Gingiviti luftohet edhe nė farmaci

Higjiena dhe Parandalimi | 12 Shkurt 2020 |

Gingiviti luftohet edhe nė farmaci

Pėrfitimet nga aplikimi lokal i njė xheli ortodontik metronidazoli, farmacisti indikon formulėn pėr pėrgatitjen galenike


Gingiviti ėshtė njė gjendje inflamatore reversibėl e gingivave. Nė vetvete kjo gjendje mund tė trajtohet me praktika normale tė higjienės orale dhe nėpėrmjet pastrimit profesional tė rregullt tė praktikuar nga dentisti.
Por kjo gjendje nuk duhet anashkaluar pėr shkak tė pasojave qė mund tė provokojė.

Nė fakt mund tė kalojmė nga njė inflamacion reversibėl i gingivave nė njė periodontit irreversibėl.
E nė kėto kushte, infeksioni subgingival i mbėshtetur nga baktere anaerobe ka shkuar deri nė pikėn qė ka shkaktuar njė pėrgjigje inflamatore qė ka rezorbuar indin kockor qė mban dhėmbėt, duke zbuluar pjesėn pa smalt. Nė kėto situata ndjeshmėria dentare rritet pėr shkak tė pranisė sė mikrosporeve nė dentinė dhe nė cementin dentar, qė lejojnė kalimin e stimujve si i ftohti, i ngrohti apo acidet duke u perceptuar si dhimbje. Nė kėtė kuadėr, njė rol tė rėndėsishėm mund ta kenė aplikimet lokale tė metronidazolit.

Ky derivat 5-nitromidazolik ka aftėsinė qė tė reduktohet nė mjedis bukal, me formim tė njė aktivi tė ndėrmjetėm me efekt inhibitor ose shkatėrrues tė ADN-sė. Mundet qė tė bllokojė sintezėn e ADN-sė bakteriale ose tė shpėrbėjė strukturėn helikoidale. Te bakteret anaerobe metronidazoli mund tė inhibojė edhe proceset e tjera oksido-reduktues tė nevojshėm pėr jetėn e kėtyre mikrobeve si reaksioni fosfoklastik te Clostridia.

Aplikimi dhe ruajtja e xhelit
Aplikimi i xhelit tė metronidazolit nė fushėn ortodontike ėshtė vlerėsuar nė njė studim tė Tarli e Owlia: duke i shtuar pastrimit normal profesional administrimin e xhelit tė metronidazolit, studiuesit kanė observuar njė reduktim tė kolonive bakteriale (Porphyromonas gingivalis), njė reduktim tė thellėsisė sė sondimit dhe gjakrrjedhjes spontane. Xheli qė rezulton mė efikas edhe nė trajtimin e absceseve dentare nė praktikėn galenike, aspekti qė nuk duhet nėnvlerėsuar ėshtė ruajtja e xhelit. Metronidazoli ka disa karakteristika qėndrueshmėrie: kur ekspozohet ndaj dritės ai errėsohet. Prandaj kėshillohet pėrdorimi i recipientėve qė mbrojnė xhelin nga ekspozimi nė dritė. Njė masė tjetėr paraprake ėshtė prania e joneve tė aluminit: me kėto masa principi aktiv mund tė reagojė duke zhvilluar njė ngjyrim kafe nė tė kuqe.

Njė shikim i fundit: pH, pėr tė lejuar njė lėshim mė tė mirė tė principit aktiv, duhet tė tamponohet me vlera pak acide. Nga pikėpamja reologjike, xheli ka njė lidhje tė kundėrt ndėrmjet pėrhapjes dhe adezivitetit tė tij.

Duke qenė njė xhel pėr aplikim lokal, si ėmbėlsues mund tė pėrdoret sorbitoli qė nuk modifikon lėshimin e medikamentit. E rėndėsishme ėshtė tė mos pėrdoret njė tensioaktiv anionik sepse mund tė reduktojė lėshimin e barit.

Shembull formulimi:
Materiale: Provėz, pH-metėr, shkop xhami, peshore, havan
Metronidazol 0,05 gr
Propilen glikol 5 gr
Xhel karbomer aq sa nevojitet pėr 100 gr
Nė njė provėz hedhim xhelin e karbomerit. Nė 100 gr ujė hedhim 2gr karbopol, pra shtrojmė NAOH 10% me pika derisa neutralizohet. Ndėrkohė qė nė njė havan hidhet metronidazoli te glikoli. Shtohet xheli neutral i karbomerit duke u pėrzier me shtypėsin derisa pėrftohet njė masė homogjene. Pėrveē ėmbėlsuesit mund tė shtoni edhe njė aromė pėr tė maskuar shijen e metronidazolit. Pėr tė pėrgatitur kėtė masė kėrkohet njė recetė qė mund tė pėrsėritet. Pėr fat tė mirė, absorbimi nėpėrmjet mukozave ėshtė reduktuar por nė pjesėn e aplikimit nuk mund tė pėrjashtohet njė absorbim oral, evidentohet mundėsia e efektit tė ngjashėm me disulfiram kur gėlltitet alkooli.

Luca Guizzon: Farmacist klinik territorial, ekspert i fitoterapisė, farmacia Campedello, Vincenza- pėr Farmacista33

Pėr mė tepėr: J Dent (Tehran).2012 Winter; 9(1):50-8.
Arch Pharm Res.2011 Jun; 34(6):931-40. Doi: 10.1007/s12272-011-0610-5.
Eur Arch Paediatr Dent.2014 Feb; 15(1):19-26. Doi: 10.1007/s40368-013-0047-2.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 34 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D