A mund tė jesh shumė i moshuar pėr tė vendosur njė implant dentar?

Implantologji | 4 Tetor 2019 |

A mund tė jesh shumė i moshuar pėr tė vendosur njė implant dentar?

Njė pėrditėsim mbi plakjen dhe plasticitetin e sistemit sensiorial-motorik oro-facial

Nga Lara Figini


Duke marrė nė konsideratė njė rritje tė pritshmėrisė pėr jetėn, pas pėrmirėsimeve tė teknologjive shėndetėsore dhe atyre nga trajtimet e shėndetit publik, nė dekadat e ardhshme ėshtė parashikuar prania e njė pėrqindjeje mė tė madhe tė personave tė moshuar nė tė gjithė botėn.

Pėr shkak tė ndryshimeve strukturore dhe funksionale nė indet periferike dhe nė tru, plakja ėshtė e lidhur normalisht me modifikimet e njė serie funksionesh, ndėrmjet tė cilave njohja, kujtesa dhe sjelljet sensoriale si ecja apo mastikacioni. Nuk duhet anashkaluar fakti i frustrimit tė personave tė moshuar qė jetojnė me vėshtirėsi nė lėvizjet e pėrditshme apo qė nuk janė nė gjendje tė pėrtypen, tė kafshojnė apo tė gėlltiten me tė njėjtėn shpejtėsi si nė moshė tė re.

Nė funksionet sensoriale-motorike oro-faciale, si mastikacioni dhe kafshimi, humbja e dhėmbėve mund tė jetė njė faktor qė dėmton kėto funksione tė rėndėsishme dhe influencon shumė nė cilėsinė e jetės sė individit.

Njė nga objektivat kryesore tė rehabilitimit oral ėshtė rivendosja e funksioneve sensoriale dhe motorike si mastikacioni, kafshimi, gėlltitja dhe e folura qė mund tė dėmtohen nga humbja e dhėmbėve, nga prania e dhimbjes, nga njė sėmundje sistemike, etj.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė rishikim tė fundit, tė publikuar nė Journal of Oral Rehabilitation nė tetor 2019, autorėt pėrballen me problematikėn e plakjes sė sistemit gnatologjik, qė lidhet edhe me humbjen e elementėve dentarė dhe tematikėn nėse mund tė jetė zgjidhje implantologjia pėr njė pacient tė moshuar.

Nė kėtė rishikim theksohen mbi tė gjitha karakteristikat dhe funksionet bazė tė sistemit sensorial-motorik oro-facial, duke pėrmendur komponentėt e tij periferikė dhe qendrorė (truri).

Ky artikull paraqet njė bazė pėr tė marrė nė konsideratė sesi funksionet sensoriale-motorike qė pėrfshijnė muskujt skeletikė nė regjionin oro-facial, varen dhe mund tė influencohen nga truri dhe nga input-et e tij sensorialė, nga receptorėt oralė qė pėrfshihen nė indet periodontale.

Rezultate
Nga ky rishikim ėshtė nxjerrė njė rol i rėndėsishėm qė zhvillohet nga input-et sensorialė oro-facialė qė vijnė nga receptorėt sensorialė periodontalė. Kėta input-e ofrojnė informacione tė feedforward dhe feedback qė pėrdoren nga truri pėr fillimin dhe kontrollin e funksioneve sensoriale-motorike. Korteksi sensorial-motorik oro-facial ka njė rol thelbėsor nė fillimin dhe kontrollin e kėtyre funksioneve.

Ėshtė evidentuar aftėsia e rėndėsishme e trurit dhe e korteksit sensorial-motorik oro-facial kur pėsohen ndryshime neuroplastike nė lidhje me tė mėsuarit e aftėsive tė reja sensoriale-motorike oro-faciale dhe nė pėrshtatjen e ndryshimeve tė kavitetit oral.

Neuroplasticiteti kortikal lidhet me pėrmirėsimet e funksionimit sensorial-motorik oro-facial pas zėvendėsimit tė dhėmbėve tė humbur me proteza orale, duke pėrfshirė implantet. Neuroplasticiteti parashikon pėrshtatjen e aktiviteteve muskulare tė nofullės, buzės dhe gjuhės me protezėn e re dhe me lidhjen maksilo-mandibulare nė mėnyrė qė pacienti/pacientja tė mund tė kafshojė, flasė dhe pėrtypet nė mėnyrė efikase.

Ka prova, qė ndonjėherė janė kontradiktore, pėr reduktimet qė lidhen me moshėn e forcave kafshuese apo tė kompromentimit tė mastikacionit, gėlltitjes dhe tė folurit. Mekanizmat bazė tė kėtyre ndryshimeve pėrfshijnė ndryshime degjenerative qė lidhen me moshėn e muskujve dhe tė indeve tė tjera oro-faciale, pavarėsisht modifikimeve nė zona tė ndryshme tė sistemit nervor qendror qė pėrfshihen nė sjelljet sensoriale-motorike oro-faciale dhe funksionet qė lidhen me to.

Konkluzione
Nga tė dhėnat qė dalin nga ky rishikim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se rehabilitimi qė inkorporon trajtimet shtesė si paradigmat e trajnimit sensorial-motorik, pėrveē protezave siē janė implantet, mund tė pėrmirėsojė proceset sensoriale-motorike oro-faciale dhe tė ndihmojė nė ruajtjen ose lehtėsimin e rekuperimit dhe funksionit tė tyre te personat e moshuar, duke pėrmirėsuar dukshėm cilėsinė e jetės sė tyre.

Implikime klinike
Njė pėrqindje e konsiderueshme e pacientėve tė moshuar mund tė mos jenė nė moshė shumė tė madhe pėr tė pėrfituar nga implantet dentare, edhe pse ky rishikim ka theksuar njė sėrė faktorėsh tė mundshėm konfondues dhe diferenca ndėrmjet individėve qė mund tė merren nė konsideratė.

Prandaj, pacientėt e moshuar mund tė pėrfaqėsojnė njė sfidė tė veēantė pėr stomatologėt qė duhet tė garantojnė njė rehabilitim tė pėrshtatshėm pėr problemet e tyre tė shėndetit oral.

Pėr mė tepėr:
Sessle BJ. Can you be too old for oral implants? An update on ageing and plasticity in the oro-facial sensorimotor system. J Oral Rehabil 2019 Oct;46(10):936-51.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 31 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D