Alergjitė nga kontakti me materialet dentare

Konservativė | 2 Tetor 2019 |

Alergjitė nga kontakti me materialet dentare

Nga Lara Figini


Rastet e alergjive janė nė rritje tė vazhdueshme prej disa vitesh: sipas OBSH-sė, numri i personave alergjikė ka kaluar nga 3% nė 30% nga viti 1960 deri nė vitin 1995. Sipas njė studimi tė Langen et al. nė 2013 sėmundjet alergjike mė tė zakonshme janė alergjitė nga bari (14,8%), astma bronkiale (8,6%) dhe dermatiti nga kontakti (8,1%).

Futja e materialeve tė reja nė stomatologji ka rritur probabilitetin e njė intolerance ose reaksioni alergjik pas trajtimeve dentare. Nė kėtė fushė, reaksioni i tipit IV, reaksioni i vonuar i ndėrmjetėsuar nga qelizat ose reaksioni i vonshėm nė lidhje me materialet dentare janė veēanėrisht tė rėndėsishėm. Metoda standarde pėr zbulimin  alergjive nga kontakti paraqitet nga patch test, me substanca prove tė standardizuara.

Megjithatė, diagnoza rezulton e vėshtirė pėr shkak tė falsė negativėve ose falsė pozitivėve tė shpeshtė. Por specifikohet edhe qė informacionet mbi komponentėt e materialeve dentare, si dhe lėshimi i mundshėm i tyre nė mjedisin intraoral, mungojnė ose janė tė paplota.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim observues, tė publikuar nė Swiss Dental Journal nė korrik 2019, autorėt kanė kėrkuar kuantifikimin e shpeshtėsisė dhe simptomave tė alergjive ndaj materialeve dentare.

Autorėt kanė grumbulluar tė dhėnat nė Departamentin e protezave dhe materialeve dentare nė Lipsia, ku tė dhėnat klinike tė pacientėve janė grumbulluar nė mėnyrė sistematike nga viti 2012. Rezultatet e analizave objektive tė mukozės dhe simptomat e ērregullimeve qė referohen nga pacientėt janė dokumentuar nė mėnyrė tė detajuar nė njė skedė teknike tė projektuar posaēėrisht.

Ky studim ka pėrfshirė 86 individė (83,7% gra dhe 16,3% burra) me simptoma orale tė njė alergjie nga kontakti me materialet dentare me moshė mesatare 63 vjeē (24-86 vjeē).

Rezultatet
Alergenėt mė tė zakonshėm kanė rezultuar metalet si nikeli dhe kobalti. Shumė alergji janė gjurmuar nga komponentė pėr trajtimet kozmetike tė kompozitave. 52,4% e pacientėve ka treguar ndryshime tė mukozės.

Format alergjike mė tė shpeshta kanė rezultuar stomatiti nga kontakti (54,5%) dhe lezionet likenoide orale (20,5%). 86% e pacientėve ka referuar shqetėsime subjektive, ndėrmjet tė cilave mė tė shėnuarat kanė qenė dhimbja dhe ndjesia e djegies nė gojė.

Konkluzione
Nga tė dhėnat qė dalin nga ky studim, qė duhet tė gjejnė konfirmim me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se alergjitė nga kontakti me materialet dentare nuk janė tė shpeshta dhe forma mė e pėrhapur ėshtė stomatiti nga kontakti (54,5%).

Implikime klinike
Materialet dentare janė ndėrmjet materialeve artificiale mė tė zakonshme qė inkorporohen nė trupin e njeriut. Ėshtė pėrgjegjėsia e dentistit qė tė zgjedhė se cilat materiale dhe kombinime tė pėrdoren. Procesi i prodhimit dhe pėrpunimit intraoral duhet tė bėhet nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme dhe tė koordinohen me kujdes pėr tė reduktuar nė minimum problematikat pėr shėndetin e pacientėve.

Njė anamnezė alergjike dentare e pėrshtatshme, njė ekzaminim klinik nė kavitetin oral pėr tė zbuluar ndryshimet e mukozės orale, analiza specifike e protezave dentare dhe skrinimi pėr ērregullimet psikogjene janė tė nevojshme pėr tė qartėsuar origjinėn e kėtyre simptomave.

Pėr mė tepėr:
Olms C, Yahiaoui-Doktor M, Remmerbach TW. Contact allergies to dental materials. Swiss Dent J 2019 Jul 22;129(7-8):571-9.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 34 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D