Stomatologjia: Njė aktivitet me rrezikshmėri tė lartė

Higjiena dhe Parandalimi | 13 Nėntor 2019 |

Stomatologjia: Njė aktivitet me rrezikshmėri tė lartė

Shėndeti oral nuk nėnkupton vetėm dhėmbėt e shėndetshėm. Ruajtja dhe pėrforcimi i barrierave tė dobėta mbrojtėse: njė ēėshtje e rėndėsishme pėr tė gjithė profesionistėt e shėndetit oral

Mikael Zimmerman, DDS, PhD, profesor i asociuar


Shėndeti oral dhe shėndeti i pėrgjithshėm
Shėndeti oral ėshtė domosdoshmėrisht pjesė integruese e shėndetit tė pėrgjithshėm dhe ėshtė thelbėsor pėr cilėsinė e jetės. Shumė persona vuajnė nga dhimbja dhe shqetėsimet pėr shkak tė sėmundjeve orale. Kariesi, sėmundjet periodontale dhe gjendjet e tjera orale lidhen me dietėn, ushqyerjen, stilin e jetesės, higjienėn orale dhe faktorėt e sjelljes.

Shėndeti oral nėnkupton shumė mė tepėr sesa dhėmbė tė shėndetshėm. Kaviteti oral ėshtė njė portė hyrėse e trupit tė njeriut dhe nėse lihet pas dore edhe pėr njė periudhė tė shkurtėr kohore, sėmundjet orale bėhen faktorė risku pėr njė seri patologjish. Pėrhapja sistemike e baktereve mund tė shkaktojnė ose tė pėrkeqėsojė infeksionet nė tė gjithė trupin, veēanėrisht tek individėt qė e kanė tė dėmtuar sistemin imunitar.

Fig. 1 Falė ndėrgjegjėsimit nė rritje, ēdo kurė mund tė ofrohet nė kushte higjienike dhe tė sigurta duke minimizuar riskun e transmetimit tė infeksionit (imazhin e ka dhuruar Dr. Jure Poglajen, Slloveni).

Roli i linjės sė parė dhe tė dytė tė mbrojtjes
Mbrojtja jonė imunitare pėrfshin njė linjė tė parė dhe tė dytė tė mekanizmave tė mbrojtjes. Linja e parė e mbrojtjes pėrbėhet nga barrierat mbrojtėse tė trupit tė njeriut si lėkura, mukozat dhe smalti/dentina e dhėmbėve. Pėrsa kohė qė kėto barriera janė tė paprekura dhe funksionojnė mirė ėshtė shumė e vėshtirė pėr mikroorganizmat qė tė penetrojnė nė indet e ndjeshme dhe tė interferojnė nė funksionimin e organeve vitale.

Mbrojtja imunitare qė vepron me rruazat e bardha dhe me qelizat e tjera imunoaktive pėrkufizohet linja e dytė e mbrojtjes. Kur futet nė veprim linja e dytė e mbrojtjes, trupi i huaj gjendet tashmė nė "vendin e gabuar" dhe mund tė fillojė tė shumohet dhe tė shkaktojė efektet negative nė sistemet e suportit vital. Sapo tė futen trupat e huaj mikrobialė fillon "njė luftė" ndėrmjet linjės sė dytė tė mbrojtjes sė sistemit imunitar dhe mikroorganizmave, e cila do tė mbarojė vetėm kur njėri prej tyre tė fitojė.

Infeksioni kėrkon praninė e tre kushteve tė mėposhtme:
1) njė bartės tė ndjeshėm;
2) agjentė patogjenė mjaft infektues dhe tė shumtė pėr tė shkaktuar infeksionin;
3) njė portė hyrėse nėpėrmjet sė cilės agjenti patogjen mund tė futet te bartėsi.

Strategjitė efikase pėr tė kontrolluar infeksionet kanė si qėllim qė tė ēajnė njė ose mė shumė nga kėto "lidhje" nė zinxhir, duke parandaluar kėshtu infeksionin.

Ekzistojnė mėnyra tė ndryshme pėr t'i bėrė individėt mė pak tė ndjeshėm ndaj infeksioneve, nė pėrgjithėsi nėpėrmjet vaksinimeve por edhe duke forcuar barrierat mbrojtėse.

