Shpėrndarja e densitetit tė kockės trabekulare nė maksilė dhe mandibulė

Implantologji | 22 Tetor 2019 |

Shpėrndarja e densitetit tė kockės trabekulare nė maksilė dhe mandibulė

Nga Danilo Alessio Di Stefano


Edhe pse densiteti kockor nė pjesėn e pozicionimit implantar ėshtė njė faktor pėrcaktues pėr suksesin e implantit, metodat sasiore qė janė tė disponueshme aktualisht pėr matje ose nuk janė plotėsisht tė besueshme ose nuk mund tė zbatohen gjatė praktikės normale klinike.

Tomografia e kompjuterizuar (CT) ofron tė dhėna tė besueshme, qė shprehen sė bashku me Hounsfield duke pėrdorur njė shkallė tė kalibruar, por e ekspozon pacientin ndaj njė sasie rrezatimi tė tepėrt; tomografia e kompjuterizuar me fashė konike (CBCT) lejon reduktimin e sasisė sė rrezatimit ndaj tė cilit ekspozohet pacienti, por nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve i nėnshtrohet njė kalibrimi tė ndryshueshėm nga njė prodhues te tjetri dhe nuk vėrehet nga radiologu; densitometria kockore me teknikėn e absorbimit tė rrezeve X (DEXA), e zbatuar nė pėrcaktimin e shkallės sė osteoporozės, nė fusha qė nuk lidhen me stomatologjinė, ofron sidoqoftė vlera bidimensionale dhe jo volumetrike.

Metodat e mbetura (analiza histomorfometrike, aplikimi i parimit tė Arkimedit, vlerėsimi i mikro-CT dhe i biopsive) nuk pėrdoren nė klinikė pėr shkak tė invazivitetit tė tyre.

Nė fund tė fundit shumė kirurgė i besojnė ende perceptimit tė tyre subjektiv gjatė pėrgatitjes sė pjesės implantare, duke ndjekur klasifikimin e densitetit kockor "soft", "normal" dhe "hard" tė propozuar nga Trisi dhe Rao ose ai D1-D4 tė futur nga Misch.

Sė fundmi, ėshtė futur njė mikromotor nė gjendje pėr tė kryer matjet e torque tė menjėhershėm (TMM2/TMM3 - Idi Evolution).

Figura 1: Sonda pėr matjen e densitetit kockor

Kjo mund tė pėrdoret nė fushėn intra-operative pėr tė kryer matjet sasiore dhe besueshmėrinė e densitetit kockor nė njė moment tė pėrgatitjes sė pjesės implantare nė tė cilėn ėshtė ende e mundur tė ndėrhyhet pėr tė pėrshtatur dimensionet me qėllim qė t'i jepet implantit stabiliteti primar i dėshiruar nė funksion tė protokollit tė ngarkesės sė programuar (e menjėhershme, e parakohshme ose e vonuar).

Mikromotori fiton vlerėn e fėrkimit tė ushtruar nga indi kockor nė njė sondė tė veēantė dhe software nga i cili ėshtė pėrshtatur e pėrpunon duke ofruar njė matje tė besueshme tė densitetit kockor nė korrespondencė me pjesėn implantare. Pajisja ėshtė vlerėsuar si instrument i matjes sė besueshme tė densitetit nėpėrmjet studimeve mbi blloqet e poliuretanit tė zgjeruar, qė imitojnė kockėn sfungjerore dhe duke krahasuar tė dhėnat e marra nga mikromotori me ato qė rezultojnė nga analiza histomorfometrike qė lidhen me densitetin kockor tė brinjėve tė gjedhit.

Studime tė fundit kanė treguar se mikromototi ofron matje tė densitetit kockor tė pavarura nga profesionisti qė i ndjek.

Figura 2: Faza e matjes sė densitetit kockor

Sot, studimet e publikuara nė lidhje me shpėrndarjen e densitetit kockor nė dy hardakat dentare bazohen nė njė numėr relativisht tė vogėl tė kampionėve: ai me numrin mė tė madh tė tė dhėnave pėrfshin 128 vlera qė lidhen vetėm me harkadėn e poshtme. Pėr kėtė arsye, autorėt e kėtij artikulli tė pėrmbledhur kanė vendosur tė pėrdorin mikromotorin TMM2/TMM3 pėr tė shpėrndarė njė numėr tė tė dhėnave tė densitetit kockor nė dy harkadat nė mėnyrė mjaft tė lartė dhe pėr tė mundur tė krijohet njė databazė nė tė cilėn tė kryhen analiza specifike statistike dhe tė gjenerohet njė hartė e densitetit pjesė-specifike tė besueshme tė shpėrndarjes sė densitetit kockor nė nofulla.

