjes sė koronavirusit ėshtė e rėndėsishme qė tė theksojmė pėrdorimin e masave paraprake tė pėrshtatshme pėr kontrollin e infeksioneve nė fushėn stomatologjike.
Mėnyra mė e mirė qė profesionistėt e shėndetit tė parandalojnė infektimin nga SARS-CoV-2 ėshtė qė tė mbrohen me pajisje tė pėrshtatshme, por edhe qė tė kenė kompetencat e duhura pėr tė vėnė dhe pėr tė hequr pajisjet pėr mbrojtjen personale (PMP).
Hapat qė ndiqen kur vihen dhe hiqen kėto pajisje janė faza delikate, me njė risk infektimi qė nuk duhet nėnvlerėsuar, prandaj duhet qė kėto veprime tė kryhen me qetėsi dhe nė mėnyrė tė saktė.
  
Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė artikull tė publikuar nė The New England Journal of Medicine nė maj 2020, autorėt kanė pėrshkruar me detaje sistemin e vendosjes dhe heqjes sė PMP pėr tė shmangur infektimin nga Covid-19 (tė cilat janė nėnvlerėsuar por qė janė shumė tė rėndėsishme). Pajisjet pėr mbrojtjen personale qė pėrdoren nga stomatologėt pėrfshijnė: dorezat, pėrparėset njėpėrdorimshme, kapuēin njėpėrdorimėsh, maskėn FFP2 (N95) dhe mbrojtėset e fytyrės. Kur nuk janė tė disponueshme maskat FFP2, mund tė pėrdorni maskat kirurgjikale dhe mbrojtėsen e fytyrės si njė alternativė e pranueshme.
Pėrparėset njėpėrdorimshe ose kompletet e veshjeve duhet tė jenė rezistente ndaj ujit dhe duhet tė mbulojnė trupin tė paktėn nga qafa deri te pulpa e kėmbėve. Dorezat duhet tė mbulojnė edhe kyēet e duarve. Pėrparėset njėpėrdorimshme qė kanė njė kapėse qė futet nė gishtin e madh tė dorės mund tė jenė njė ndihmė e madhe pėr tė mbrojtur kyēet poshtė dorezave.
 
Procedura e vendosjes sė pajisjeve pėr mbrojtjen personale
Vendosini ato nė sallėn operative. Pėrpara vendosjes duhet tė kapen flokėt (nė rastin e flokėve tė gjatė) dhe tė hiqen sendet personale si bizhuteritė, ora, etj. Vetėm syzet nuk mjaftojnė si njė masė mbrojtėse pėr sytė prandaj duhen kombinuar gjithmonė me mbrojtėset e fytyrės.
Pėrpara se tė vendosen pajisjet pėr mbrojtjen personale duhet tė lahen duart me ujė dhe sapun ose tė pastrohen me dezinfektant pėr duart me bazė alkooli. Tė kontrollohet nė mėnyrė vizive integriteti i tė gjitha pajisjeve. Nėse ėshtė e mundur t'i kėrkohet asistentes qė tė shikojė me vėmendje gjatė vendosjes sė tyre nė mėnyrė qė tė mos gabojmė me teknikėn e vendosjes. Tė vishet pėrparėsja njėpėrdorimshme duke u ndihmuar nga asistentja pėr rregullimin e pjesės sė poshtme tė saj.
Kur vendoset maska tė rregullohet fleksibiliteti nė pjesėn nazale rreth mesit tė hundės me tė dyja duart nė mėnyrė qė tė jetė sa mė drejtė dhe tė mos japė shqetėsime mė pas, si edhe qė tė qėndrojė e fiksuar pėr tė shmangur prekjet gjatė fazės operative qė do tė shtonte riskun pėr infektim. Mė pas tė vihet kapuēi dhe mbrojtėsja e fytyrės duke rregulluar llastikun nė mėnyrė qė tė garantohet njė aderim perfekt.
Nėse pėrdoren syzet, sigurohuni qė janė pozicionuar saktė dhe pėrputhen mirė nė mėnyrė qė tė reduktohet sa mė shumė nevoja pėr t'i rregulluar gjatė trajtimit tė pacientit.

Procedura pėr heqjen e pajisjeve pėr mbrojtjen personale
Heqja e pajisjeve pėr mbrojtjen personale nė mėnyrėn e duhur paraqet njė sfidė mė tė vėshtirė nė parandalimin e ekspozimit ndaj patogjenėve. Ėshtė e nevojshme qė t'i kushtohet vėmendje maksimale. Kur ėshtė e mundur t'i kėrkohet asistentes qė tė observojė ndėrkohė qė hiqen pajisjet pėr mbrojtjen personale qė mėnyrė qė tė sigurohemi qė tė mos kryejmė asnjė gabim gjatė heqjes sė tyre, procedurė qė duhet kryer po brenda sallės operative.

Le tė shohim disa hapa:
- Tė heqim dorezat nė mėnyrėn e duhur: Me njėrėn dorė kapim pjesėn e jashtme tė dorezės nė pjesėn e kyēit dhe e tėrheqim duke e hequr nga dora nė mėnyrė qė doreza tė pėrthyhet duke u kthyer mbrapsht. Dorezėn e hequr e mbajmė nė dorėn qė kemi me dorezė, me majėn e njėrit nga gishtat kapim pjesėn e sipėrme tė dorezės tjetėr duke e tėrhequr nė tė njėjtėn mėnyrė dhe duke futur kėshtu dorezat brenda njėra-tjetrės dhe i hedhim nė kosh, mė pas tė lahen dhe dezinfektohen duart;
- Heqja e pėrparėses nė mėnyrėn e duhur: si fillim zgjidhim lidhėset e pėrparėses. Pėr lidhėset nė pjesėn e poshtme mund tė na ndihmojė asistentja. Mė pas e heqim duke e rrotulluar nė mėnyrė tė tillė qė pjesa e jashtme tė qėndrojė brenda palosjes dhe e hedhim nė kosh.
- Heqja e mbrojtėses sė fytyrės: ėshtė veēanėrisht e rėndėsishme qė tė kryhet me saktėsi kjo fazė pėr tė shmangur kontaminimin e syve dhe mukozave kur hiqen pajisjet pėr mbrojtjen faciale. E pėrkulim kokėn pėrpara dhe heqim mbrojtėsen e fytyrės duke e kapur nga llastiku dhe duke e nxjerrė nga koka pa e prekur vetė mbrojtėsen. Nėse kemi syze optike poshtė, tė sigurohemi qė syzet nuk janė kontaminuar gjatė heqjes sė pajisjeve pėr mbrojtjen personale;
-Heqja e maskės N95. Pėr tė reduktuar nė minimum mundėsinė e kontaminimit, tė shmanget kontakti me vetė maskėn, duke prekur vetėm llastiqet; tė lahen dhe dezinfektohen duart.

Implikime klinike
Kėto indikacione qė janė dhėnė nga autorėt mund tė duken banale por nė tė vėrtetė janė tė rėndėsishme. Vėnia dhe heqja e pajisjeve pėr mbrojtjen personale janė faza qė bartin riskun e infektimit dhe nuk duhen nėnvlerėsuar e duhet marrė gjithė koha e nevojshme pėr t'i vėnė apo hequr nė mėnyrėn e duhur.
 
Pėr mė shumė informacione:
Ortega R, Gonzalez M, Nozari A, Canelli R. Personal protective equipment and Covid-19. N Engl J Med 2020 May19.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 17 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D