Vlerėsimi i mbijetesės sė HCoV19 nė aerosol dhe nė sipėrfaqe tė ndryshme

Higjiena dhe Parandalimi | 25 Mars 2020 |

Vlerėsimi i mbijetesės sė HCoV19 nė aerosol dhe nė sipėrfaqe tė ndryshme

Nga Lara Figini


Njė koronavirus human qė mund tė ēojė pacientin e infektuar nė njė sindromė respiratore akute tė rėndė, ndonjėherė edhe vdekjeprurėse, tė quajtur koronavirus 2 SARS-CoV-2) (tė pėrkufizuar mė parė si HCoV19), qė u shfaq fillimisht nė Wuhan, nė Kinė, nė fund tė vitit 2019, tani po shkakton njė pandemi duke shqetėsuar seriozisht tė gjithė botėn.
Po sa mbijeton ky virus nė ajėr tė hapur apo nė sipėrfaqe tė ndryshme?

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim in vitro, tė publikuar nė The New England Journal of Medicine nė mars 2020, autorėt kanė analizuar aerosolin dhe qėndrueshmėrinė sipėrfaqėsore tė SARS-CoV-2 (Covid19) duke krahasuar me ato tė SARS-CoV-1, koronavirusi qė lidhet mė shumė me njeriun.
Autorėt kanė vlerėsuar qėndrueshmėrinė e HCoV19 (SARS-CoV-2) nė aerosol dhe nė sipėrfaqe tė ndryshme dhe kanė vlerėsuar normėn e tij tė rėnies duke pėrdorur njė model Bayesian tė regresionit.
Janė pėrdorur shtame nė aerosol(<5 μm) qė pėrmbajnė HCoV19 (105,25 50% doza infektive pėr kulturė indesh [TCID50] pėr milimetėr) dhe shtame tė tjera qė pėrmbajnė SARS-CoV-1 (106.75-7.00 TCID50 pėr milimetėr) tė gjeneruar nga njė nebulizator Collison me tre reaktivė.
Infektimi viral ėshtė analizuar dhe ėshtė regjistruar nė pesė kushte mjedisore (aerosol, plastikė, ēelik i paoksidueshėm, bakėr dhe karton). Tė gjitha matjet eksperimentale janė kryer nė tre kopje.

Rezultate
HCoV19 ka mbetur i pranishėm nė aerosol pėrgjatė gjithė eksperimentit (3 orė), me njė reduktim tė titullit infektiv nga 103,5 nė 102,7 TCID50 pėr litėr ajri. Ky reduktim ka rezultuar i ngjashėm me atė qė ėshtė observuar me SARS-CoV-1, nga 104,3 nė 103,5 TCID50 pėr milimetėr.
HCoV19 ka rezultuar mė i qėndrueshėm nė sipėrfaqe si plastika dhe ēeliku i paoksidueshėm nė krahasim me sipėrfaqet e bakrit dhe kartonit.
Nė plastikė dhe ēelik tė paoksidueshėm virusi ka rezultuar se jeton deri nė 72 orė pas rėnies nė kėto sipėrfaqe, edhe pse titulli viral ėshtė reduktuar nė mėnyrė tė konsiderueshme (nga 103,7 nė 100,6 TCID50 pėr milimetėr pas 72 orėsh nė plastikė dhe nga 103,7 nė 100,6 TCID50 pėr milimetėr pas 48 orėsh nė ēelik tė paoksidueshėm).
Nė bakėr, nuk ėshtė matur asnjė ngarkesė virale e HCoV19 pas 4 orėsh dhe nė karton nuk ėshtė matur asnjė ngarkesė virale e HCoV19 pas 24 orėsh.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim in vitro, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se virusi HCoC19 mbijeton nė spėrkla ajri deri nė 3 orė dhe nė sipėrfaqe kohėzgjatja e tij varet nga lloji i materialit. Nė njė klimė tė ftohtė dhe tė thatė mbijetesa e tij ėshtė mė e madhe ndėrsa nė diell mbijetesa e tij reduktohet nė mėnyrė drastike.
Sidoqoftė, ngarkesa virale e tė gjitha sipėrfaqeve tė hetuara pėrgjysmohet pas disa orėsh dhe nuk ėshtė e thėnė qė tė jetė nė gjendje tė infektojė.

Implikime klinike
Studime tė tjera janė tė nevojshme pėr mbijetesėn e kėtij virusi nė ajėr nė mjedise tė hapura dhe tė mbyllura. Janė tė nevojshme edhe studime tė tjera pėr tė kuptuar motivin pėrse mbijetesa e HCoV19 ėshtė mė e lartė nė disa sipėrfaqe nė krahasim me tė tjerat.
 
Pėr mė tepėr: N. van Doremalen et al. Aerosol and surface stability of SARS-CoV-2 as compared with SARS-CoV-1. N Engl J Med March 17, 2020; DOI: 10.1056/NEJMc2004973.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 24 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D