Parandalimi i transmetimit tė β-koronavirus (2019-nCoV) nė klinikat dentare

Higjiena dhe Parandalimi | 11 Mars 2020 |

Parandalimi i transmetimit tė β-koronavirus (2019-nCoV) nė klinikat dentare

Nga Lara Figini


Njė vatėr pulmoniti emergjente e pati origjinėn nė qytetin e Wuhan nė fund tė dhjetorit 2019. Infeksioni nga pulmoniti ėshtė pėrhapur me shpejtėsi nė Wuhan nė pjesėn mė tė madhe tė provincave si edhe nė 24 vende tė tjera.
Organizata Botėrore e Shėndetėsisė ka deklaruar njė emergjencė shėndetėsore tė shqetėsimeve ndėrkombėtare pėr kėtė epidemi globale nė datėn 30 janar 2020. Simptomat klinike tipike tė pacientėve qė vuajnė nga  β-koronavirus (2019-nCoV) janė temperatura, kolla dhe mialgjia ose lodhja (me TC tė toraksit anormal) dhe simptomat mė pak tė zakonshme janė prodhimi i sekrecioneve, dhimbje koke, hemoptizė dhe diarre.

Ky agjent i ri infektiv ka probabilitet mė tė madh qė tė godasė meshkujt mė tė moshuar duke shkaktuar sėmundje tė rėnda respiratore. Rrugėt mė tė zakonshme tė transmetimit nCoV pėrfshijnė transmetimin direkt (kollė, teshtima dhe transmetimin nėpėrmjet inhalimit tė spėrklave) dhe transmetimin me anė tė kontaktit (kontakti me membranat dhe mukozat orale, nazale dhe okulare).

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Njė studim shkencor kinez, pėrveē pėrshkrimit tė detajuar tė karakteristikave tė kėtij virusi tė ri dhe mėnyrave tė tij tė transmetimit, rekomandon masat e kontrollit tė infeksioneve nė klinikėn dentare pėr tė shmangur transmetimet nga personi nė person nė klinikat dentare dhe nė spitale. Kryerja e kurave stomatologjike nė mėnyrė tė pashmangshme sjell riskun e infeksionit nga 2019-nCoV pėr shkak tė specificitetit tė procedurave stomatologjike, qė lidhen me raportin e ngushtė ndėrmjet personave, ekspozimin e vazhdueshėm ndaj pėshtymės, gjakut dhe likideve tė tjera trupore apo manipulimin e instrumenteve tė mprehta.

Mikroorganizmat patogjenė mund tė transmetohen nė kontekste dentare nėpėrmjet inhalimit tė mikroorganizmave tė pranishėm nė ajėr dhe mund tė qėndrojnė pezull nė ajėr pėr periudha tė gjata Koronaviruset humane si SARS-CoV, Koronavirusi i sindromės respiratore tė Lindjes sė Mesme (MERS-CoV) ose koronavirusi endemik human (HCoV) mund tė qėndrojnė nė sipėrfaqe si metali, xhami ose plastika pėr disa ditė. Prandaj, sipėrfaqet e kontaminuara qė preken shpesh nė mjediset spitalore apo nė klinika janė njė burim i fuqishėm i transmetimit tė koronavirusit. Nė veēanti merret nė konsideratė fakti qė aerosoli dhe spėrklat janė konsideruar rrugėt kryesore tė pėrhapjes sė 2019-nCoV. Gjatė praktikave dentare aerosoli me origjinė nga pacientėt e infektuar ka probabilitet tė lartė qė tė kontaminojė tė gjithė sipėrfaqen nė klinikat dentare. Pėr mė tepėr, ėshtė treguar se nė temperaturė ambienti HCoV qėndron nga 2 deri nė 9 ditė dhe mbetet mė shumė nė lagėshti 50% nė krahasim me lagėshtinė 30%. Prandaj, ruajtja e njė ambienti tė pastėr dhe tė thatė nė klinikėn dentare do tė kontribuonte nė reduktimin e persistencės sė 2019-nCoV.