Fig. 2, 3 Biofilmi bakterial mund tė jetė i pranishėm nė tė gjitha sipėrfaqet  - dhėmbėt dhe mukozat orale - nga ku mund tė futen baktere dhe toksina bakteriale nė mjediset qė mė parė kanė qenė sterile nėse linja e parė e mbrojtjes ėshtė dobėsuar apo ndėrprerė.

Ruajtja e barrierave mbrojtėse
Reduktimi i numrit tė mikroorganizmave nė zgavrėn orale nėpėrmjet njė higjiene orale tė pėrshtatshme do tė bėjė tė mundur qė ajo qė mbetet nga mikroorganizmat tė mos jetė e mjaftueshme pėr tė shkaktuar infeksionin.

Sapo tė hapet njė portė nėpėrmjet tė cilės njė agjent patogjen mund tė futet te bartėsi ėshtė thelbėsore qė tė mbrohet sa mė shumė tė jetė e mundur duke mbajtur njė zonė tė pastėr, duke mbyllur plagėn me qepje tė kujdesshme dhe duke lehtėsuar procesin pėr tė arritur njė koagulim tė mirė tė gjakut.

Kėto masa paraprake do tė synojnė pėrforcimin e barrierave tė mbrojtjes nė trupin e njeriut. Nė ēdo rast nė tė cilin pacienti i nėnshtrohet trajtimeve nė tė cilat penetrohen barrierat duhet qė tė merren masat e nevojshme dhe tė merren nė konsideratė pasojat e hapjes, penetrimit dhe ndryshimit tė barrierave tė dobėta.

Njė ēėshtje e rėndėsishme pėr normėn e suksesit tė terapive, qofshin ato tė thjeshta apo tė komplikuara, konsiston nė ruajtjen dhe pėrforcimin e funksioneve tė rėndėsishme mbrojtėse. Kontrolli i higjienės dhe infeksioneve nė stomatologji duhet tė pėrfshijė jo vetėm riskun e transmetimit tė infeksionit, por edhe ndjeshmėrinė ndaj infeksioneve dhe vlerėsimin e procedurave dhe instrumenteve nė dispozicion.

Tė gjitha pėrforcimet pėr ruajtjen e barrierave biologjike tė dobėta do tė reduktojnė edhe pėrdorimin e tepėrt ose tė panevojshėm tė antibiotikėve.

Fig. 4 Njė menaxhim i kujdesshėm i plagės duhet tė pėrfshijė tė gjitha masat e mundshme pėr tė rivendosur njė linjė tė parė tė mbrojtjes qė funksionon mirė. Kjo pėrfshin, ndėrmjet tė tjerash, njė qepje tė mirė, menaxhim tė koagulimit tė gjakut, pėrdorim tė antimikrobikėve etj.

Higjiena orale e pėrditshme mund tė jetė mė e rėndėsishmja e profilaksisė antibiotike
Pėr shumė pacientė nė risk, vizitat stomatologjike tė rregullta dhe shumė tė shpeshta duke pėrfshirė njė profilaksi profesionale tė kujdesshme, mund tė kenė njė impakt tė madh nė gjendjet e tyre mjekėsore thjesht duke mbajtur gingivat e shėndetshme dhe duke ruajtur kėshtu funksionin e tyre si barrierė mbrojtėse nė linjėn e parė tė mbrojtjes. Njė gingivit i pėrgjithshėm paraqet njė plagė tė hapur me dimensione tė barabarta me pėllėmbėn e dorės.

Nuk ėshtė e vėshtirė qė tė vihet re rėndėsia mjekėsore e njė plage tė tillė nė ēdo pjesė tė trupit; stomatologu duhet tė njohė risqet e pėrgjithshme tė shėndetit qė lidhen me njė shkallė kaq tė gjerė tė futjes nė sistemet e dobėta. Gingiviti nuk ėshtė njė infeksion, por njė reaksion inflamator kundėr toksinave mikrobike tė prodhuara nga mikroorganizma qė qėndrojnė nė biofilmat oralė (pllaka dentare).

Ky proces inflamator do tė dobėsojė barrierėn mbrojtėse qė ėshtė e rėndėsishme dhe e dobėt, e cila merret nga njė ind gingival i shėndetshėm dhe i painflamuar.

