Prevalenca e kariesit dentar te fėmijėt dhe adoleshentėt me diabet tė tipit 1

Patologji dhe Mjeksi Orale | 27 Mars 2020 |

Prevalenca e kariesit dentar te fėmijėt dhe adoleshentėt me diabet tė tipit 1

Lara Figini


Diabeti melit i tipit 1 ėshtė njė sėmundje kronike autoimune qė karakterizohet nga shkatėrrimi i qelizave pankreatike beta dhe si pasojė nga mungesa e prodhimit tė insulinės. Ky lloj diabeti prek mbi gjysmė milion fėmijė nė tė gjithė botėn dhe prevalenca e incidenca e tij ėshtė nė rritje, veēanėrisht nė Evropė.
Studime tė shumta epidemiologjike kanė raportuar se diabeti i tipit 1 shton riskun e sėmundjes kardiovaskulare, sėmundjes sė veshkave dhe rėnies konjitive te fėmijėt dhe adoleshentėt. Pėr mė tepėr, njė numėr nė rritje i studimeve indikon njė lidhje ndėrmjet diabetit tė tipit 1 dhe komplikacioneve orale, duke pėrfshirė sėmundjet periodontale dhe kariesin dentar.
Studimet qė janė aktualisht tė disponueshme nė literaturė, qė vendosin prevalencėn e saktė tė kariesit dentar ndėrmjet fėmijėve dhe adoleshentėve me diabet tė tipit 1 janė pėr fat tė keq tė diskutueshme dhe nuk ka meta-analiza sasiore nė lidhje me kėtė.
  
Materiale dhe metoda
Nė njė rishikim sistematik, tė publikuar nė BMC Oral Health, nė shtator 2019, autorėt kanė kryer njė kėrkim biobliografik tė gjerė, tė bazuar nė njė strategji tė paracaktuar kėrkimi,me PubMed, EMBASE and China National Knowledge, pėr tė gjitha studimet qė kanė prevalencė tė kariesit dentar te fėmijėt dhe adoleshentėt me diabet tė tipit 1 tė publikuar nga korriku 1971 deri nė dhjetor 2018.
Prevalenca e grumbulluar me 95% intervale besueshmėrie (95%CIs) dhe analizat e nėngrupeve janė llogaritur duke pėrdorur njė model efektesh tė rastėsishme.
    
Rezultate
Nga 358 artikuj qė janė identifikuar fillimisht, njė total prej 10 artikujsh qė pėrfshinin 538 pacientė u pėrfshinė nė rishikimin pėrfundimtar. Prevalenca e pėrgjithshme e kariesit dentar ndėrmjet fėmijėve dhe adoleshentėve me diabet tė tipit 1 ishte 67%.
Prevalenca ishte mė e lartė nė Amerikėn Jugore (84%) dhe mė e ulėt te pacientėt diabetikė me kontroll tė mirė metabolik (47%).

Konkluzione  
Nga tė dhėnat e kėtij rishikimi, qė duhet tė konfirmohen me rishikime tė tjera tė ngjashme, mund tė dalim nė pėrfundimin qė prevalenca e kariesit dentar ėshtė e lartė te fėmijėt dhe adoleshentėt me dibet tė tipit 1. Duke parė prevalencėn e lartė tė kariesit dentar ndėrmjet tė rinjve me diabet tė tipit 1, skrinimi dhe trajtimi parandalues duhet tė pėrfshihen nė mėnyrė rutinore si trajtime nė klinikat dentare pėr fėmijėt e adoleshentėt diabetikė, veēanėrisht ata me kontroll tė dobėt metabolik.

Pėr mė tepėr: Prevalence of dental caries in children and adolescents with type 1 diabetes: a systematic review and meta-analysis.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 29 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D