Periodontiti agresiv i lokalizuar

Parodontologji | 18 Dhjetor 2019 |

Periodontiti agresiv i lokalizuar

Nga Lara Figini


Periodontiti agresiv i lokalizuar (LAgP) ėshtė ashtu siē theksohet edhe nė pėrkufizimin e tij, i lokalizuar dhe prek kryesisht molarėt e parė dhe incizivėt permanentė.
Ka njė fillim tė hershėm tek adoleshentėt dhe adultėt nė moshė tė re, shpesh me progresion tė shpejtė, ku trajtimi i pėrshtatur mė parė nė lidhje me sėmundjen mund tė ndalojė ose tė ndryshojė progresionin e sėmundjes.

Bashkėpunėtorėt kryesorė e LAgP janė ndryshimet hormonale qė verifikohen gjatė pubertetit dhe fakti qė molarėt e parė dhe incizivėt janė dhėmbėt e parė permanentė qė eruptojnė, prandaj mjedisi mikrobial mund tė ndryshojė nė krahasim me atė tė dhėmbėve qė dalin mė vonė.

Studimet e patofiziologjisė sė sėmundjes kanė zbuluar edhe diferencat thelbėsore ndėrmjet LAgP dhe CP (periodontiti kronik) nė tė dyja pėrgjigjet mikrobiologjike dhe imunologjike, edhe pse janė tė nevojshme shumė kėrkime shtesė pėr tė kuptuar plotėsisht mekanizmat e tyre.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė rishikim kritik jo sistematik, tė publikuar te JADA nė nėntor 2019, autorėt kanė vlerėsuar tė dhėnat e publikuara nė literaturė rreth periodontitit agresiv tė lokalizuar (LAgP) nė krahasim me periodontitin kronik (CP), duke analizuar mė specifikisht diferencat e mundshme nė epidemiologji, mikrobiologji, imunologji, gjenetikė dhe nė pėrgjigjen ndaj terapisė.

Qėllimi i kėtij rishikimi ėshtė qė tė pėrmbledhė grupin e gjerė tė provave solide nė mbėshtetje tė njohjes dhe klasifikimit tė LAgP si nėnkategori e ndarė dhe e dallueshme nga periodontiti nė mėnyrė qė tė stimulohen kėrkime dhe studime mė tė mėdha dhe mė specifike.

Rezultate
LAgP ndryshon nga CP pėr lokalizimin prevalent tė incizivėve dhe molarėve tė parė. Ky rezulton tė jetė fillimi i parakohshėm dhe me progresion tė shpejtė tek adoleshentėt dhe adultėt nė moshė tė re e ka njė prevalencė 10 herė mė tė madhe te popullsitė afrikane ose ato tė lindjes sė mesme.
Qoftė CP qoftė LAgP zbulohen shpesh me bakterin Aggregatibacter actinomycetemcomitans dhe neutrofile hiper-aktive. Terapitė antibiotike dhe terapitė jokirurgjikale janė shumė efikase.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky rishikim, qė duhet tė konfirmohen me rishikime tė tjera dhe studime analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se LAgP ndryshon nė shumė mėnyra nga periodontiti kronik (CP) qė ėshtė mė i zakonshėm dhe prek tė moshuarit. Provat thelbėsore tė diferencave tė pėrmbledhura nė kėtė rishikim mbėshtesin fortėsisht klasifikimin e LAgP si formė e dallueshme e periodontitit.

Implikacione klinike
Tė klasifikosh LAgP si njė nėnkategori e periodontitit do tė inkurajojė kėrkime tė mėtejshme dhe nuk ėshtė nė konflikt me sistemin e "pėrcaktimit tė shkallės dhe klasifikimit" qė ėshtė propozuar sė fundmi.
Pėr shkak tė fillimit tė heshtur dhe progresionit tė shpejtė tė LAgP, me rėndėsi thelbėsore ėshtė kryerja e diagnozės sė hershme dhe follow-up tė shpeshtė pas trajtimeve efikase.

Pėr mė shumė informacione:
Fine DH, Armitage GC, Genco RJ, Griffen AL, Diehl SR. Unique etiologic, demographic, and pathologic characteristics of localized aggressive periodontitis support classification as a distinct subcategory of periodontitis. J Am Dent Assoc 2019 Nov;150(11):922-31.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 35 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D