Rezultate
Profesionistėt e stomatologjisė duhet tė njohin plotėsisht virusin 2019-nCoV dhe mėnyrat e transmetimit dhe tė pėrshtatin strategjitė si nė vijim me qėllim qė tė parandalojnė transmetimin e 2019-nCoV:
• Tė identifikojnė pacientėt me infeksion nga 2019-nCoV: si fillim duhet tė matet temperatura trupore e pacientit me njė termometėr qė vendoset te balli. Ėshtė e nevojshme qė tė pėrdoret njė pyetėsor pėr tė seleksionuar pacientėt me infeksion tė mundshėm nga 2019-nCoV (shih pyetėsorin mė poshtė). Nėse njė pacient i pėrgjigjet me "Po" tė gjitha pyetjeve tė skrinimit dhe temperatura trupore e tij ėshtė mė e lartė sesa 37,3° C, pacienti duhet tė dėrgohet qė t'i nėnshtrohet strukturave kompetente.
• Pėrdorimi i masave tė mbrojtjes individuale pėr profesionistėt e sektorit stomatologjik, si syzet mbrojtėse, maskat, dorezat, kapuēi dhe veshjet mbrojtėse gjatė tė gjithė periudhės epidemike tė 2019-nCoV.
• Udhėzimi i pacientėve qė tė shpėlajnė gojėn me kolutor pėrpara procedurės dentare. Pėrgjithėsisht thuhet se njė kolutor antimikrobial pre-operativ redukton numrin e mikrobeve orale. Siē indikohet nga Udhėzimet pėr diagnostikimin dhe trajtimin e infeksionit nga koronavirusi (nga edicioni i pestė) i publikuar nga Komisioni kombėtar pėr shėndetin nė Republikėn popullore tė Kinės, klorheksidina qė pėrdoret zakonisht si kolutor nė klinikėn dentare, mund tė mos jetė efikas pėr tė mbytur 2019-nCoV. Por ka debate nė komunitetin shkencor mbi kėtė temė. 2019-nCoV ėshtė vulnerabėl ndaj oksidimit, prandaj kėshillohet pėrdorimi i kolutorėve pėrpara procedurės qė pėrmbajnė agjentė oksidues si peroksid hidrogjeni 1% ose povidone 0,2%, me qėllim qė tė reduktohen nga pėshtyma mikrobet orale, duke pėrfshirė potencialin e transmetimit tė 2019-nCoV.
• Pėrdorimi i digės sė gomės: Pėrdorimi i digės sė gomės mund tė reduktojė nė mėnyrė tė konsiderueshme prodhimin e aerosolit tė kontaminuar nga pėshtyma apo gjaku, veēanėrisht nė rastet kur pėrdoren frezėmbajtėsit me shpejtėsi tė lartė dhe pajisjet dentare me ultratinguj.
• Pėrdorimi vetėm i frezėmbajtėsve anti-retraction: Frezėmbajtėsit stomatologjikė me shpejtėsi tė lartė pa valvula anti-retraction mund tė thithin dhe nxjerrin mbetjet dhe likidet gjatė procedurave dentare. Prandaj, pėrdorimi i frezėmbajtėsve dentarė pa funksion anti-retraction duhet tė shmanget gjatė gjithė periudhės sė epidemisė sė COVID-19.
• Dezinfektimi i klinikės: Duhet tė pėrshtaten masat efikase dhe rigoroze tė dezinfektimit qoftė nė sallėn e operacionit qoftė nė sallėn e pritjes ose korridorit nga hyjnė pacientėt. Duhet tė pastrohen dhe dezinfektohen shpesh dorezat e dyerve, karriget dhe tavolinat si edhe gjithēka qė preket nga pacientėt.
• Menaxhimi i saktė i mbetjeve sanitare: Mbetjet sanitare (duke pėrfshirė pajisjet njėpėrdorimshe pėr mbrojtjen) duhet tė transportohen menjėherė nė zonėn e depozitimit tė pėrkohshėm nė strukturėn dentare. Mbetjet e gjeneruara nga trajtimi i pacientėve tė dyshuar ose tė konfirmuar me infeksion 2019-nCoV janė konsideruar mbetje sanitare infektuese dhe nė kėtė rast duhet tė pėrdoren qese apo paketime me dy shtresa me ngjyrė tė verdhė dhe tė etiketohen.

PYETĖSORI:
1) Keni pasur temperaturė 14 ditėt e fundit?
2) Keni pasur njė fillim tė papritur tė problemeve respiratore, si kollė ose vėshtirėsi nė frymėmarrje gjatė 14 ditėve tė fundit?
3) Keni udhėtuar nė vendet e prekura nga virusi?
4) Keni pasur kontakt me njė pacient qė ėshtė konfirmuar me 2019-nCoV gjatė 14 ditėve tė fundit?
5) Keni pasur kontakt me persona qė kanė ardhur nga zonat e prekura nga virusi ose nga zonat qė janė konsideruar nė rrezik pėr 2019-nCoV nė 14 ditėt e fundit?
6) Ka pasur tė paktėn 2 persona me eksperiencė tė dokumentuar tė temperaturės apo problemeve respiratore nė 14 ditėt e fundit qė kanė qenė nė kontakt tė ngushtė me ju?
7) Keni marrė pjesė sė fundmi nė mbledhje, takime apo keni pasur kontakt tė ngushtė me shumė persona?

Pėr mė tepėr: Transmission routes of 2019-nCoV and controls in dental practice Xian Peng, Xin Xu, Yuqing Li, Lei Cheng, Xuedong Zhou e Biao Ren International Journal of Oral Science (2020) 12:9

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 22 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D