Maskat nė kohėn e COVID-19: njė rishikim sistematik

Higjiena dhe Parandalimi | 19 Maj 2020 |

Maskat nė kohėn e COVID-19: njė rishikim sistematik

Nė njė studim tė publikuar nė JAMA nė shtator 2019 ėshtė krahasuar efekti respirator i maskave N95 nė krahasim me ato tė maskave kirurgjikale pėr parandalimin e gripit dhe infeksioneve tė tjera respiratore virale ndėrmjet profesionistėve tė shėndetit

Nga Lara Figini


Nė kėto kohė pandemie ėshtė folur shumė pėr maskat dhe pėr llojin qė ėshtė mė i sigurt pėr stomatologun.
Para sė gjithash, ndėrmjet maskave kirurgjikale dhe maskave respiratore FFP2 dhe FFP3 (N95) (qė duket se janė tė vetmet qė garantojnė njė mbrojtje tė pėrshtatshme kundėr COVID-19) ka ndryshime tė rėndėsishme: maskat kirurgjikale nuk puthihen mirė nė fytyrė dhe ndaj mund tė ndalojnė vetėm spėrklat mė tė mėdha tė sekrecioneve respiratore qė janė nė kontakt me gojėn ose me hundėn e personit qė e mban.
FFP2 dhe FFP3, tė quajtura edhe filtruesit facialė, janė prodhuar nė mėnyrė tė tillė qė tė puthihen mirė me fytyrėn e personit qė i mban, duke filtruar kėshtu edhe aerosolėt me pjesėzat mė tė vogla, siē janė edhe viruset.
Njė maskė N95 qė ėshtė pėrshtatur shumė mirė me fytyrėn mund tė filtrojė aerosolėt qė pėrmbajnė virusin e gjeneruar nga personat e infektuar, por nė krahasim me maskat kirurgjikale duket se nuk mbahet dot pėr njė periudhė tė gjatė pėr shkak tė vėshtirėsisė pėr tė marrė frymė nėpėrmjet saj. Pėr shembull, maskat respiratore nuk rekomandohen pėr ata qė e kanė kokėn e vogėl ose pėr personat me mjekėr (sepse nuk puthihen mirė me konturet e fytyrės).

Problematikat e kėtyre maskave janė:
1.Sė pari niveli i mbrojtjes sė lartė ėshtė real vetėm nėse vihen nė mėnyrėn e duhur;
2.Sė dyti, kėto maska e bėjnė mė tė vėshtirė kalimin e flukseve tė ajrit, pra rezultojnė tė bezdisshme ose problematike pėr t'u mbajtur pėr periudha tė gjata apo pėr personat qė kanė disfunksione respiratore.
Kolla dhe problemet respiratore nė fakt mund tė pėrkeqėsohen nga pėrdorimi i maskave FFP2 ose FFP3.
Pėr tė shmangur lodhjen respiratore, nga pėrdorimi i zgjatur i respiratorėve, ėshtė e dobishme valvula, qė mund tė jetė e pranishme nė tė dyja maskat (FFP2 dhe FFP3), qė ka edhe si qėllim daljen e avujve apo tymit. Por kjo sjell njė disavantazh tė rėndėsishėm, atė tė mosfiltrimit tė ajvujve tė atij qė e mban, gjė qė mund tė infektojė pacientin nė rastin kur profesionisti ėshtė i infektuar.
Nė literaturė studimet klinike nuk janė tė plota nė lidhje me efikasitetin e respiratorėve N95 krahasuar me atė tė maskave kirurgjikale nė parandalimin e infeksioneve respiratore virale tė stafit shėndetėsor (HCP) nė vendin e punės.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizė
Nė njė studim tė publikuar nė JAMA nė shtator 2019, ėshtė krahasuar efekti i maskave N95 me atė tė maskave kirurgjikale pėr parandalimin e gripit (njė virus shumė i ngjashėm me COVID-19) dhe infeksioneve tė tjera virale ndėrmjet profesionistėve tė shėndetit. Ky studim i randomizuar nė grup ėshtė kryer nė 137 ambulanca nė 7 qendra mjekėsore amerikane nga shtatori 2011 deri nė maj 2015, me njė follow up pėrfundimtar nė qershor 2016.
Njė herė nė vit pėr katėr vite rresht, gjatė periudhės prej 12 javėsh tė pikut tė gripit grupet e ambulancave nė brendėsi tė ēdo qendre janė grumbulluar dhe i janė dorėzuar nė mėnyrė rastėsore maska N95 ose maska kirurgjikale.
Nė mėnyrė kompleksive, 1993 pjesėmarrėsve nė 189 grupe i janė dorėzuar nė mėnyrė rastėsore maskat N95 dhe 2058 pjesėmarrėsve nė 191 grupe i janė dhėnė maska kirurgjikale pėr t'i pėrdorur kur tė ishin nė kontakt me pacientėt e prekur nga sėmundjet respiratore. Nga rezultatet e kėtij studimi nuk janė evidentuar diferenca tė konsiderueshme nė incidencėn e gripit, qė ėshtė konfirmuar nė laborator, ndėrmjet personelit shėndetėsor tė ambulancave qė kanė pėrdorur maskat N95 dhe atyre qė kanė pėrdorur maskat kirurgjikale.
Njė rishikim tjetėr sistematik i vitit 2017 ka konfirmuar rezultatet, duke treguar njė efikasitet mė tė madh tė maskave N95 nė rastin e patologjive me origjinė bakteriale, ndėrsa pėr sėmundjet virale nuk janė ndeshur diferenca performance.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e pranishme deri mė tani nė literaturė, qė duhen konfirmuar nga studime tė tjera, mund tė dalim nė pėrfundimin se performanca e maskave N95 ėshtė e krahasueshme me ato tė maskave kirurgjikale por me njė kosto mė tė lartė.
Problemi i vėrtetė ėshtė rezultantja efikase klinike e maskės qė stomatologu pėrdor, sepse maska kirurgjikale ose ajo N95 nuk janė pėrshtatur mirė me fytyrėn ose krijojnė shqetėsime tė vazhdueshme apo vėshtirėsi nė respirim duke provokuar vazhdimisht reagimin instiktiv nga ana e personit qė i mban qė t'i prekė pėr t'i rregulluar dhe kjo shton riskun e infektimit.
Pra pėr tė reduktuar infektimin ėshtė thelbėsore vendosja e maskės, por edhe mėnyra sesi ato hiqen.

Pėr mė shumė informacione:
Radonovich LJ Jr, Simberkoff MS, Bessesen MT, Brown AC, Cummings DAT et al. N95 respirators vs medical masks for preventing influenza among health care personnel - A randomized clinical trial. JAMA 2019 Sep 3;322(9):824-33.
Offeddu V, Yung CF, Low MSF, Tam CC. Effectiveness of masks and respirators against respiratory infections in healthcare workers: a systematic review and meta-analysis. Clin Infect Dis 2017 Dec 1;65(11):1934-42.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 27 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D