Procedurat e GTR pėr zgjidhjen e njė defekti kockor: pėrshkrimi i njė rasti klinik

Parodontologji | 6 Nėntor 2019 |

Procedurat e GTR pėr zgjidhjen e njė defekti kockor: pėrshkrimi i njė rasti klinik

Nga Giacomo Tarquini


Pas pėrfundimit tė terapisė periodontale fillestare (tė pėrbėrė nga terapia shkakėsore dhe nga terapia mekanike jo kirurgjikale) pacienti duhet tė rivlerėsohet pas njė periudhe kohore pėr tė verifikuar pėrmbushjen e objektivave tė fiksuar mė parė, tė pėrfaqėsuar kryesisht nga reduktimi i thellėsisė sė sondimit (PPD), rritja e nivelit tė sulmit klinik (CAL), reduktimi i gjakrrjedhjes gjatė sondimit (BOP, pėrmirėsimi i nivelit tė bashkėpunimit dhe pjesėmarrjes sė pacientit, reduktimi i konsiderueshėm dhe i qėndrueshėm i sasisė sė pllakės bakteriale dhe tartarit apo eliminimi ose reduktimi i shenjave klinike tė inflamacionit marginal.

Pavarėsisht rezultatit tė mirė tė terapisė fillestare, nė momentin e rivlerėsimit ėshtė observuar shpesh prania e defekteve kockore si sekelė e pashmangshme e sėmundjes periodontale.

Persistenca e kėtyre defekteve paraqet njė locus minoris resistentiae dhe njė faktor risku pjesė-specifike pėr progresionin e periodontitit: pjesėt qė lidhen me defekte kockore pėrbėhen nė fakt nga gropėza ekologjike nė brendėsi tė tė cilave do tė jetė mė i mundur riformimi i njė biofilmi patogjen qė mund tė favorizojė njė proces riinfektimi.

Nė prani tė defekteve kockore tė mbetura ėshtė statistikisht mė e mundur qė tė mund tė verifikohet me kalimin e kohės njė humbje e mėtejshme e sulmit dhe pra njė pėrkeqėsim tė prognozės sė elementeve dentarė tė pėrfshirė: pėr kėtė arsye ėshtė thelbėsore qė tė diagnostikohet prania dhe tė njihet morfologjia e saktė, me qėllim qė tė seleksionohet lloji i trajtimit kirurgjikal mė tė indikuar pėr korrigjimin e tyre.

Sondimi periodontal nėpėrmjet njė sonde milimetrike tė tipit Williams dhe ekzaminimi radiografik intraoral me ndihmėn e njė qendėrzuesi paraqesin dy metoda thelbėsore pėr tė kryer njė diagnozė tė saktė.

Materiale dhe metoda
Ėshtė paraqitur rasti i njė pacienti (mashkull, 55 vjeē) tė inkuadruar nozologjikisht si ASA 1 dhe ka kėrkuar observimin tonė pėr praninė e njė defekti intrakockor nė elementin 3.3 (fig. 1).

Fig. 1 Sondimi i defektit intrakockor nė ngarkesė tė elementit 3.3.

Sondimi periodontal (fig. 2) dhe ekzaminimi radiografik intraoral periapikal (fig. 3) tė kryera nė momentin e rivlerėsimit evidentojnė praninė e njė defekti intrakockor nė ngarkesė tė elementit 3.3.

Fig. 2 Kartela periodontale pre-operative.

Fig. 3 Ekzaminimi radiografik periapikal intrakockor: evidentohet njė defekt i thellė intrakockor nė ngarkesė tė elementit 3.3.

Nė bazė tė karakteristikave anatomike tė pjesės kirurgjikale, programohet njė ndėrhyrje e drejtuar rigjenerimi kockor (GTR) sipas teknikės sė ruajtjes sė papilės sė thjeshtuar (SPPF). Indikacionet kryesore tė kėsaj teknike konsistojnė nė mundėsinė qė tė lejohet ruajtja e papilės edhe nė hapėsira interdentare mė tė vogla se 2 mm dhe/ose nė terapi kirurgjikale tė defekteve intrakockore qė prekin elementet posteriore.

