Rikonstruksioni kirurgjikal periodontal dhe perimplantar i indeve tė buta nėpėrmjet grafteve autogjenike

Parodontologji | 6 Prill 2020 |

Rikonstruksioni kirurgjikal periodontal dhe perimplantar i indeve tė buta nėpėrmjet grafteve autogjenike

Nga Lara Figini


Qėkur u fut pėr herė tė parė, 50 vite mė parė, grafti i indit tė butė ėshtė pėrdorur gjithmonė nė praktikėn klinike pėr tė shtuar trashėsinė e indit gingival dhe mukozėn, pėr tė rivendosur njė gjerėsi tė pėrshtatshme tė indit tė keratinizuar, pėr tė korrigjuar mbrojtjet e mukogingivės dhe pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė e pjesės pėrreth dhėmbėve natyralė apo implanteve.

Mund tė flasim pėr graft gingival tė lirė dhe pėr graft lidhės.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė kėrkim tė fundit, tė publikuar nė Journal of Periodontology nė janar 2020, autorėt kanė paraqitur studimet mė tė fundit dhe gjendjen aktuale rreth grafteve tė indit tė butė autogjen pėr tė shtuar nivelin e indeve tė buta qė mbulojnė recesionet te dhėmbėt natyralė por edhe nė pjesėt e implanteve.

Janė evidentuar indikacionet dhe parashikueshmėria e teknikave tė graftit gingival tė lirė dhe tė graftit tė indit lidhės (CTG), sė bashku me rezultatet klinike dhe estetike. CTG mund tė merren nga tuberoziteti i nofullės ose nga qiellza me mėnyra tė ndryshme qė mund tė kenė impakt nė cilėsinė e graftit dhe nė sėmundshmėrinė e pacientit.

Nė punim ėshtė diskutuar edhe influencimi i CTG nė trashėsinė e indeve tė buta dhe nė gjerėsinė e atyre tė keratinizuar.

Rezultate
Ndėrmjet komplikacioneve post-operative nė rastin e grafteve tė indeve tė buta autogjene renditen kryesisht:
-hemorragjia nė nivelin e pjesės dhuruese;
-ndryshime ndijore nė qiellzė;
-infeksion.

Nė veēanti, gjakrrjedhja intra-operative e zgjatur nga qiellza nuk ėshtė njė ngjarje e rrallė duke u nisur nga teknika e kryer. Duke qenė se grumbullimi i indeve tė buta duhet tė limitohet nga regjioni i kaninit deri te rrėnja e molarit tė parė (ose, maksimumi, nė zonėn e molarit tė dytė/tuberoziteti) shpesh disponibiliteti i graftit mund tė jetė i papėrshtatshėm nė trajtimin e shumė pjesėve estetike.

Pėr mė tepėr, trashėsia e mukozės palatale ėshtė njė faktor tjetėr i mundshėm qė limiton grumbullimin palatal, sepse trashėsia minimale e mbetur e indeve tė buta nė kockė ėshtė lidhur me njė konsumim mė tė madh tė analgjezikėve. Njė mukozė palatale e hollė mund tė shtojė riskun pėr zvogėlimin e tepėrt tė lembos primar (kur kryhen teknika me incizion nė formė rrethore, katrore ose paralele).

Ndaj mjekėt kanė treguar njė interes mė tė madh pėr zėvendėsimet e graftit autolog, si ADM, ose matrica e kolagjenit.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky rishikim, qė duhet tė konfirmohen me studime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se prova tė ndryshme tė rėndėsishme mbėshtesin kryerjen e grafteve tė indit tė butė autolog pėr rikonstruksionin kirurgjikal plastik periodontal dhe perimplantar dhe pėr shėndetin dhe estetikėn e indeve tė buta.

Trashėsia e pėrshtatshme e indit dhe gjerėsia e indit tė keratinizuar duket se janė faktorė thelbėsorė pėr shėndetin perimplantar. Teknikat me bazė graftet autogjene mund tė konsiderohen mė efikase pėr shtimin e indeve tė buta perimplantare.

Implikime klinike
Ndėrkohė qė teknika e graftit gingival tė lirė ende konsiderohet trajtimi i zgjedhjes sė parė pėr shtimin e trashėsisė sė indeve tė buta dhe tė mukozės sė keratinizuar tė dhėmbėve dhe nė pjesėt implantare, grafti i indit lidhės ofron parashikueshmėrinė maksimale pėr arritjen e njė mbulimi radikolar tė plotė dhe rezultatet estetike tė larta.

Pėr mė tepėr:
Zucchelli G, Tavelli L, McGuire MK, Rasperini G, Feinberg SE, Wang HL, Giannobile WV. Autogenous soft tissue grafting for periodontal and peri-implant plastic surgical reconstruction. J Periodontol 2020 Jan;91(1):9-16.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 36 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D