Fig. 5 Procedurat e pėrditshme tė higjienės orale dhe seancat e rregullta tė higjienės profesionale do tė kenė implikacione tė rėndėsishme klinike nė pėrmbajtjen e numrit tė mikroorganizmave dhe nė pėrforcimin e linjės sė parė tė mbrojtjes te pacienti.

Ndjeshmėria dhe plakja
Me kalimin e viteve verifikohet njė rėnie e rezervave funksionale tė organizmit. Kėto ndryshime fillojnė pas njėzet vitesh dhe janė pėrcaktuar nga stili i jetės dhe nga faktorė gjenetikė. Plakja implikon zakonisht fillimin e problemeve tė shėndetit qė ēojnė nė marrjen e barnave.

Pėr mė tepėr, jo rrallė herė dieta e shumė personave tė moshuar ėshtė monotone dhe pėr shkak tė stilit tė tyre tė jetės qė ėshtė mė sedentar edhe raporti nutricional ėshtė inferior.

Tė gjithė kėto faktorė do tė rritin natyrisht ndjeshmėrinė ndaj llojeve tė ndryshme tė problemeve tė shėndetit. Njė sėmundje infektive, pėr shembull, do tė ketė njė efekt dobėsues te njė person i moshuar.

Pėrgjigjja imunitare e dėmtuar pėr shkak tė sėmundjeve dhe barnave
Imunodefiēencat mund tė shihen shpesh tė lidhura me njė sėmundje bazė si kanceri ose sėmundja autoimune. Shumė pacientė kanė njė sistem imunitar tė dėmtuar ose pak tė ndryshuar pėr shkak tė terapisė sė pėrdorur pėr tė trajtuar disa sėmundje.

Fillimi i infeksioneve oportunistike tė shkaktuara nga flora normale verifikohet kur pėrgjigjja imunitare ėshtė dėmtuar dhe mund tė jetė fatale nėse nuk diagnostikohet dhe trajtohet.

Kequshqyerja dhe sindroma metabolike
Kequshqyerja nuk zbulohet vetėm tek individėt qė konsumojnė shumė pak ushqim, por edhe te pacientėt me sindromėn metabolike, pra obezė me BMI tė shtuar, hipertrigliceridemi, nivel tė ulėt tė kolesterolit HDL, hipertensionin dhe hipergliceminė.

Metabolizmi i ndryshuar ndėrmjet tė tjerash do tė ēojė nė njė ndjeshmėri mė tė madhe ndaj infeksioneve.

Toksikomania, njė problem i zakonshėm me shumė pasoja
Ka njė mundėsi tjetėr qė profesionistėt e shėndetit, duke pėrfshirė stomatologėt, tė trajtojnė nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme persona me toksikomani nė praktikėn e pėrditshme. Mė pak se 100% e tė gjithė personave me toksikomani nė botė janė raste "tė hapura dhe tė dukshme". Abuzimi me drogėrat mund tė pėrfshijė pėrdorimin e ligjshėm ose tė paligjshėm tė lėndėve narkotike, alkoolit, duhanit, produkteve farmaceutike ose substancave tė tjera kimike.

Pėr shkak tė pėrdorimit tė rregullt tė drogėrave, personat me toksikomani paraqesin njė gamė tė gjerė tė rreziqeve tė mundshme dhe komplikacioneve mjekėsore qė kanė funksione sistemike tė dėmtuara pėr shkak tė efekteve farmakologjike direkte ose indirekte, kequshqyerjes, ndryshimeve, mungesave, sėmundjeve infektive, etj. Njė problem tjetėr te personat me toksikomani ėshtė incidenca mė e madhe e kariesit dentar.

Kaviteti oral, organi mė i populluar nga mikrobet
Kaviteti oral ėshtė organi me popullsinė relativisht mė tė madhe mikrobike, qoftė nga ana numerike qoftė nga shumėllojshmėria. Pjesa mė e madhe e mikroorganizmave oralė i pėrket florės natyrale qė qėndron aty dhe ka njė rol tė rėndėsishėm mbrojtės pėr mbrojtjen tonė imunitare kundėr mikroorganizmave patogjenė.

