Stomatiti aftoz, njė tregues risku pėr celiakinė

Patologji dhe Mjeksi Orale | 2 Dhjetor 2019 |

Stomatiti aftoz, njė tregues risku pėr celiakinė


Celiakia mund tė manifestohet me njė enteropati "tipike", tė karakterizuar nga njė sindromė e malabsorbimit, njė gjendje kjo shumė mė pak e zakonshme e formave atipike dhe/ose tė heshtura qė janė klinikisht heterogjene dhe shpesh tė papritura.
"Pėr shkak tė gamės sė gjerė tė manifestimeve klinike, pacientėt mund tė adresohen te specialisti pėrkatės," - komenton profesoreshė Giuseppina Campisi, drejtoreshė e repartit tė Disiplinave nė Palermo, e cila sė bashku me njė grup kėrkuesish ka publikuar nė revistėn Digestive and Liver Disease artikullin me titull Coeliac disease: oral ulcer prevalence, assessment of risk and association with gluten-free diet in children.

"Nė temėn e pacientit tė prekur nga celiakia," - vijon profesoreshė Campisi, - "duhet t'i kushtojmė vėmendje pacientėve me disa lezione orale, si stomatiti aftoz rekurrent, defektet simetrike dhe sistematike tė smaltit tė dhėmbit apo glositi atrofik jo specifik."

Stomatiti aftoz rekurrent (SAR) ėshtė njė ērregullim i zgavrės orale shumė i zakonshėm dhe karakterizohet nga ulcera tė dhimbshme, tė rrumbullakėta ose ovoidale, rekurrente qė shfaqen fillimisht nė periudhėn e fėmijėrisė ose adoleshencės.

Kėrkimi i grupit tė udhėhequr nga profesoreshė Giuseppina Campisi ka evidentuar sesi kėto lezione tė mukozės mund tė jenė markatorė tė ērregullimeve gastrointestinale kronike si ata qė shkaktojnė malabsorbim dhe ndėrmjet tyre edhe celiakia. Kur aftet lidhen me njė patologji sistemike indikohen si ALU (aphtous like ulcers) sepse nuk kanė karakteristikėn e fillimit nė moshė infantile dhe atė gjenetike, ndaj rekurrenca e tyre mund tė lidhet me ashpėrsinė e sėmundjes sistemike.

Kėrkimi ėshtė kryer me objektivin e vlerėsimit tė prevalencės sė ulcerave aftoze rekurrente nė njė gamė tė gjerė rastesh tė pacientėve me sėmundje tė celiakisė qė jetojnė nė zonat e Mesdheut dhe nė vlerėsimin e impaktit tė njė diete pa gluten.

Pėr studimin janė regjistruar 844 individė (me moshė nga 3 deri nė 17 vjeē), nga tė cilėt 269 ishin tė prekur nga celiakia (Grupi i testit: 163 femra dhe 106 meshkuj) dhe 575 tė shėndetshėm (Grupi i kontrollit: 343 femra dhe 232 meshkuj), tė cilėt janė regjistruar nga viti 2004 deri nė vitin 2006 nė dy qendra italiane: universiteti i Palermo-s dhe Ancona-s.

Diagnoza e celiakisė u konfirmuar qoftė me anė tė serumit qoftė histologjikisht. Tė gjithė individėt jetonin nė tė njėjtėn zonė gjeografike: individėt e Grupit tė Kontrollit janė zgjedhur (tė randomizuar) nga njė qendėr kujdesi ditor, nga shkolla nėntėvjeēare dhe gjimnaze gjatė njė programi tė parandalimit shėndetėsor pėr sėmundjet orale. Kėta individė ishin tė shėndetshėm, pa patologji ose anamneza tė mėparshme pozitive, apo pa histori familjare tė celiakisė dhe tregonin njė rritje normale.

Njė prani mė e madhe e ulcerave tė tipit aftoz ėshtė gjetur nė Grupin e Testit (61 pacientė nga 296, pra 22,7%) nė krahasim me Grupin e kontrollit (41 individė nga 575, e barabartė me 7,1%), tė dhėna treguese e njė lidhjeje shumė tė rėndėsishme.

Pacientėt me sėmundje tė celiakisė me ulcera aftoze janė rivlerėsuar 1 vit pasi ka filluar dieta pa gluten.

Nė krahasim me Grupin e testit nė fillim, 8 individė janė larguar dhe prandaj janė rivlerėsuar 53 pacientė. 46 prej tyre (87%) kanė ndjekur me rigorozitet njė dietė pa gluten: nga kėta 33 (71,7%) nuk paraqisnin ulcera aftoze, ndėrsa nė 4 (8,7%) prej tyre ishte reduktuar frekuenca dhe shkalla e rėndesės. Te 9 individė (19,6%) nuk regjistrohej asnjė ndryshim. 7 pacientė nuk kanė ndjekur me rigorozitet dietėn dhe nuk ėshtė parė asnjė pėrmirėsim te lezionet orale.

Autorėt e studimit, nė bazė tė tė dhėnave tė nxjerra, sugjerojnė qė tė merren nė konsideratė ulcerat aftoze si njė tregues risku pėr celiakinė dhe prania e tyre mund tė konsiderohet njė marker i mundshėm i sėmundjes.

"Prania e aftėve orale nuk duhet tė nėnvlerėsohet," - shpjegon prof. Campisi, - "por duhet tė konsiderohet njė marker i mundshėm i sėmundjes bazė, mbi tė gjitha nėse njė pacient ka njė predispozitė ose njė familjar tė prekur nga celiakia." Profesoresha saktėson edhe qė stomatiti aftoz rekurrent mund tė lidhet me sėmundjen Behēet dhe sėmundje tė tjera intestinale dhe si pasojė lidhja e stomatitit aftoz dhe celiakisė nuk mund tė konsiderohet specifike. "Studime tė fundit," - vijon profesoresha, - "edhe me raste tė tjera do tė lejojnė qė tė vendoset vlera parashikuese pozitive e pranisė sė stomatitit aftoz pėr diagnozėn e celiakisė.

Kėrkimi ka evidentuar edhe qė te pacientėt me celiaki qė janė tė prekur nga stomatiti aftoz tė pėrfshirė nė studim ėshtė verifikuar njė pėrmirėsim i konsiderueshėm nė historinė e patologjisė 1 vit pas fillimit tė dietės pa gluten, ndėrkohė qė nuk ėshtė observuar ndonjė pėrmirėsim tek individėt qė nuk kanė ndjekur dietėn.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 40 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D