Koronavirusi, veprimi anti viral i peroksidit tė hidrogjenit, povidone ose klorheksidinės gjatė shpėlarjeve tė gojės


|

Higjiena dhe Parandalimi | 24 Prill 2020 |

Koronavirusi, veprimi anti viral i peroksidit tė hidrogjenit, povidone ose klorheksidinės gjatė shpėlarjeve tė gojės

Profesoresha Strohmenger dhe doktorėt Vitali dhe Villa, kėrkojnė tė hedhin dritė duke u bazuar nė evidencat e publikuara nė literaturė



Gjatė fillimit tė epidemisė nga COVID-19 ka filluar tė qarkullojė nė ambientet stomatologjike njė artikull i publikuar tek International Journal of Oral Sciences, nga autorėt kinezė tė Universitetit Chengdu, i titulluar "Transmission routes of 2019-nCoV and control in dental practice". Ky artikull ofron njė analizė tė hollėsishme mbi riskun infektiv nė klinikėn dentare dhe mėnyrat e parandalimit duke u kthyer nė njė bazė tė rėndėsishme diskutimi pėr vendosjen e linjave tė zhvillimit tė menaxhimit tė riskut infektiv nė klinikat tona.
Menaxhimi i riskut nga COVID-19 do tė jetė njė sfidė me tė cilėn duhet tė pėrballet sektori stomatologjik pėr muaj me radhė pėrveē emergjencės, qė jemi duke jetuar tani duke reduktuar punėn vetėm pėr urgjencat. Kjo zgjidhje nuk mund tė zgjasė pėr njė kohė tė gjatė, jo vetėm pėr motive ekonomike, por edhe sepse kujdesi pėr shėndetin oral nuk mund tė drejtohet nga emergjenca pėr njė kohė tė gjatė. Prandaj ėshtė e rėndėsishme qė ajo qė kėshillohet nga Institucionet (p.sh.: Ministria, Shoqatat CAO) tė bazohet nė evidenca tė sakta ose nėse kėto mungojnė, komuniteti shkencor mund tė veprojė pėr t'i krijuar ato.


Nė artikull autorėt rekomandojnė pėrdorimin e shpėlarjeve tė gojės me peroksid hidrogjeni nė 1% ose povidone nė 0.2% pėr inaktivizimin e virusit qė mund tė jetė i pranishėm nė kavitetin oral. Nė fakt nuk kėshillohet pėrdorimi i dezinfektantit tė zgjedhur, siē ėshtė klorheksidinė 0.2% qė pėrdorim tė gjithė prej viteshme me rezultate tė shkėlqyera pėr parandalimin gjeneral tė riskut infektiv, por edhe pėr tė ulur ngarkesėn e viruseve rezistente si HBV. Pėrdorimi i peroksidit edhe nė pėrqindje tė vogla, ka kundėrindikacione tė shumta, ku ndėrmjet tė cilave ėshtė risku i deskuamimit tė epiteleve orale, pėrveē njė arome shumė tė pakėndshme qė mund tė ēojė nė rėnien e pėlqimit qoftė nga stomatologu qoftė nga pacienti.
Pra riskojmė qė tė kemi njė pajisje dezinfektimi ndoshta mė efikase, por qė gjeneron problematika tė tjera dhe mund tė mos e pėrdorin tė gjithė.
Pėrdorimi i povidone qė hollohet, i pranishėm nė treg si iodopovidone nė 1% mund tė prodhojė nė fakt njė pajtueshmėri mė tė vogėl dhe njė hollim jo tė njėjtrajtshėm nga ana e tė gjithė kolegėve. Hollimi i produktit sidoqoftė ėshtė njė procedurė shtesė qė mund tė rėndojė mė tej procedurat e shumta qė zbatohen pėr frenimin e infektimit, duke gjeneruar mundėsisht gabime ose aderim mė tė vogėl ndaj rekomandimeve nga ana e ndonjė kolegu. Furnizimi i pakėt i tij gjatė muajve nė vijim mund tė jetė i komplikuar pėr shkak tė kufizimeve qė do tė qėndrojnė pėr disa kohė. Pėrdorimi i povidone ėshtė mbėshtetur edhe nga autorėt e njė artikulli nė 2006 tė publikuar nė Dermatology, sėrish nga studimet in vitro dhe ato pėr virusin SARS, jo COVID-19.
Nga ana tjetėr kemi njė pėrbėrje, klorheksidinėn, qė pėrdoret gjerėsisht prej vitesh, me lehtėsi nga pothuajse tė gjithė stomatologėt.


