A mund tė reduktojė zbardhimi i dhėmbėve grumbullimin e pllakės dhe gingivitin?

Parodontologji | 24 Janar 2020 |

A mund tė reduktojė zbardhimi i dhėmbėve grumbullimin e pllakės dhe gingivitin?

Nga Lorenzo Breschi


Estetika po bėhet gjithnjė e mė e rėndėsishme pėr pacientėt. Nė fakt, njė nga motivet kryesore pėr njė konsultė dentare ėshtė ndryshimi i aspektit tė dhėmbit.

Ndryshimet nė ngjyrė mund tė jenė patologjike ose jo patologjike. Ndėr ndryshimet patologjike renditen: ndryshimet e ngjyrės te dhėmbėt jo vitalė, fluoroza ose ēngjyrosja e induktuar nga tetraciklina. Ndėrsa te ndryshimet jopatologjike renditen depozitimi natyral i dentinės sekondare dhe errėsimi gradual i ngjyrės sė dhėmbėve me kalimin e moshės.

Me qėllim qė tė pėrmirėsohet aspekti i dhėmbėve, pėrdoren kryesisht dy agjentė zbardhues: peroksidi i hidrogjenit dhe peroksidi i karbamidės. Tė dy materialet janė tė sigurt dhe efikasė, edhe pse mund tė verifikohen disa efekte anėsore. Materialet e ndryshme nga kėta janė pėrshkruar pas zbardhimit tė dhėmbėve sipas formulimit, pėrqendrimit dhe modalitetit tė aplikimit, veēanėrisht shpėrndarja masive e formulimeve "pėr pėrdorim nė shtėpi", qė shiten direkt te konsumatori pa mbikėqyrjen ose kontrollin e njė profesionisti tė kualifikuar.

Janė shėnuar probleme nė literaturėn pėr indet e forta dhe tė buta, por edhe pėr cilėsinė dhe pėrqendrimin e baktereve orale. Nė veēanti, modifikimi i florės bakteriale ka paraqitur konsiderata qė bien ndesh me njėra-tjetrėn: nga njėra anė, duket se formimi i pllakės mund tė influencohet negativisht nga shtimi i ashpėrsisė sė sipėrfaqes pas zbardhimit; nga ana tjetėr, disa studime in vitro kanė demonstruar qė produktet zbardhuese mund tė kenė veti tė mundshme antibakteriale pėr shkak tė lėshimit tė oksigjenit dhe formimit tė specieve reaktive tė oksigjenit.

E dukshme ėshtė dhe nevoja pėr tė vlerėsuar efektin e agjentėve zbardhues mbi biofilmin oral, jo vetėm mbi formimin e pllakės dhe niveleve tė gingivitit afatshkurtėr dhe afatgjatė.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Sanz-Sįnchez dhe ekipi i tij kanė publikuar nė International Journal of Dental Hygiene nė numrin e janarit 2019 njė rishikim sistematik mbi kėtė argument me qėllim qė tė vlerėsohen efektet e produkteve tė ndryshme tė pėrdorura pėr zbardhimin e dhėmbėve nė ndryshimet e treguesve tė pllakės dhe gingivitit nė krahasim me njė grup kontrolli (asnjė trajtim ose placebo). Nė kėtė studim, dy databaza elektronike janė pėrdorur si burime tė kėrkimit.

Kriteret e pėrfshirjes ishin:
• pacientė pa periodontit;
• pacientė me moshė mė tė madhe se 18 vjeē tė trajtuar me produkte pėr zbardhimin e dhėmbėve qė pėrmbajnė peroksid hidrogjeni ose peroksid karbamidi.

Kėrkimi elektronik ka nxjerrė 382 artikuj. Pas vlerėsimit tė tyre janė pėrfshirė shtatė studime dhe gjashtė prej tyre janė pėrdorur nė meta-analizė. Rezultati i kėtij kėrkimi ka treguar njė reduktim tė madh tė rėndėsishėm nga ana statistikore nė formimin e pllakės dhe nė treguesin e gingivitit gjatė trajtimit tė grupit tė testit nė krahasim me grupin e kontrollit.

Sidoqoftė, nė disa studime ėshtė treguar qė pas zbardhimit tė dhėmbėve mund tė ketė njė grumbullim mė tė madh tė pllakės bakteriale pėr shkak tė modifikimeve tė sipėrfaqes.

Rezultate
Kėto ndryshime tė smaltit mund tė ndryshojnė nga 4,5 deri nė 10,8, duke demonstruar qė disa prej produkteve nė treg janė nėn pikėn kritike tė demineralizimit tė smaltit (pH 5,5). Nė fakt, procesi i demineralizimit duket se ėshtė lidhur kryesisht me pH e ulėt nė vend tė pranisė sė peroksidit tė hidrogjenit.

Prandaj me tė dhėnat e disponueshme, ėshtė e vėshtirė tė vlerėsohet hipoteza qė produktet zbardhuese pėr dhėmbėt mund tė ēojnė nė njė shtim tė formimit tė pllakės dentare afatgjatė pėr shkak tė njė shtimi tė ashpėrsisė sė smaltit.

Rėndėsia e kėtij argumenti nuk duhet tė nėnvlerėsohet. Shtimi i kėrkesės pėr trajtime kozmetike dentare nga ana e popullsisė ka favorizuar rritjen e tepėrt tė kėrkesave pėr zbardhimin e dhėmbėve, edhe pa mbikėqyrje profesionale.

Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, 34% e popullsisė adulte ka deklaruar se ėshtė e pakėnaqur me ngjyrėn aktuale tė dhėmbėve dhe nė njė sondazh tė kryer nė 3215 individė nė Mbretėrinė e Bashkuar 50% e tė intervistuarve ka perceptuar njėfarė ēngjyrosjeje.

Siguria dhe efikasiteti i produkteve tė pėrdorura pėr kėtė trajtim janė shfaqur nė studime tė shumta, por nė ēdo rast produktet zbardhuese nuk duhet tė aplikohen pa mbikėqyrje profesionale dhe pacientėt qė i nėnshtrohen trajtimit duhet tė marrin pjesė nė vizitat e follow-up pėr tė kontrolluar indet dhe shėndetin oral gjatė trajtimit.

Konkluzione
Autorėt kanė dalė nė konkluzionet se nė limitet e rishikimit sistematik, pėrdorimi i produkteve zbardhuese pėr dhėmbėt lidhet me njė reduktim statistikisht tė rėndėsishėm tė niveleve tė pllakės dentare dhe gingivitit gjatė trajtimit. Megjithatė, nuk ka tė dhėna tė disponueshme pėr tė konfirmuar kėto rezultate afatgjata dhe pėr tė mbėshtetur qė kėto ndryshime janė klinikisht tė rėndėsishme.

Sidoqoftė, ėshtė e rėndėsishme qė tė ruhen nivelet e mira tė higjienės orale pėrpara, gjatė dhe pas trajtimit.

Pėr mė tepėr: Sanz‐Sįnchez I, Oteo‐Calatayud J, Serrano J, Martķn C, Herrera D. Changes in plaque and gingivitis levels after tooth bleaching: a systematic review. Int J Dent Hygiene 2019;17(2):117-29.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 32 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D