Trajtimi i recesioneve gingivale: efikasiteti i matricės ksenogjenike tė kolagjenit

Parodontologji | 16 Tetor 2019 |

Trajtimi i recesioneve gingivale: efikasiteti i matricės ksenogjenike tė kolagjenit

Nga Lara Figini


Trajtimet terapeutike qė janė propozuar nė literaturė pėr tė rritur vėllimin e indeve tė buta te recesionet gingivale janė tė shumta dhe pėr shumė vite pėrdorimi i grafteve tė indit lidhor (CTG) bashkė me kryerjen e njė lembo koronar (CAF) ėshtė konsideruar standardi i artė pėr mbulimin e rrėnjės (RC) te recesionet gingivale tė Miller.

Megjithatė, disponibiliteti i limituar nė zonat dhuruese pėr grumbullimin e CTG autogjene, sėmundshmėria post-operative, vėshtirėsia pėr tė kontrolluar gjakrrjedhjen nė disa pjesė dhuruese kanė sjellė me kalimin e kohės justifikimin e aplikimeve tė teknikave adjuvante si ato qė shfrytėzojnė biomaterialet me origjinė alogjenike dhe ksenogjenike.

Kėto teknika dhe kėto materiale kanė si qėllim qė tė pėrmirėsojnė gjerėsinė e indit tė keratinizuar, duke kontribuar nė shmangien e sėmundjes sė pjesės dhuruese.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė rishikim sistematik, tė publikuar nė Acta Odontologica Scandinavica nė gusht 2019, autorėt kanė vlerėsuar efektet e aplikimit tė matricės sė kolagjenit ksenogjenik (XCM) te pacientėt me recesione gingivale tė klasės I ose II tė Miller.

Autorėt kanė ekzaminuar tė gjithė artikujt e literaturės qė janė publikuar pėrpara marsit 2018 nėpėrmjet katėr databazave elektronike pa ndonjė kufizim linguistik dhe kanė kėrkuar manualisht nė revistat periodike dhe nė literaturėn gri.

Kriteret e pranueshmėrisė pėrfshinin studime tė randomizuar tė kontrolluar (RCT) dhe studime perspektivė tė kontrolluar me periudha follow-up - i prej 6 muajsh apo mė shumė qė kishin krahasuar shėrbimet e XCM nė trajtimin e recesioneve gingivale tė klasės I ose II tė Miller.

Rezultate
Nėntė RCT tė publikuar nga viti 2010 deri nė 2018 janė pėrfshirė nė rishikimin pėrfundimtar. Pėrqindja e mbulimit tė rrėnjės (RC) ka rezultuar nė mėnyrė tė konsiderueshme mė e lartė (p. ¼ .0003) kurdo qė recesionet gingivale janė trajtuar me metodikėn XCM nė krahasim me atė qė arrihet vetėm me lembon apo me avancimin e kurorės (CAF).

Pėr mė tepėr, parametrat e gjerėsisė sė mukozės sė keratinizuar (KMW) (p ¼ .006) dhe trashėsia gingivale (GT) (p ¼ .0003) kanė rezultuar tė pėrmirėsuara nė rastet e trajtuara me XCM nė krahasim me ata qė janė trajtuar me CAF. Nuk ėshtė ndeshur ndonjė diferencė statistikisht e rėndėsishme (p ¼ .22) ndėrmjet nivelit tė sulmit klinik (CAL) tė arritur me metodikėn XCM nė krahasim me atė tė arritur vetėm me CAF.

Nuk ėshtė evidentuar ndonjė diferencė e konsiderueshme nė pėrqindjen e mbulimit radikolar (RC) qė ėshtė arritur me XCM nė krahasim me atė qė arrihet nėpėrmjet grafteve tė indit lidhor (CTG) (p ¼ .09) dhe nė smaltin qė vjen nga matrica (EMD) (p. 1/4 .62); megjithatė, XCM ka prodhuar njė RC mė tė ulėt se CTG nė trajtimin e recesioneve gingivale tė klasės I ose II tė Miller.

Konkluzione
Nė bazė tė tė dhėnave tė nxjerra nga ky rishikim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė konkluzionin qė metodika qė parandalon aplikimin e matricės sė kolagjenit ksenogjenik (XCM) pėrmirėson pėrqindjen e mbulimit radikolar (RC), parametrat e gjerėsisė sė mukozės sė keratinizuar (KMW) dhe trashėsisė gingivale (GT) nė trajtimin e recesioneve gingivale nė krahasim me trajtimin tradicional qė parashikon njė lembo me avancim tė kurorės CAF dhe mund tė konsiderohet njė alternativė e vlefshme edhe pėr graftet lidhore (CTG).

Implikime klinike
Nė rastet e recesioneve gingivale tė shumta, ku materiali nga pjesėt dhuruese ėshtė i pakėt, mjeku mund tė marrė nė konsideratė metodikėn e aplikimit tė matricės sė kolagjenit ksenogjenik sepse prodhon rezultate qė mbivendosen me ato tė grafteve tė CTG.

Pėr mė shumė informacione:
Moraschini V, de Almeida DCF, Sartoretto S, Bailly Guimarćes H, Chaves Cavalcante I, Diuana Calasans-Maia M. Clinical efficacy of xenogeneic collagen matrix in the treatment of gingival recession: a systematic review and meta-analysis. Acta Odontol Scand 2019 Aug;77(6):457-67

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 38 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D