Lidhja ndėrmjet periodontitit kronik dhe H.pylori oral: tė dhėnat nga njė meta-analizė e fundit

Parodontologji | 17 Shkurt 2020 |

Lidhja ndėrmjet periodontitit kronik dhe H.pylori oral: tė dhėnat nga njė meta-analizė e fundit

Nga Lara Figini


Periodontiti kronik (CP) pėrfaqėson 95% tė sėmundjeve periodontale. Pjesa mė e madhe e pacientėve me CP pėrbėhet nga adultė dhe norma e prevalencės rritet nė mėnyrė dramatike pas moshės 35 vjeē. Mikroorganizmat e pllakės bakteriale orale dhe produktet e tyre si peroksidi i hidrogjenit janė faktorė risku pėr CP-nė.

Studime tė shumta kanė treguar se prania e Helicobacter pylori lidhet ngushtė me gastritin kronik dhe ulcerat duodenale, e qė mikroorganizmat e pranishėm nė pllakėn bakteriale orale dhe nė pėshtymė kryejnė njė rol si rezervuar i mundshėm pėr H. pylori.

Studime tė ndryshme nė literaturė sugjerojnė qė H. pylori nė pllakėn orale ėshtė njė faktor i lartė risku pėr infeksionin gastrik pėrsėritės.

Por prania e H. pylori nė pllakėn orale a mund tė jetė njė faktor risku pėr periodontitin kronik?

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė rishikim, tė publikuar nė PLoS One nė dhjetor 2019, autorėt kanė kryer njė meta-analizė tė artikujve tė publikuar nė literaturė pėr lidhjen ndėrmjet H. pylori dhe CP.

Pėr tė kryer kėtė meta-analizė janė kėrkuar artikuj tė publikuar nga viti 2000-2018 nėpėrmjet PubMed, OVID, Springer Link, Chinese National Knowledge Infrastructure (CNKI).
Janė vlerėsuar odds ratio (OR) dhe intervalet e besueshmėrisė me 95% (CI) pėr lidhjen ndėrmjet H. pylori dhe periodontitit kronik (CP). Janė analizuar heterogjenitetet dhe janė kryer edhe analiza tė parcialitetit dhe nėngrupeve.

Rezultate
Nga 918 artikuj tė identifikuar, qė trajtonin lidhjen ndėrmjet H. pylori oral dhe CP, 11 studime u vlerėsuan se ishin nė pėrputhje me kriteret e pėrfshirjes. Nga rezultatet H. pylori oral duket se lidhet me CP.

Njė gjendje H.pylori-pozitive rrit nė mėnyrė tė konsiderueshme riskun e CP me 3,42 herė (OR = 3,42; IC 95% = 2,71-4,31). Njė test diagnostikues qė pėrdor reaksionin zinxhir tė polimerazės (PCR) ka treguar njė prevalencė mė tė lartė tė H. pylori (OR = 3,70; IC 95% = 2,66-5,14) nė krahasim me atė qė rezulton nėpėrmjet testit tė shpejtė tė ureazės (RUT) (OR = 3,13; IC nė 95% = 2,26-4,34).

Konkluzione
Nga tė dhėnat e marra nga kjo meta-analizė, qė duhet tė konfirmohen me rishikime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se periodontiti kronik (CP) mund tė lidhet me H. pylori oral tek adultėt dhe qė H. pylori oral mund tė jetė njė faktor i mundshėm risku pėr CP.

Implikacione klinike
Infeksioni nga H. pylori ėshtė njė infeksion gastrointestinal i zakonshėm qė mund tė shkaktojė efekte patologjike, tė shtojė stresin oksidativ dhe tė induktojė pėrgjigje inflamatore.
Interesi pėr H. pylori oral ėshtė shtuar me shpejtėsi, sepse prania e kėtij bakteri nė gojė shpesh lidhet me periodontitin kronik.

Pėr mė tepėr:
Wei X, Zhao HQ, Ma C, Zhang AB, Feng H, Zhang D, Liu C. The association between chronic periodontitis and oral Helicobacter pylori: a meta-analysis. PLoS One 2019 Dec 11;14(12):e0225247.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 28 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D