Rikujtojmė qė rekomandimi i peroksidit dhe povidone bėhet pas njė vlerėsimi tė kujdesshėm dhe tė mbėshtetur nga evidenca tė sakta. Duke qėndruar nga ana e sigurisė teorike tė pėrbėrjeve dezinfektuese nė fakt mund tė gjenerohet njė pajtueshmėri mė e vogėl qė redukton nė tė vėrtetė efektin parandalues. Autorėt e artikullit mbėshtesin nė rekomandimin e tyre edicionin e pestė tė "Guidelines for the Diagnosis and Treatment of Novel Coronaviruses Pneumonia", qė ėshtė lėshuar nga autoritetet shėndetėsore kineze. Por duke lexuar kėto udhėzime nga njė pėrkthim i bėrė nga kinezishtja nuk kemi gjetur indikacione mbi efikasitetin e dy pėrbėrjeve nė shpėlarjet e gojės (peroksid VS klorheksidinė), por vetėm indikacione pėr efikasitetin e tyre nėpėr sipėrfaqe (peroksidi ishte superior ndėrsa klorheksidina inferiore).
Ky rekomandim ėshtė rimarrė edhe nė njė dokument tė OBSH-sė, gjithmonė duke ju referuar dezinfektimit tė sipėrfaqeve. Pėrveēse bėhet fjalė pėr njė situatė tė ndryshme (dezinfektimi i sipėrfaqeve dhe jo shpėlarja e gojės), udhėzimet kineze nė tė vėrtetė nuk sjellin tė dhėna mbi efikasitetin e shpėlarjeve orale.
Klorheksidina ėshtė njė pėrbėrje qė qėndron nė mukozat orale dhe ėshtė pra e mundshme qė nė zgavrėn orale tė kemi njė efikasitet mė tė madh sesa nė sipėrfaqe. Kemi kontaktuar autorėt e artikullit pėr tė kėrkuar sqarime dhe me shpejtėsi ekstreme Prof. Baio Ren na ka ofruar mbėshtetje tė tjera pėr rekomandimet e tyre. Na ka sjellė njė rishikim tė literaturės sė publikuar nė Journal of Hospital Infection mbi efikasitetin e dezinfektantėve tė ndryshėm nė sipėrfaqe (jo nė zgavrėn orale) pėr njė seri koronavirusesh. Nė veēanti studimi i vetėm qė ka vlerėsuar efikasitetin e klorheksidinės ka qenė njė studim i vitit 1988 i kryer nė shtame koronavirusi te minjtė dhe qentė, gjithmonė in vitro. Artikulli risjell njė efikasitet mė tė vogėl tė klorheksidinė 0.2% nė shtame tė tjera koronavirusi.
Njė artikull tjetėr i publikuar sė fundmi nė Chinese Journal of Stomatology nė fakt rekomandon pėrdorimin e povidone me 1% (e mirėnjohura Betadinë) ose cetilpiridin klorur nė 0.05%-0.10%. Edhe kėto rekomandime duken se janė tė bazuara vetėm nė studime in vitro dhe nė shtamet e tjera tė koronaviruseve. Rekomandimet e dy artikujve tė tjerė kanė hyrė nė dokumentin e lėshuar nga CAO Regionali Lombarde dhe artikulli i shfaqur nė International Journal of Oral Sciences ėshtė pėrkthyer edhe nė italisht. Rikujtojmė se ėshtė i nevojshėm njė thellim i mėtejshėm i kėtij rekomandimi pėr tė cilin opinion ynė i pėbashkėt ėshtė qė kemi baza shkencore tė dobėta.
Pėr momentin kujtojmė qė nuk ekzistojnė baza tė sakta pėr rekomandimin e njė dezinfektanti nė vend tė njė tjetri dhe ėshtė e dobishme qė komuniteti shkencor tė ēojė pėrpara kėrkime dhe reflektime tė mėtejshme pėr tė pėrpunuar njė linjė tė drejtuar ndoshta jo menjėherė, por pėr muajt e ardhshėm, ku emergjenca COVID-19 do tė rifutet, por do tė na duhet tė pėrballemi me rikthimin nė aktivitetin tonė klinik me njė ndėrgjegjėsim tė ri.

Nėn kujdesin e: Prof. Laura Strohmenger, Spitali San Paolo, Universiteti i Studimeve tė Milanos, Dr. Alessandro Vitali, Profesionist i pavarur, Bergamo; Dr. Alessandro Villa, Departamenti i Shkencave Orofaciale, Universiteti i Kalifornisė, San Francisco.

Pėr mė tepėr:
National Health Commission of the People's Republic of China. Guidelines for the diagnosis and treatment of novel coronavirus pneumonia. 5th edition.
Xian P et al. "Transmission routes of 2019-nCoV and control in dental practice" International Journal of oral Sciences (2020) 12: 9
"Persistence of coronaviruses on inanimate surfaces and their inactivation with biocidal agents" J of Hosp Infection 104 (3) 246-251
Li Z and Meng L "Prevention and control of new coronavirus infection in oral diagnosis and treatment" Chinese Journal of Stomatology, 2020 55 (00)
Saknimit M et al "Virucidal Efficacy of physico-chemical treatments against coronaviruses and parvoviruses of laboratory animals" Exp. Anim. 37(3) 341-345, 1988
Federazione regionale degli ordini dei medici chirurghi e degli odontoiatri della Regione Lombardia - Commissioni Albo Odontoiatri. "Linee guida sulla gestione del paziente durante l'emergenze COVID19".

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 15 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D