Profilaksia antibiotike fillohet njė orė pėrpara ndėrhyrjes (amoksicilinė/acid klavulanik, Augmentin, Glaxo-SmithKline, Verona, Itali, 2 g, 1 orė pėrpara kirurgjisė dhe mė pas 1 g ēdo 12 orė pėr 6 ditė). Direkt pėrpara seancės operative pacienti ka kryer disa shpėlarje me klorheksidinė diglukonat 0,2% (Corsodyl, Glaxo-SmithKline, Verona, Italia) qė duhet vazhduar edhe pėr 2 javė pas ndėrhyrjes duke kryer njė shpėlarje ēdo 8 orė.

Pėr terapinė antalgjike ėshtė dhėnė naproxene saodium 500 mg (Naprosyn 500 pluhur, Recordati, Milano, Itali) qė duhet marrė 1 orė pėrpara seancės operative dhe duhet vazhduar sipas nevojės, nė sasi jo mė tė madhe se njė bustinė ēdo 8 orė pėr 7 ditė.

Pas analgjezisė lokale tė marrė me anė tė infiltrimit tė artikainės klorhidrat 40 mg me epinefrinė 1:100.000 ngrihet njė lembo me trashėsi tė plotė sipas teknikės sė ruajtjes sė papilės sė thjeshtuar (SPPF) me qėllim qė tė ekspozohet defekti nėn tė nė ngarkesė tė elementit 3.3, komponenti intrakockor i tė cilit ėshtė matur me njė sondė periodontale (fig. 4).

Fig. 4 Ngritja e njė lembo sipas teknikės sė ruajtjes sė papilės sė thjeshtuar (SPPF) dhe matja e komponentit intrakockor tė defektit periodontal.

Debridement i defektit intrakockor dhe dekontaminimi i sipėrfaqes radikolare janė kryer me anė tė instrumenteve manuale dhe inserte me ultratinguj tė dedikuar (fig. 5).

Fig. 5 Debridement i lezionit dhe dekontaminimi i sipėrfaqes radikolare nėpėrmjet inserteve me ultratinguj tė dedikuar.

Pasi ėshtė plotėsuar kjo fazė thelbėsore e kirurgjisė, ėshtė e mundur qė tė evidentohet shtrirja reale e defektit intrakockor (fig. 6).

Fig. 6 Aspekti intraoperativ i defektit intrakockor pas debridement.

Njė membranė e llojit tė riabsorbueshme vendoset nė hapėsirėn interdentare dhe fiksohet nė mėnyrė tė qėndrueshme nė anėn linguale; mė pas njė graft me biomaterial ėshtė pozicionuar nė brendėsi tė defektit intrakockor (fig. 7, 8).

Fig. 7 Pozicionimi i njė membrane tė llojit tė riabsorbueshėm tė fiksuar nė pjesėn linguale.

Fig. 8 Njė graft i llojit heterolog pozicionohet nė brendėsi tė defektit intrakockor.

Membrana e llojit tė riabsorbueshėm reflektohet nė mėnyrė bukale pėr mbrojtjen e biomaterialit dhe fiksohet me njė kunj nė titan (fig. 9).

Fig. 9 Membrana reflektohet nė anėn bukale pėr tė mbrojtur graftin dhe fiksohet me anė tė njė kunji nė titan.

Koha e fundit kirurgjikale pėrbėhet nga sutura me fije PTFE 5/0 qė kryhet sipas teknikės sė ruajtjes sė papilės sė thjeshtuar (SPPF) (fig. 10).

Fig. 10 Sutura me fije nė PTFE 5/0 sipas teknikės sė ruajtjes sė papilės sė thjeshtuar (SPPF).

