Terapia fotodinamike nė trajtimin e periodontitit: tė dhėnat eksperimentale laboratorike

Parodontologji | 19 Shtator 2019 |

Terapia fotodinamike nė trajtimin e periodontitit: tė dhėnat eksperimentale laboratorike

Nga Lara Figini


Fillimi dhe progresioni i periodontitit shkaktohet si pasojė e njė komuniteti kompleks mikrobial dhe jo tė njė bakteri tė vetėm patogjen, prandaj terapia pėr kėtė patologji bazohet kryesisht te heqja e baktereve tė periodontiumit.

Edhe pse pastrimi tradicional mekanik mund tė reduktojė ngarkesėn bakteriale, ėshtė e vėshtirė qė me kėtė trajtim tė hysh te xhepat periodontalė, mbi tė gjitha nė disa regjione siē janė furkacionet duke rezultuar kėshtu jo efikas.

Pėr kėtė arsye, janė rekomanduar trajtime tė fundit pėr periodontitin, si administrimi i antibiotikėve dhe ato qė pėrdoren zakonisht janė metronidazoli, penicilina, amoksicilina dhe tetraciklina. Megjithatė administrimi i antibiotikėve mund tė gjenerojė efekte tė ndryshme anėsore dhe njė rezistencė tė mundshme. Ja pėrse kėrkohen metodika tė reja.

Terapia fotodinamike (PDT) ėshtė njė teknikė jo invazive, e pėrdorur prej kohėsh pėr trajtimin e njė sėrė sėmundjesh, ndėrmjet tė cilave kanceri, tumori dhe sėmundjet e lėkurės dhe vitet e fundit ėshtė propozuar edhe si trajtimi i ri i periodontitit. Kjo terapi pėrdor fuqinė e kombinuar tė dritės dhe fotosensibilizuesit (PS) pėr tė vrarė qelizat dhe bakteret.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim laboratorik te minjtė, i publikuar nė Journal of Periodontology nė korrik 2019, autorėt kanė krahasuar efektin terapeutik tė terapisė fotodinamike (PDT) me blue hydropel toluidine nė krahasim me administrimin e antibiotikut sistemik (SA) nė trajtimin e periodontitit.

32 minj Wistar janė ndarė nė katėr grupe dhe janė trajtuar nė mėnyrė tė ndryshme:
• Grupi 1 ose grupi i kontrollit negativ (NC), grupi i minjve tė shėndetshėm normalė pa periodontit;
• Grupi 2 ose grupi i kontrollit pozitiv (PC), minj me periodontit;
• Grupi 3 ose SA, minj me periodontit tė trajtuar me antibiotik sistemik.
• Grupi 4 ose PDT, minj me periodontit tė trajtuar me PDT.

Pas trajtimit ėshtė matur ngarkesa bakteriale subgingivale duke llogaritur formuesit e kolonive pėr milimetėr (CFU mL-1). Indet dentare dhe periodontale janė analizuar histologjikisht dhe imunohistologjikisht. Janė marrė kampione gingivale pėr tė kuantifikuar nivelet e interleukinė-1 beta (IL-1β) dhe faktori alfa i nekrozės tumorale (TNF-α).

Rezultate
Ngarkesa bakteriale e zbuluar te sulkuset gingivale ka rezultuar tė jetė nė mėnyrė tė konsiderueshme mė e ulėt nė grupin PDT nė krahasim me grupin SA. Analiza histologjike nuk ka treguar xhepa periodontalė, asnjė rezorbim kockor, pak qeliza inflamatore, fibroblaste masive dhe fibra kolagjeni nė grupin PDT. Ndėrsa nė grupin SA janė observuar shenja tė ndryshme riparimi tė indit periodontal, xhepa periodontalė sipėrfaqėsorė, njė sasi e vogėl e qelizave inflamatore, fibroblaste thelbėsore dhe fibra kolagjeni.

Janė regjistruar nivele tė ulėta tė ciklogjenazė-2, matricė-metaloproteinazė-8 (MMP-8), imuno-RANK dhe osteoprotegerinės nė grupin PDT nė krahasim me grupin SA. Nivelet e IL-1β e TNF-α kanė rezultuar inferiorė nė grupin PDT nė krahasim me grupin NC, por superiorė nė krahasim me grupin e SA.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen mė tej me punime tė tjera klinike dhe punime analoge in vitro mund tė dalim nė konkluzionin se PDT duhet konsideruar njė trajtim eksperimental efikas pėr periodontitin duke ofruar edhe rezultate mė tė mira se ato qė janė arritur pas trajtimit sistemik me metronidazol.

Implikime klinike
Terapia fotodinamike mund tė ofrojė rezultate tė mira nė trajtimin e periodontitit, por janė tė nevojshme studime tė tjera klinike pas njė periudhe kohore.

Pėr mė tepėr:
Zhang J, Liang H, Zheng Y, Wang D, Xia J, Peng W, Cheng K, Wang L, Liu Y, Peng W, Li Q. Photodynamic therapy versus systemic antibiotic for the treatment of periodontitis in a rat model. J Periodontol 2019 Jul;90(7):798-807.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Pak interesant ( 63 votim / mesatar 2 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D