Lidhja e pastrimit interdentar dhe periodontitit tek adultėt

Higjiena dhe Parandalimi | 26 Shtator 2019 |

Lidhja e pastrimit interdentar dhe periodontitit tek adultėt

Nga Alessandra Abbà


Periodontiti ėshtė gjendja kronike e zakonshme qė karakterizohet nga inflamacioni dhe humbja e indeve mbėshtetėse. Zhvillimi i periodontitit lidhet edhe me rritjen e moshės, sėmundjes, statusit tė ulėt ekonomik, shpeshtėsinė e vizitave tek dentisti, pirjen e duhanit dhe konsumimin e alkoolit. Megjithatė, pllaka dentare ėshtė shkaku kryesor i gingivitit dhe periodontitit.

Pėrbėrja e mikroflorės ndryshon me kalimin e kohės pėr shkak tė njė serie ndėrveprimesh komplekse dhe zinxhiri mikrobial. Heqja mekanike e pllakės interproksimale, duke pėrdorur fillin interdentar, mund tė jetė e mjaftueshme pėr tė ndaluar procesin e zinxhirit mikrobial qė lidhet me inflamacionin dhe fillimin e sėmundjes.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Njė studim transversal i publikuar nė Journal of Clinical Periodontology nė 2017 ka kėrkuar qė tė ekzaminojė lidhjen ndėrmjet fillit interdentar dhe periodontitit.

Ky studim transversal pėrdor National Health and Nutrition Examination Survey (NHANES). Autorėt kanė pėrfshirė nė kėtė studim individė me moshė 30 vjeē e lart qė i janė nėnshtruar ekzaminimit periodontal (tė bazuar nė matjet e humbjes sė atashmentit dhe thellėsisė sė xhepit) dhe qė i janė pėrgjigjur pyetjes mbi frekuencėn e pėrdorimit tė fillit interdentar. Nė bazė tė pėrgjigjeve, janė identifikuar tre kategori: nga 0 deri nė 1 ditė, nga 2 deri nė 4 ditė dhe nga 5 ose mė shumė ditė nė javėn e fundit. Janė llogaritur raportet e probabilitetit qė kontrollojnė moshėn, seksin, duhanpirjen, konsumin e pijeve, tė ardhurave dhe vizitat te dentisti.

Me qėllim qė tė analizohet lidhja ndėrmjet fillit interdentar dhe periodontitit, ėshtė ndėrtuar njė regresion logjistik dhe janė llogaritur raportet e probabilitetit (OR) tė parregulluar dhe tė pėrshtatshėm. Variablat ishin: frekuenca e fillit interdentar, mosha, seksi, duhanpirja, konsumi i alkoolit dhe frekuenca e vizitave te dentisti.

Pėr tė pėrballuar ēėshtjen e lidhjes ndėrmjet mospėrdorimit tė fillit interdentar me periodontitin, janė krijuar dy kategori: asnjė pėrdorim i fillit interdentar nė javėn e mėparshme dhe pėrdorim i fillit tė paktėn njė herė gjatė javės sė mėparshme.

Rezultate
Janė pėrfshirė njė total prej 6939 individėsh adultė. Nga kėta, 35% ka pėrdorur fillin interdentar mė shumė se njėherė gjatė javės sė shkuar. Meshkujt, individėt mė tė rinj, duhanpirėsit aktualė, individėt me tė ardhura mė tė ulėta dhe individėt qė vizitohen rrallė te njė dentist kanė pėrdorur fillin interdentar mė rrallė. 40% e individėve kishin periodontit. Njė pėrqindje mė e lartė e individėve qė pėrdornin fillin interdentar jo mė shumė se njėherė nė javė paraqisnin periodontit nė krahasim me individėt qė pėrdornin fillin interdentar mė shpesh.

Pas rregullimit, probabilitetet e periodontitit kanė rezultuar mė tė ulėta se 17% pėr individėt qė pėrdornin fillin interdentar >1 herė nė javė nė krahasim me individėt qė pėrdornin mė rrallė fillin (raporti i probabilitetit = 0,83, IC nė 95% 0,72-0,97). Pas rregullimit tė faktorėve tė rrezikut tė vendosur dhe fillit dentar, u zbulua se burrat janė dy herė mė tė predispozuar se gratė qė tė kenė periodontit. Nė krahasim me individėt me moshė nga 30 deri nė 49 vjeē, individėt mė tė moshuar kishin probabilitet mė tė madh qė tė kenė periodontit. Pėr shembull, tek individėt me moshė 65 vjeē ose mė shumė ėshtė ndeshur njė probabilitet tre herė mė i madh. Jo duhanpirėsit dhe ish duhanpirėsit kishin probabilitete mė tė ulėta qė tė kishin periodontit nė krahasim me duhanpirėsit aktualė. Probabilitetet ishin mė tė ulėta se 69% pėr jo duhanpirėsit nė krahasim me duhanpirėsit. Megjithatė, ish-pijedashėsit kishin mundėsi mė tė larta pėr tė pasur periodontit, nė krahasim me pijedashėsit aktualė.

Probabilitetet pėr tė pasur periodontit ishin mė tė ulėta se 70% tek individėt me tė ardhura mė tė larta nė krahasim me ata me tė ardhura tė ulėta. Vizita te njė dentist nė vitin e fundit ėshtė lidhur me probabilitete mė tė ulėta pėr periodontit, nė krahasim me individėt qė nuk vizitoheshin kurrė ose vizitoheshin rrallė te njė dentist. Analizat nė tė cilat kategoria e referimit nuk pėrdorte njė fill interdentar (nė vend qė tė pėrdoret filli jo mė shumė se njė herė nė javė) ka ofruar rezultate tė ngjashme. Nė krahasim me mungesėn e pėrdorimit tė fillit interdentar, ata qė e pėrdornin 1 ose mė shumė ditė nė javė kishin probabilitete tė reduktuara pėr tė pasur periodontit me 23%.

Konkluzione
Siē mund tė evidentohet nga studimi, pėrdorimi i fillit interdentar pėrcakton njė prevalencė tė vogėl tė periodontitit: njė seri variablash (si mosha e madhe, gjinia mashkullore, duhanpirja, rroga e ulėt dhe vizitat stomatologjike mė tė rralla) janė lidhur me njė prevalencė mė tė madhe tė periodontitit.

Megjithatė, ėshtė verifikuar pėrfitimi nga filli interdentar tek individėt e prekur nga kjo patologji. Pavarėsisht kėsaj, duke qenė se ky ėshtė njė studim transversal, nuk ėshtė e mundur qė tė vendoset njė marrėdhėnie shkakėsore ndėrmjet pėrdorimit tė fillit interdentar dhe periodontitit.

Pėr mė tepėr:
Cepeda MS, Weinstein R, Blacketer C, Lynch MC. Association of flossing/inter‐dental cleaning and periodontitis in adults. J Clin Periodontol 2017 Sep;44(9):866-71.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 35 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D