Grupet e mikroorganizmave tė rėndėsishėm nė nxitjen e sėmundjeve mund tė shfaqen nė mėnyrė tranzitore nė kavitetin oral. Kariesi dentar dhe sėmundjet periodontale janė pothuajse ekskluzivisht tė shkaktuara nga mikroorganizma qė gjenden nė kavitetin oral dhe mund tė konsiderohen infeksione oportunistike endogjene.

Bakteremia: njė problem i pėrditshėm
Gjatė trajtimit dentar, mikroflora qoftė normale qoftė tranzitore mund tė futet nė indin aseptik ose tė transmetohet nga njė individ te njė tjetėr nėpėrmjet instrumenteve stomatologjike apo duarve tė profesionistit.

Edhe praktikat e pėrditshme si larja e dhėmbėve dhe kalimi i fillit interdentar mund tė lehtėsojnė penetrimin bakterial nė fluksin e gjakut (bakteremia) nėse barrierat mbrojtėse janė dobėsuar apo thyer.

Nėse kjo rrallė herė shkakton probleme nė rastin e individėve tė shėndetshėm me sistem imunitar funksional si normalisht, te personat me lloje tė ndryshme tė defiēencave imunitare, ose rritja e ndjeshmėrisė ndaj infeksioneve, trajtimet orale/stomatologjike mund tė shkaktojnė komplikacione tė rėnda.

Fig. 6 Trajtimet stomatologjike pėrfshijnė pėrdorimin e instrumenteve tė ndryshme tė prerjes dhe penetrimit.

Kariesi dentar, sėmundja infektive mė e zakonshme nė botė
Kariesi dentar vazhdon tė jetė sėmundja mė e madhe infektive qė prek pjesėn dėrrmuese tė popullsive nė botė. Procedura mė e zakonshme qė kryhet nga dentisti nė tė gjithė grupet e pacientėve ėshtė trajtimi i kariesit dentar. Nė shumė vende, aksesi ndaj shėrbimeve tė shėndetit oral ėshtė i kufizuar dhe shpesh dhėmbėt nuk trajtohen apo ekstraktohen nėse dhimbja apo shqetėsimi nuk janė intensivė.

Pas njė ekstraktimi dentar, mikroorganizmat patogjenė tė kavitetit oral kanė njė portė tė hapur nė indin e mėparshėm aseptik pėrtej barrierave tė mbrojtjes. Njė parim bazė nė ofrimin e kurave stomatologjike ėshtė qė kur ėshtė e mundur risku i transmetimit tė infeksioneve duhet tė reduktohet nė minimum.

                 

Fig. 7 Kariesi dentar, ende nė ditėt e sotme, ėshtė infeksioni bakterial mė i zakonshėm nė botė. Bakteret kariogjene mund tė jenė shumė agresive jo vetėm nė kavitetin oral por edhe nė pjesė tė tjera tė trupit, nėse lejohen tė kalojnė linjėn e parė tė mbrojtjes.

Tė jesh sa mė pak atraumatik qė ėshtė e mundur
Ekstraktimi i njė dhėmbi rrallė herė ėshtė njė procedurė e thjeshtė. Njė ekstraktim mund tė konsiderohet i arritur kur i gjithė elementi dentar hiqet me njė traumė minimale tek indet pranė.

Njohja e morfologjisė sė dhėmbėve, zgjedhja e teknikės sė saktė dhe pėrdorimi i pajisjeve tė pėrshtatshme konkurrojnė me njė pėrqindje mė tė lartė suksesi nė arritjen e kėtij objektivi.

Pas procedurave dentare invazive, mikroorganizmat qė normalisht qėndrojnė nė kavitetin oral, nė kushte tė caktuara, mund tė provokojnė infeksione nė pjesė tė tjera tė trupit. Nė njė studim suedez ėshtė observuar bakteremia nė 100% tė pacientėve pas ekstraktimit dentar. Bakteremia nuk lidhej me zgjerimin e ndėrhyrjes, sepse edhe njė ekstraktim i thjeshtė dentar kishte prodhuar njė incidencė mė tė madhe tė bakteremisė nė krahasim me kirurgjinė e molarit tė tretė dhe tonsilektomisė bilaterale. Ėshtė zbuluar qė ekstraktimi dentar lidhej me baktereminė aerobe dhe anaerobe nė mėnyrė tė konsiderueshme mė shpesh sesa procedurat e tjera.

