Efektet e ēajit jeshil te pllaka dhe inflamacioni gingival

Higjiena dhe Parandalimi | 22 Maj 2020 |

Efektet e ēajit jeshil te pllaka dhe inflamacioni gingival

Nga Lara Figini


Kolutorėt terapeutikė pėrmbajnė principe aktive qė ndihmojnė nė kontrollimin e halitosis, pllakės dentare dhe gingivitit. Disa nga ingredientėt terapeutikė mė tė zakonshėm qė pėrmbajnė kolutorėt janė vajrat esencialė (EO), klorur cetilpiridin (CPC) dhe klorheksidinė (CHX).
Megjithatė, kolutorėt me bazė alkoli duhen pėrdorur me kujdes sepse mund tė shkaktojnė dhimbje dhe/ose djegie duke ndryshuar pėr njė kohė tė gjatė mukozėn lidhėse orale. Pėr njė pėrdorim afatgjatė dhe rutinė janė propozuar agjentė organikė si alternativė e kolutorėve tradicionalė.
Pėr shembull, katekinat qė merren nga gjethet e bimės Camellia sinensis, kanė treguar se janė tė dobishme nė trajtimin e njė shumėllojshmėrie sėmundjesh sipas mjekėsisė perndimore. Pėr mė tepėr polifenolet nė ēajin jeshil janė ingredientė bioaktivė me veti antioksidante dhe janė tė dobishme nė trajtimin e disa sėmundjeve kronike.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė rishikim sistematik, tė publikuar nė Journal of Herbal of Medicine nė mars 2020, autorėt kanė analizuar sistematikisht tė gjithė literaturėn botėrore duke kėrkuar artikujt qė hetonin efektin e ēajit jeshil nė zgavrėn orale.
Kėrkimi ėshtė kryer duke pėrdorur databazat elektronike si: CINAHL, Cochrane Library, Medline, PubMed dhe Scopus deri nė janar 2017. Janė aplikuar kriteret PRISMA dhe kanė kėrkuar qė t'i pėrgjigjen kėsaj pyetjeje sipas PICO: "Te pacientėt me gingivit cili ėshtė efekti i pėrdorimit kronik tė njė kolutori me bazė ēajin jeshil qė pėrmban katekina nė akumulimin e pllakės dhe nė inflamacionin gingival?".

Rezultate
Nė 187 artikuj tė identifikuar nga strategjia e kėrkimit, pesė kanė rezultuar tė pėrshtatshėm pėr meta-analizėn. Kėto pesė studime kanė pėrfshirė njė popullsi kryesisht aziatike. Ideksi i pllakės (PI) dhe indeksi gingival (GI) janė krahasuar nė pikėn pėrfundimtare dhe gjatė gjithė kohės sė studimit (nga fillimi i tij deri nė fund).
Rezultatet e meta-analizės kanė indikuar se ēaji jeshil dhe klorheksidina (CHX) kanė prodhuar vlera tė indeksit tė pllakės (PI) inferiore nė krahasim me grupin e kontrollit) me placebo) ndėrkohė qė nuk ėshtė regjistruar asnjė diferencė e rėndėsishme ndėmjet grupit CHX dhe atij me ēaj jeshil, qoftė nė fund qoftė gjatė periudhės sė studimit. Pėr mė tepėr, janė vėnė re pak evidenca me efekte anėsore pas pėrdorimit pėr njė kohė tė gjatė tė njė kolutori me bazė ēajin jeshil.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky rishikim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se kolutori me bazė ēajin jeshil mund tė jetė njė alternativė e vlefshme ndaj atij me bazė klorheksidine, mbi tė gjitha pėr njė pėrdorim afatgjatė.

Implikime klinike
Pėr shkak tė tė dhėnave shumė heterogjene dhe tė riskut tė parcialitetit, kėto tė dhėna duhet tė interpretohen me kujdes. Janė tė nevojshme studime tė mėtejshme klinike tė kontrolluara me njė periudhė observimi mė tė gjatė.
 
Pėr mė tepėr:
Gartenmann SJ, Steppacher SL, Weydlich Y, Heumann C, Attin T, Schmidlin PR. The effect of green tea on plaque and gingival inflammation: a systematic review. Journal of Herbal Medicine, Available online 6 March 2020, 100337.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 21 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D