Pėr tė arritur kėtė rezultat autorėt, ndėrmjet tė cilėve ishin katėr kirurgė oralė ekspertė nė implantologji, kanė grumbulluar nė mėnyrė sistematike - duke pėrdorur TMM2/TMM3 - tė dhėnat qė lidhen me densitetin kockor tė matura njėherėsh nė pjesėn mė tė madhe tė veprimeve tė tyre implantare te pacientėt nė moshė nga 18 deri nė 70 vjeē, plotėsisht ose pjesėrisht edentulė, qė nuk preken nga ndonjė sėmundje sistemike, duhanpirės tė jo mė shumė se 10 cigareve nė ditė, qė nuk i janė nėnshtruar as inserimit post-ekstraktiv (tė menjėhershėm ose tė vonuar), as ndėrhyrjeve tė rigjenerimit kockor. Tė dhėnat, e grumbulluara gjatė 6 viteve tė praktikės klinike, janė referuar pėr 2408 pacientė pėr njė total prej  6060 inserimesh implantare.

Matjet e grumbulluara janė rigrupuar nė bazė tė pozicionit tė inserimit tė implantit dhe ėshtė llogaritur mesatarja e tė gjitha vlerave tė densitetit kockor qė lidhen me ēdo pozicion nė nofulla. Tė dhėnat e densitetit kockor nė pozicione simetrike nė tė dyja harkadat janė ndėrmjetėsuar ndėrmjet tyre (1.1 dhe 2.1, 1.2 dhe 2.2 etj.), duke arritur nė grumbullimin e tė dhėnave qė lidhen me 8 pozicione simetrike tė maksilės dhe mandibulės. Nė kėtė mėnyrė ka qenė e mundur qė tė gjurmohen diagramet densitet-pozicion duke ndėrtuar kėshtu njė hartė tė vėrtetė topologjike tė densitetit kockor tė dy harkadave.

Analiza e hartės sė marrė ka lejuar konfirmimin, sė pari tė njė shpėrndarjeje tė densitetit kockor trabekular tė ndryshme ndėrmjet harkadės superiore dhe inferiore, ku harkada inferiore paraqet njė densitet kockor mė tė madh nė krahasim me harkadėn superiore pėr tė gjitha pozicionet pėrveē nr. 1 dhe nr. 8. Ėshtė observuar mė pas qė nuk ka qenė realisht e mundur qė tė bėhet dallimi nė bazė tė densitetit tė njė zone anteriore nga njė zonė posteriore: densiteti, inferior nė sektorėt posteriorė, sidoqoftė duket se varion nė mėnyrė tė vazhdueshme nga pozicioni nė pozicion, me njė diferencė tė konsiderueshme nė densitetin kockor ndėrmjet pozicioneve nė afėrsi tė sė njėjtės harkadė.

Analiza e devijimeve standarde tė matjeve tė densitetit kockor qė i referohen secilit pozicion tregon qė ndryshueshmėria e densitetit kockor pėr njė pozicion specifik nė dy harkadat ndėrmjet pacientėve tė ndryshėm ėshtė nė mėnyrė tė konsiderueshme mė e lartė (+/- 25-30% nė krahasim me vlerėn mesatare).

Prandaj, autorėt dalin nė pėrfundimin se "variabiliteti i lartė nė njė individ dhe ndėrmjet individėve tė ndryshėm, qė observohen nė klinikėn tonė dhe konfirmohen nga kėrkues tė tjerė ekspertė nė fushė, e nė mėnyrė implicite vėrteton sistemin e matjes sė densitetit tė kockave qė kemi pėrdorur dhe nėnkupton qė densiteti kockor i ēdo pacienti dhe nė ēdo pozicion vlerėsohet rast pas rasti. Pėrdorimi i protokolleve tė standardizuar tė pozicionimit implantar do tė vlerėsohej pra me shumė vėmendje, duke zgjedhur protokollet e trajtimit tė personalizuar nė bazė tė nevojave tė pacientit.

Autorėt, konfirmojnė qė ėshtė duke u zhvilluar pėrkufizimi i protokolleve tė studimit perspektiv qė synon seleksionimin e grupeve homogjene tė pacientėve sipas moshės, llojit tė edentulisė, etj., pėr tė verifikuar nėse ndryshon densiteti kockor, nė kėto nėngrupe, nė brendėsi tė njė intervali tė vlerave mė pak tė zgjeruara.

Autorėt saktėsojnė qė nga momenti qė stabiliteti i implantit varet edhe nga prania dhe trashėsia e shtesės kockore kortikale janė duke u planifikuar studime tė mėtejshme qė synojnė tė hetojnė sesi mikromotori ėshtė nė gjendje tė zbulojė shtresėn kortikale dhe tė zbulojė sesi kombinime tė ndryshme anatomike tė trashėsisė kortikale dhe tė densitetit trabekular influencojnė nė stabilitetin primar tė implantit.




 

Pėr mė shumė informacione: Distribution of Trabecular Bone Density in the Maxilla and Mandible. Implant Dent. 2019 Aug;28(4):340-348. Di Stefano DA, Arosio P, Pagnutti S, Vinci R, Gherlone E.

Pėrktheu: Valbona Spahia


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 30 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D