Motivi i kėtij rezultati nuk ėshtė i qartė, por mund tė jetė pėrcaktues i kolonizimit tė madh tė sipėrfaqeve dentare me mikroorganizma aerobė dhe anaerobė nė kombinim me lėvizjet shtytėse qė pėrdoren pėr njė ekstraktim dentar.

Fig. 8 Teknika tė shpejta, tė thjeshta dhe atraumatike falė instrumenteve tė sofistikuar dhe me aftėsi tė mira klinike (imazhi ėshtė marrė nga dr. Manouchehr Kiaei, Suedi).

Irrigime subgingivale dhe pastrimi pėr tė reduktuar riskun e bakteremisė
Kur kryhen trajtimet periodontale, irrigimi subgingival pėrpara trajtimit me ultratinguj mund tė reduktojė nė mėnyrė tė konsiderueshme nivelin e bakteremisė qė lidhet me trajtimin. E njėjta masė duhet tė merret pėrpara se tė vijohet me ekstraktime tė dhėmbėve. Disa baktere kėrkojnė praninė e oksigjenit pėr t'u rritur (aerobe).

Njė grup i madh bakteresh kėrkojnė njė mjedis plotėsisht pa oksigjen (baktere anaerobe). Anaerobet kanė mė pak mundėsi qė tė mbijetojnė jashtė organizmit bartės. Nė stomatologji bakteret anaerobe janė shkaku mė i shpeshtė i sėmundjeve dhe kjo ėshtė njė nga arsyet pėr fillimin e infeksioneve: ekspozimi ndaj oksigjenit do t'i vrasė bakteret e dėmshme.

Nė stomatologji ky ėshtė njė nga motivet thelbėsorė pėr tė praktikuar pastrimin dhe irrigimin subgingival.

Oksigjeni bėn diferencėn
Lejimi i futjes sė ajrit ėshtė edhe njė nga motivet kryesore tė ndėrhyrjes kirurgjikale pėr tė hapur akseset dhe pėr tė ruajtur njė drenim tė mirė gjatė procesit tė shėrimit. Prerja dhe lustrimi i pėrgatitjeve aproksimale me instrumente rrotulluese konvencionale mund tė prodhojnė dėmtime jatrogjene nė sipėrfaqet e dhėmbėve pranė.

Dėmtimi nga pėrgatitjet ėshtė njė efekt anėsor i shpeshtė nė pėrgatitjet e lezioneve karioze aproksimale dhe paraqet njė problem tė shėndetit dentar. Dėmtimet ndaj pėrgatitjes shkatėrrojnė barrierėn mbrojtėse tė smaltit/dentinės, duke shtuar kėshtu progresionin e kariesit dhe nevojėn pėr njė terapi riparuese tė dhėmbit pranė.

Fig. 9 Pėrgatitja e dhėmbit ka efekte nė linjėn e parė tė mbrojtjes qė ngjajnė me injeksionet e shumėfishta.

Dėmtimet nė linjėn e parė tė mbrojtjes tė shkaktuara nga pėrgatitjet
Veprimi rrotullues i trapanit gjatė pėrgatitjeve dentare mund tė ēojė nė lezione nė margon gingivale qė do tė kenė tė njėjtin efekt si injeksionet e shumėfishta tė materialit biologjik tė realizuara me age tė papastruara.

Pėrdorimi i digės sė gomės gjatė trajtimeve endodontike dhe rikonstruktive i shmanget barrierės sė kontrollit te infeksionet dhe redukton riskun e kontaminimit tė kryqėzuar dhe infeksionit. Te pacientėt e prekur nga patologji ngjitėse, diga redukton mundėsinė e spėrkatjes sė pėrmbajtjes mikrobike tė shkaktuar nga goditjet e kollės.

Pėrdorimi i pykave tė pėrshtatshme mbrojtėse ėshtė njė mėnyrė e fundit shumė e thjeshtė pėr tė mbrojtur barrierat e ndjeshme si smalti/dentina dhe margo gingivale.

