Perceptimi i pacientėve pėr shėndetin e tyre oral e periodontal dhe impakti i tij: njė studim kros-seksional nė NHS

Parodontologji | 9 Dhjetor 2019 |

Perceptimi i pacientėve pėr shėndetin e tyre oral e periodontal dhe impakti i tij: njė studim kros-seksional nė NHS

Nga Lara Figini


Sėmundja periodontale ėshtė shumė e pėrhapur tek individėt adultė dhe studime tė ndryshme nga literatura tregojnė se ka njė impakt negativ nė cilėsinė e jetės sė pacientėve tė prekur, duke ndryshuar funksionin oral (duke vėshtirėsuar pėrtypjen dhe ndonjėherė edhe qartėsinė nė tė folur) dhe mirėqenien psikologjike, pėrveē pasojave tė pakėndshme si halitosis.

Sėmundja periodontale shpesh ėshtė shkak pėr dhimbje, me prova qė sugjerojnė qė impakti rritet me pėrkeqėsimin e sėmundjes. Ėshtė vėnė re edhe qė sėmundja periodontale mund tė jetė e pranishme por me dhimbje dhe me pak simptoma, prandaj tė sėmurėt mund tė mos e vėnė re qė e kanė kėtė sėmundje. Nė fakt, studimet e literaturės qė kanė krahasuar gjakrrjedhjen gingivale tė vetė-raportuar dhe sėmundjen periodontale tė vetė-raportuar me gjakrrjedhjen gingivale tė parė klinikisht dhe periodontitin, janė nėnvlerėsuar nga pacienti.

Aftėsia e pacientėve pėr tė pėrcaktuar nėse kanė njė sėmundje periodontale ose gjendje tė tjera orale si hiperndjeshmėria orale (OR) apo gėrryerja e dhėmbėve ėshtė thelbėsore, sepse njohja e simptomave tė sėmundjes lejon individin qė tė kėrkojė ndihmė apo njė trajtim. Pėr mė tepėr, nėse pacientėt janė nė gjendje tė njohin simptomat e fazės fillestare do tė jenė nė gjendje tė nisin trajtimin pėrpara me rezultate mė tė mira.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim epidemiologjik multicentrik, tė publikuar nė British Dental Journal nė tetor 2019, te pacientėt qė frekuentonin SSN nė jug-perėndim tė Anglisė autorėt kanė kėrkuar tė pėrcaktojnė ndėrgjegjėsimin e pacientėve nė lidhje me shėndetin e tyre periodontal, tė hiperndjeshmėrisė sė dentinės, tė gėrryerjes sė dhėmbėve tė tyre dhe tė impaktit qė kėto patologji mund tė kenė nė cilėsinė e jetės sė tyre dhe nė shėndetin e tyre oral.

Nė kėtė studim janė pyetur 814 pacientė adultė, nė SSN, pėr tė plotėsuar njė pyetėsor mbi shėndetin oral dhe mė pas i janė nėnshtruar njė ekzaminimi klinik. Janė matur thellėsia e sondimit tė xhepave periodontalė (nė mm), recesionet gingivale (nė mm), gjakrrjedhja gingivale (po/jo), hiperndjeshmėria e dentinės (Schiff score po/jo) dhe gėrryerja e dhėmbėve.

Rezultate
Pjesėmarrėsit kanė rezultuar tė jenė frekuentues tė rregullt tė klinikave dentare, me praktika tė mira tė higjienės orale dhe njė prevalencė tė ulėt tė sėmundjes periodontale (thellėsia e sondimit me 4 mm ose mė shumė se 25%).

Pėr tė gjitha gjendjet e vlerėsuara, tė dhėnat e vetė-referuara dhe tė dhėnat klinike kanė rezultuar tė jenė tė lidhura nė mėnyrė tė konsiderueshme pozitivisht me lidhjet mė tė mėdha tė observuara pėr hiperndjeshmėrinė e dentinės dhe lidhjet mė tė vogla pėr gėrryerjen e dhėmbėve.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se pacientėt e observuar kanė rezultuar tė instruktuar dhe tė ndėrgjegjshėm pėr shėndetin e tyre oral. Kjo ėshtė veēanėrisht inkurajuese, sepse nė kėtė studim grupi janė pėrfshirė pacientė tė SSN.

Megjithatė, studimi ka identifikuar qė pacientėt nuk janė veēanėrisht tė sigurt pėr gėrryerjen e dhėmbėve dhe nuk janė nė gjendje qė tė pėrcaktojnė lehtėsisht nėse janė tė prekur apo jo.

Implikime klinike
Edhe te popullsitė qė kujdesen shumė, gėrryerja e dhėmbėve dhe kushtet e tjera shėndetėsore janė nėnvlerėsuar, prandaj nevojitet qė stomatologėt tė kėrkojnė vazhdimisht qė tė edukojnė pacientėt e tyre pėr kujdesin dhe observimin e dhėmbėve e gingivave tė tyre dhe mbi pasojat e kujdesit tė munguar.

Gėrryerja e dhėmbėve, nė mėnyrė tė veēantė ėshtė njė patologji qė po rritet dhe efektet kumulative nė kohė mund tė influencojnė negativisht mbi funksionin mastikator dhe nė aspektin gnatologjik dhe estetik. Dentistėt duhet tė vlerėsojnė rregullisht praninė (ose mungesėn) e gėrryerjes sė dhėmbėve dhe nėse ėshtė e pranishme tė informohen pacientėt pėr etiologjinė e saj dhe pėr pasojat.

Pėr mė shumė informacione:
Midwood I, Davies M, Newcombe RG, West N. Patients' perception of their oral and periodontal health and its impact: a cross-sectional study in the NHS. Br Dent J 2019 Oct;227(7):587-93.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 32 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D