Menaxhimi i urgjencave stomatologjike gjatė emergjencės sė koronavirusit: kėshillat dhe rekomandimet nga njė studim kinez

Higjiena dhe Parandalimi | 2 Prill 2020 |

Menaxhimi i urgjencave stomatologjike gjatė emergjencės sė koronavirusit: kėshillat dhe rekomandimet nga njė studim kinez

Nė njė studim tė publikuar nė Journal of Dental Research nė mars 2020, autorėt paraqesin njohuritė thelbėsore pėr COVID-19 dhe ofrojnė protokolle tė menaxhimit pėr dentistėt nė rastet e trajtimeve tė emergjencave

Nga Lara Figini


Epidemia nga koronavirusi 2019 (COVID-19), qė u shfaq fillimisht nė Wuhan, nė Kinė, dhjetorin e kaluar ėshtė kthyer tashmė nė njė pandemi duke paraqitur njė problematikė tė jashtėzakonshme tė shėndetit publik jo vetėm pėr Kinėn por edhe pėr vendet e tjera nė tė gjithė botėn.
Pėr shkak tė karakteristikave intrinsike tė profesionit stomatologjik, qė parashikon raporte tė ngushta ndėrmjet profesionistit dhe kavitetit oral tė pacientėve, risku i infektimit nė kėtė sektor mund tė jetė i lartė pėr fat tė keq.
Pėr klinikat dentare (nė vendet qė janė tė prekur nga COVID-19) janė tė nevojshme protokolle rigoroze dhe efikase kontrolli tė infeksioneve.


Tipologjia e kėrkimit, modaliteti i analizės dhe rezultatet
Nė njė studim tė publikuar nė Journal of Dental Research nė mars 2020, autorėt paraqesin njohuri thelbėsore pėr COVID-19 dhe ofrojnė protokolle tė menaxhimit tė emergjencave stomatologjike.
Trajtimet e emergjencės qė nuk mund tė shtyhen mund tė jenė:
-menaxhimi i pulpiteve ose periodontitit periapikal akut;
-menaxhimi i frakturave dentare ose ekstraktimeve.


Hapat pėr trajtimet e emergjencės stomatologjike nė situata tė epidemisė nga koronavirusi janė:
-vlerėsimi i pacientit me matjen e temperaturės pėrpara trajtimit;
-dezinfektimi i duarve tė pacientit dhe i sipėrfaqeve me tė cilat ka pasur kontakt ai;
-veshja e pajisjeve mbrojtėse qoftė nga profesionisti qoftė nga asistenti/asistentja (maska, syze, pėrparėse njė pėrdorimshe, doreza tė dyfishta);
-kryerjen e shpėlarjes pre-operative me njė kolutor antimikrobial nga ana e pacientit sepse ndihmon nė reduktimin e mikrobeve nė kavitetin oral;
-tė shmangen procedurat qė mund tė induktojnė kollė ose tė kryhen me shumė kujdes (OBSH, 2020);
-procedurat qė gjenerojnė aerosol, si pėrdorimi i shiringės me ajėr dhe ujė apo i frezėmbajtėseve motorike dhe me ultratinguj, duhet tė minimizohen sa mė shumė qė tė jetė e mundur.

Shumė shpesh nė trajtimet e urgjencės stomatologjike, pėrballemi me dhimbje intensive, ėnjtje, etj. dhe pėr tė dhėnė diagnozėn e saktė nevojitet ekzaminimi radiografik intraoral, por teknika radiografike mund tė stimulojė sekretimin e pėrshtymės apo kollitjen; prandaj, nė kėto rrethana preferohet kryerja e radiografive dentare ekstra-orale, si radiografia panoramike ose CBCT.
Nė trajtimet e rasteve tė emergjencave rekomandohet qė tė pėrdoret gjithmonė, sigurisht nėse ėshtė e mundur, diga e gomės dhe aspiratorėt e pėshtymės me shpejtėsi tė lartė qė mund tė ndihmojnė nė minimizimin e aerosolit ose spėrkatjeve. Mbrojtėset e fytyrės dhe syzet janė thelbėsore kundėr nebulizimit.
Ndėrsa menaxhimi i trajtimit tė frakturave tė mundshme, luksimet apo trauma tė tjera qė shkaktojnė avulsion tė dhėmbit varen nga mosha, nga shkalla e rėndesės traumatike, nga formimi i apeksit dhe nga parashikimi i kohėzgjatjes sė ndėrhyrjes.
Nėse dhėmbi duhet tė hiqet, preferohet njė suturė e riabsorbueshme. Kėshillohet qė tė lahet me kujdes plaga dhe tė pėrdoret njė aspirator i pėrshtymės me grykė tė gjerė pėr tė shmangur spėrklat.


Pėr mė tepėr:
Meng L, Hua F, Bian Z. Coronavirus disease 2019 (COVID-19): emerging and future challenges for dental and oral medicine. J Dent Res 2020 Mar 12:22034520914246.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 26 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D