Proteza parciale tė lėvizshme dhe shėndeti periodontal i dhėmbėve ku mbėshteten

Parodontologji | 27 Shkurt 2020 |

Proteza parciale tė lėvizshme dhe shėndeti periodontal i dhėmbėve ku mbėshteten

Nga Lara Figini


Disa pacientė nuk janė nė gjendje tė lejojnė trajtimin implantar pėr arsye anatomike apo ekonomike, prandaj rehabilitimi me proteza parciale tė lėvizshme (RPD) mund tė konsiderohet njė opsion i thjeshtė jo invaziv trajtimi relativisht ekonomik pėr rehabilitimin e njė harkade dentare.

Protezat parciale tė lėvizshme (RPD) janė vatra tė pamohueshme bakteriale dhe luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė shėndetin e periodontium tė dhėmbėve ngjitur.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim klinik, tė publikuar nė European Journal of Dentistry nė shtator 2015, autorėt kanė vlerėsuar ndikimin e protezave parciale tė lėvizshme (RPD) nė shėndetin periodontal tė dhėmbėve ku mbėshteten nė krahasim me dhėmbėt ku nuk mbėshteten.

Njė total prej 107 pacientėsh me RPD ka marrė pjesė nė studim. Janė ekzaminuar 138 RPD, ku 87 ishin me grep dhe 51 me kapėse.

Parametrat periodontalė janė vlerėsuar qoftė pėr dhėmbėt mbėshtetės tė protezave tė lėvizshme qoftė pėr dhėmbėt jo mbėshtetės:
• indeksi i pllakės (PLI);
• indeksi i tartarit (CI);
• gjakrrjedhja gjatė sondimit (BOP);
• thellėsia e sondimit (PD) (mm);
• indeksi i lėvizshmėrisė sė dhėmbėve (TM).

Kėto matje klinike janė kryer nė kohėn 0, menjėherė pėrpara vendosjes sė RPD, 1 muaj dhe 3 muaj pas vendosjes sė protezės.

Rezultate
Pikėt mesatare pėr PLI, CI, BOP, PD dhe treguesin TM, tė dhėmbėve mbėshtetės dhe tė atyre jo mbėshtetės, nuk ishin shumė tė ndryshėm nė momentin e inserimit tė RPD (koha 0). Pas 1 muaji, PLI ka rezultuar nė mėnyrė tė konsiderueshme mė e lartė pėr dhėmbėt mbėshtetės nė krahasim me ata jo mbėshtetės.

Pas 3 muajsh janė verifikuar diferenca tė rėndėsishme ndėrmjet dhėmbėve mbėshtetės dhe atyre jo mbėshtetės duke ju referuar BOP (1,53±0,50 e 1,76±0,43 respektivisht), PD (0,28±0,45 e 0,12±0,33 respektivisht) e PLI (1,20±0,46 e 0,75±0,64 respektivisht).

Njė diferencė e pakonsiderueshme ėshtė ndeshur pėr TM dhe CI te tė dy grupet.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, mund tė dalim nė pėrfundimin se protezat parciale tė lėvizshme paraqesin njė vatėr tė padiskutueshme bakteriale veēanėrisht pėr dhėmbėt qė mbėshtetin protezat prandaj ėshtė e nevojshme njė vėmendje mė e madhe dhe njė kujdes nga ana e pacientit gjatė manovrave tė higjienės nė shtėpi dhe ėshtė e kėshillueshme tė respektohen rigorozisht kontrollet dhe trajtimet e higjienės profesionale qė duhet tė programohen tė paktėn 4 herė nė vit.

Implikime klinike
Personat qė mbajnė RPD duhet tė motivohen nga profesionistėt qė tė ruajnė njė higjienė orale tė shkėlqyer. Rekomandohet fortėsisht qė stomatologėt t'i rikujtojnė kėtyre pacientėve instruksionet higjienike orale tė pėrshtatshme pėr tė shmangur dėmtimet periodontale tė shkaktuara nga mbartja e pashmangshme bakteriale e paraqitur nga RPD, kryesisht nė krahasim me dhėmbėt qė mbėshtesin vetė protezat.

Pėr mė tepėr: Dula LJ, Shala KS, Pustina-Krasniqi T, Bicaj T, Ahmedi EF. The influence of removable partial dentures on the periodontal health of abutment and non-abutment teeth. Eur J Dent 2015 Jul-Sep;9(3):382-6.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 45 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D