Shtohen rastet me parotit viral edhe nė popullsitė e vaksinuara: roli i stomatologut

Higjiena dhe Parandalimi | 19 Dhjetor 2019 |

Shtohen rastet me parotit viral edhe nė popullsitė e vaksinuara: roli i stomatologut

Nga Lara Figini


Pėrpara futjes sė vaksinės, parotiti ishte sėmundja mė e zakonshme e gjėndrave tė pėshtymės dhe ishte globalisht njė nga sėmundjet infektive mė tė pranishme te fėmijėt. Pas futjes sė vaksinės kundėr parotitit nė 1967, sėmundja u bė pothuajse inekzistente dhe verifikohet ekskluzivisht te pacientėt e pavaksinuar.
Duke filluar nga fillimi i viteve 2000, parotiti ka filluar tė rishfaqet edhe nė popullsitė e vaksinuara dhe rastet vijojnė tė rriten vitet e fundit.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim, tė publikuar nė Oral Surgery, Oral Medicine, Oral Pathology and Oral Radiology nė tetor 2019, autorėt prezantonin informacione mbi vatrat e ndryshme tė sėmundjes, mbi viruset qė e shkaktojnė, mbi simptomat dhe komorbitetin dhe japin rekomandime pėr menaxhimin e tij.

Parotiti shkaktohet pėrgjithėsisht nga paramyxovirusi, edhe pse rrallė herė mund tė shkaktohet dhe nga viruse tė tjera. Simptomat paraqiten rreth 2-4 javė pas ekspozimit tė parė ndaj virusit dhe janė tė ngjashme me ērregullimet obstruktive tė gjėndrave tė pėshtymės, e shpesh ngatėrrohen me kėto tė fundit.

Simptomat prodromike janė tė ngjashme me ato tė gripit, me temperaturė jo shumė tė lartė, gjendje kėputjeje, anoreksi dhe dhimbje koke. Fillimi i fryrjes sė gjėndrės ėshtė pėrgjithėsisht asimetrik, por avancon pas 1-2 ditėsh duke pėrfshirė gjėndrėn kontrolaterale nė 75% tė rasteve (ndėrsa te parotiti obstruktiv fryrja ėshtė unilaterale).
Piku i dhimbjes dhe fryrjes verifikohet pas 2 ose 3 ditėsh nga fillimi i parotitit dhe pacientėt mund tė paraqiten me temperaturė, tension tė gjėndrės qė lidhet me shkallėn e edemės, trismus, edemėn e papilės sė Stensen dhe dhimbjen nė gjėndrat e pėshtymės.

Rezultate
Parotiti aktualisht ka filluar tė verifikohet edhe te popullsitė e vaksinuara. Edhe pse nuk jemi akoma nė gjendje pėr ta pranuar se pėrse po verifikohen kėto vatra, ėshtė konstatuar qė prekin pėrgjithėsisht personat brenda moshės 20 vjeē, dhe kjo sugjeron idenė qė efekti i vaksinės fillon tė bjerė pas 7-10 vjetėsh nga administrimi.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim amerikan, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė konkluzionin se duke filluar nga vitet 2000 parotiti viral ka filluar tė paraqitet pėrsėri nė shkallė tė madhe edhe te popullsitė e vaksinuara dhe aktualisht vatrat vijojnė tė rriten nė numėr.

Implikime klinike
Stomatologėt duhet tė jenė tė ndėrgjegjshėm pėr incidencėn dhe prevalencėn nė rritje tė parotitit viral, dhe tė jenė nė gjendje ta njohin dhe ta menaxhojnė nė mėnyrė tė saktė duke sinjalizuar pacientėt e prekur tek agjencitė shėndetėsore shtetėrore.

Rekomandimi primar ėshtė izolimi i individėve tė infektuar, me masat e duhura, 5 ditė pas fillimit tė simptomave klinike.

Pėr mė shumė informacione:
Lau RK, Turner MD. Viral mumps: increasing occurrences in the vaccinated population. Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol 2019 Oct;128(4):386-92.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 42 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D