Hiperndjeshmėria e dentinės: etiologjia, mekanizmi dhe parandalimi

Patologji dhe Mjeksi Orale | 13 Maj 2020 |

Hiperndjeshmėria e dentinės: etiologjia, mekanizmi dhe parandalimi

Nga Giulia Palandrani


Hiperndjeshmėria e dentinės (DH) ėshtė pėrkufizuar si njė dhimbje e lehtė dhe akute qė vjen nga sipėrfaqja e ekspozuar e dentinės qė reagon ndaj stimujve me origjinė termike, taktile, osmotike ose kimike.
Prevalenca ėshtė shėnuar nė 8-35% tė popullsisė dhe prek mė shumė gratė sesa burrat. Etiologjia e DH nuk ėshtė shumė e kuptueshme. Faktorė tė ndryshėm etiologjikė dhe predispozues janė menduar se lidhen me DH, si recesioni gingival, humbja e smaltit, abrazioni apo bruksizmi.
Erozioni acid mund tė vijė nga shumė faktorė si ata me burim gastrik, apo faktorė tė brendshėm ose tė jashtėm me origjinė dietetike. Ndjeshmėria individuale provokon humbjen e smaltit nga erozioni acid. Abrazioni i dentinės sė eskpozuar verifikohet pėr shkak tė praktikave tė papėrshtatshme tė higjienės orale.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Teoria qė ėshtė mė e pranueshme nė shpjegimin e DH ėshtė quajtur "hidrodinamike". Nė njė rishikim tė literaturės tė publikuar nė Journal of Dentistry nė Universitetin e Shiraz, autorėt kanė propozuar qė aplikimi i stimujve tė jashtėm si presioni i ftohtė ose i nxehtė, stimujt me anė tė prekjes apo ata osmotikė provokojnė lėvizjen e likidit dentinal dhe lėvizja e tij stimulon mekano receptorėt dhe nxit kėshtu njė pėrgjigje ndaj dhimbjes. Autorėt sugjerojnė shmangien e larjes me furēė pėr tė paktėn 1-3 orė pas konsumimit tė ushqimeve ose pijeve acide. Nėse pacienti ka njė histori erozioni intrinsik duhet tė trajtohet nga njė mjek. Njė nga konkluzionet logjike pėr trajtimin e DH ėshtė ai qė tė mbyllen tubthat nga pėrbėrėsit e pastės sė dhėmbėve. Por efikasiteti i kėtyre produkteve varet nga rezistenca e tyre ndaj heqjes. Aktualisht kripėrat e kaliumit janė principi aktiv mė i zakonshėm nė pėrdorimin e uljes sė ndjeshmėrisė sė dentinės. Sinapsi ndėmjet qelizave nervore ėshtė bllokuar nga jonet e kaliumit, qė do tė reduktojė ngacmimin nervor dhe dhimbjen. Hidroksidi i kalciumit mund tė pėrdoret pėr tė bllokuar tubthat, por autorėt kanė sinjalizuar se prania e tij mund tė shkaktojė irritim tė gingivės.

Silantė tė tjerė pėr dentinėn si kompozitat dhe cementet glass-ionomer kanė efekte tė pėrkohshme sepse mund tė hiqen lehtėsisht gjatė larjes.

Konkluzione
Hiperndjeshmėria e dentinės ėshtė njė problem oral i pėrhapur qė prek persona me mosha tė ndryshme. Kur njė pacient ankohet pėr faktorin shkakėtar ose predispozues tė DH duhet tė identifikohet mė parė nga mjeku dhe mė pas tė projektohet njė plan trajtimi.

Pėr mė tepėr:
Davari AR, Ataei E, Assarzadeh H. Dentin hypersensitivity: etiology, diagnosis and treatment; a literature review. J Dent (Shiraz) 2013 Sep;14(3):136-45.
Versione inglese disponibile su DENTISTRY33: http://www.dentistry33.com/clinical-cases/oral-hygiene-prevention/167/dentin-hypersensitivity-etiology-mechanism-and-prevention.html

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 28 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D