Fig. 10 Tė disponueshme edhe nė versionin pediatrik, pykat mbrojtėse janė njė mėnyrė shumė e thjeshtė pėr tė mbrojtur linjėn e parė tė mbrojtjes (smalti) sė dhėmbit pranė. Studime tė ndryshme shkencore kanė treguar se sipėrfaqja e dhėmbit pranė rezulton e dėmtuar nė njė numėr mjaft tė lartė tė rasteve gjatė pėrgatitjeve aproksimale. Kjo sjell njė ndjeshmėri mė tė madhe pėr kariesin dentar (imazhi ėshtė marrė nga dr. Joel Berg, Shtetet e Bashkuara).

Lėnia e mikroorganizmave nė vendin e tyre
Profesionistėt e shėndetit kanė pėrgjegjėsi profesionale shumė delikate. Asistenca shėndetėsore moderne ka ēdo mundėsi qė tė ofrojė pėr pacientėt kura tė mira mjekėsore, duke garantuar siguri dhe cilėsi maksimale.

Mbrojtja mė e rėndėsishme e infeksioneve ėshtė prania e barrierave tė paprekura. Qėllimi i njė mbrojtjeje tė pėrshtatshme tė barrierave duhet tė jetė, nė vend tė parė, ai qė tė ruajė mikroorganizmat nė vendin e tyre dhe si pasojė tė parandalojė transmetimin e patologjive dhe nė vend tė dytė tė shmangė rritjen e mikroorganizmave tė dėmshėm duke pėrdorur teknika tė pėrshtatshme aseptike. Nė rastin kur kėto masa nuk do tė kenė sukses dhe mikroorganizmat do tė autorizohen qė tė hyjnė nė indet qė mė parė kanė qenė aseptike dhe tė vendosin njė infeksion do tė jetė e nevojshme njė terapi antimikrobike.

Pjesa mė e madhe e antibiotikėve janė bakteriostatikė, kontrollojnė proliferimin bakterial duke ndėrhyrė me aftėsitė e tyre tė shumimit, duke dhėnė kėshtu pėr linjėn e dytė tė mbrojtjes njė mundėsi mė tė mirė pėr tė organizuar njė kundėrsulm.

Gjendja infektive do tė zgjidhet nga sistemi imunitar me ndihmėn e antibiotikėve.

Fig. 11 Teknikat aseptike duhet tė synojnė ruajtjen e mikroorganizmave dhe nė tė njėjtėn kohė tė respektojnė linjėn e parė tė mbrojtjes.

Infeksionet qė lidhen me asistencėn shėndetėsore dėmtojnė rezultatet e trajtimit
Infeksionet qė lidhen me asistencėn shėndetėsore shkaktojnė kosto shtesė shumė tė mėdha, rritin rezistencėn ndaj antibiotikėve, vėnė nė risk rezultatet e trajtimit, zgjatin vuajtjen e pacientėve, reduktojnė aftėsinė e trajtimit dhe ushqejnė mosbesimin te profesionistėt e shėndetit.

Ėshtė detyrė e personelit stomatologjik qė t'i sigurojė tė gjithė pacientėve kurat stomatologjike me cilėsinė mė tė mirė tė mundshme, sigurinė maksimale tė mundshme dhe me numrin mė tė vogėl tė efekteve anėsore.

Pėrforcimi i barrierave tė dobėta
Njė ēėshtje kritike do tė jetė kompetenca dhe sjellja e personelit pėrballė ruajtjes dhe pėrforcimit tė barriera tė dobėta qė pėrfshijnė linjėn e parė tė mbrojtjes: dentistria konservative ėshtė e gjitha njė botė pėr pėrforcimin e barrierave.

Me qėllim qė tė konsiderohen efikase, procedurat dentare duhet tė synojnė tė njėjtin rezultat: ruajtjen ose pėrforcimin e barrierave tė dobėta mbrojtėse.

Fig. 12 Rikonstruksioni nuk ka si qėllim vetėm rikrijimin e funksionit dhe estetikės, por nė tė njėjtėn kohė edhe tė rikonstruktojė linjėn e parė tė mbrojtjes qė ėshtė shumė e rėndėsishme. Problemi mė kritik pėr mjekun do tė jetė qė tė sigurojė qė cilėsia e restaurimit tė afrohet sa mė shumė tė jetė e mundur me aftėsinė origjinale tė strukturės sė dhėmbit qė tė funksionojė si njė pjesė e rėndėsishme e linjės sė parė tė mbrojtjes (imazhi ėshtė marrė nga dr. Joel Berg, Shtetet e Bashkuara).

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 35 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D