Menaxhimi i periudhės post-operative parashikon njė terapi antibiotike sistemike pėr njė javė ( me bazė amoksiciline ose tetracikline) dhe terapi antiseptike lokale (klorheksidinė diglukonat 0,2%) pėr tė kontrolluar fillimin e infeksioneve tė plagės kirurgjikale dhe kontaminimin e materialit tė rigjenerimit.

Suturat, nėse nuk pėrshkruhen ndryshe, pėrgjithėsisht hiqen nė ditėn e 14; pėr tė shmangur traumėn mekanike nė plagėn kirurgjikale, pacientit i kėrkohet qė tė shmangė larjen normale me furēė, kalimin e fillit interdentar dhe mastikacionin nė zonėn e operuar pėr njė periudhė 6-10 javė.

Nė fund tė periudhės sė shėrimit ėshtė e mundur qė tė observohet statusi i indeve interdentare, qė tregon rezultat tė mirė tė procedurės kirurgjikale (fig. 11).

Fig. 11 Aspekti i indeve interdentare nė fund tė periudhės sė shėrimit

Kontrollet pasuese tė follow up, me anė tė sondimit periodontal (fig. 12) dhe tė ekzaminimit radiografik periapikal intraoral (fig. 13), lejojnė konstatimin e njė zgjidhjeje tė plotė klinike dhe radiografike tė defektit intrakockor (follow-up pėr 12 muaj).

Fig. 12 Kartela periodontale post-operative (follow up pas 12 muajsh)

Fig. 13 Ekzaminimi radiografik periapikal intraoral: evidentohet zgjidhja e plotė e defektit intrakockor nė ngarkesė tė elementit 3.3 (follow up pas 12 muajsh)

Konkluzione
Fitimi i sulmit klinik dhe nė pėrgjithėsi, rezultatet klinike tė marra nėpėrmjet procedurave tė GTR mund tė mbahen pėr njė kohė tė gjatė tė pacaktuar. Zgjedhja e saktė e teknikės kirurgjikale tė indikuar pėr njė rast specifik klinik ėshtė njė nga ēelėsat e suksesit nė GTR: sė bashku me diagnozėn, zgjedhja e strategjisė rigjeneruese ėshtė komponenti i planit tė trajtimit qė kėrkon njė vėmendje mė tė madhe.

Pėr tė lejuar ruajtjen e papilės edhe nė hapėsirat interdentare mė tė vogla se 2 mm dhe/ose nė elementet posteriorė, protokolli i ruajtjes sė papilės sė thjeshtuar (Simplified Papilla Preservation Flap [SPPF]) ėshtė konsideruar nė mėnyrė universale teknika kirurgjikale e zgjedhur.

Siē theksohet mė lart, pėrpara ndėrhyrjes do tė jetė plotėsisht e nevojshme qė tė pėrmbushet terapia shkakėsore jo kirurgjikale me qėllim qė tė sigurohet mungesa e inflamacionit nė ngarkesė tė indeve tė buta dhe njė nivel i kėnaqshėm i higjienės orale nga ana e pacientit.

Qėndrueshmėria nė kohė e rezultateve tė sjella sidoqoftė i nėnshtrohet faktit qė pacienti aderon nė njė program tė rregullt tė terapisė mbėshtetėse periodontale (Supportive Periodontal Therapy, SPT); ky program duhet tė realizohet nė bazė individuale pėr tė garantuar njė kontroll tė pėrshtatshėm tė biofilmit bakterial, tė inflamacionit marginal dhe njė largim nga zakonet e dėmshme si duhanpirja dhe ėshtė treguesi qė pėrcaktuesi mė i madh i ruajtjes sė rezultateve klinike tė arritura pėrbėhet nga faktorė qė lidhen me pacientin, mė shumė sesa ato tė brendshėm qė lidhen me teknikėn kirurgjikale.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 37 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D