Pacientėt e prekur nga periodontiti: interesi ndaj njė trajtimi ortodontik

Parodontologji | 19 Nėntor 2019 |

Pacientėt e prekur nga periodontiti: interesi ndaj njė trajtimi ortodontik

Nga Lara Fagini


Periodontiti nė stadet e tij mė tė avancuara mund tė ēojė nė vendosje tė parregullt apo grumbullim tė dhėmbėve qė dėmtojnė estetikėn dhe krijojnė njė situatė tė pakėndshme pėr pacientėt.
Trajtimi ortodontik mund tė drejtojė me sukses migrimin patologjik tė dhėmbėve dhe tė ēojė nė pėrmirėsim tė stabilitetit periodontal tek individėt me periodontit.

Nė dekadat e fundit, nė krahasim me tė kaluarėn ėshtė verifikuar njė vėmendje mė e madhe ndaj trajtimeve periodontike-ortodontike, por sa janė tė interesuar vėrtet pacientėt me periodontit qė tė kryejnė njė trajtim ortodontik pėr tė drejtuar dhėmbėt dhe pėr tė pėrmirėsuar estetikėn e tyre?

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim, tė publikuar nė Journal of Periodontology nė Shtator 2019, autorėt kanė hetuar nėse pacientėt adultė qė janė prekur nga periodontiti kronik i moderuar apo i rėndė janė tė gatshėm t'i nėnshtrohen njė trajtimi ortodontik pėr tė drejtuar dhėmbėt dhe cilėt faktorė ndikojnė.

Autorėt kanė zbuluar matjet dhe treguesit periodontalė dhe ortodontikė tė 115 pacientėve adultė me periodontit tė moderuar apo tė rėndė. Pjesėmarrėsit nė studim janė ftuar qė t'i pėrgjigjen njė pyetėsori qė hetonte mbi tė dhėnat demografike tė pacientėve, cilėsinė e jetės sė tyre dhe interesin qė t'i nėnshtrohen trajtimeve ortodontike.

Lidhjet ndėrmjet tė dhėnave klinike, pėrgjigjeve tė pyetėsorit dhe interesit pėr njė trajtim tė mundshėm ortodontik pėr drejtimin e dhėmbėve janė analizuar edhe nė bazė tė moshės sė pacientit dhe ėshtė pėrpunuar njė model regresioni i shumėfishtė i pėrshtatshėm pėr gjininė.

Rezultate
Dy tė tretat e pjesėmarrėsve kanė deklaruar se janė tė interesuar nė terapinė ortodontike dhe donin tė ruanin dhėmbėt e shėndetshėm e tė bukur estetikisht sa mė gjatė tė jetė e mundur. Ėshtė zbuluar njė lidhje e rėndėsishme ndėrmjet estetikės dentare tė kompromentuar subjektivisht dhe interesit pėr tė ndėrmarrė njė trajtim ortodontik vendimtar.

Megjithatė, nuk janė gjetur lidhje ndėrmjet shkallės sė periodontitit, drejtimit tė dhėmbėve dhe aspektit demografik tė pacientėve dhe gjinisė. Individėt mė tė moshuar kanė qenė nė mėnyrė tė konsiderueshme mė tė interesuar ndaj trajtimit ortodontik.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se njė numėr i konsiderueshėm i pacientėve adultė me periodontit janė tė interesuar qė tė kryejnė njė trajtim ortodontik pėr tė pėrmirėsuar drejtimin e dhėmbėve.
Megjithatė, grada e periodontitit dhe keqpozicionimi i dhėmbėve, pėrveē faktorėve demografikė, mund tė jetė e pafavorshme ndaj arritjes sė njė rezultati tė mirė tė trajtimit.

Implikime klinike
Dentistėt duhet tė japin informacione qė kanė tė bėjnė me pacientėt qė dėshirojnė tė drejtojnė dhėmbėt nė rastin e periodontitit tė moderuar ose tė rėndė dhe tė lejojnė pėrfundimisht planifikimin e trajtimit interdisiplinor.

Pėr mė tepėr:
Hirschfeld J, Reichardt E, Sharma P, Hilber A, Meyer-Marcotty P, Stellzig-Eisenhauer A, Schlagenhauf U, Sickel FE. Interest in orthodontic tooth alignment in adult patients affected by periodontitis: a questionnaire-based cross-sectional pilot study. J Periodontol 2019 Sep;90(9):957-65.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 41 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D