Lidhja ndėrmjet periodontitit dhe sindromės metabolike

Parodontologji | 12 Shtator 2019 |

Lidhja ndėrmjet periodontitit dhe sindromės metabolike

Nga Lara Figini


Sindroma metabolike (MetS) ėshtė njė grup anomalisht metabolike ndėrmjet tė cilave obeziteti abdominal, hipertensioni, insulino-rezistenca dhe dislipidemia aterogjenike lidhen me riskun e shtuar tė diabetit dhe problematikave kardiovaskulare.

Lidhja e supozuar ndėrmjet MetS dhe periodontitit mund tė jetė nė nivele tė shtuara tė citokinave pro-inflamatore, stresit oksidativė, obezitetit abdominal dhe hiperglicemisė.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim tė publikuar nė Journal of Periodontology nė qershor 2019, autorėt kanė hetuar pėr lidhjen ndėrmjet sindromės metabolike (MetS) dhe periodontitit ndėrmjet adultėve nė moshė tė re dhe kanė krahasuar rezultatet duke pėrdorur variabla tė observuara dhe latente pėr MetS dhe periodontitin.

Nė 1982 janė ekzaminuar foshnjat e sapolindura (n=4914) nė 3 reparte tė zonės urbane tė Pelotas (Brazili Jugor). Kėto individė janė intervistuar dhe ekzaminuar nė raste tė ndryshme nga fėmijėria e hershme deri nė moshėn 31 vjeēare. Intervistat kishin si qėllim tė merrnin informacione mbi kushtet socioekonomike, zakonet ushqimore, konsumimin e duhanin apo alkoolit dhe gjendjet e shėndetit tė pėrgjithshėm. Janė grumbulluar tė dhėna rreth peshės, gjatėsisė, perimetrit tė belit dhe presionit tė gjakut, duke marrė dhe analizuar kampionėt e gjakut.

Nė moshėn 15 vjeēare (1997), njė kampion pėrfaqėsues (n=900) nė tė gjithė kohortin ėshtė randomizuar pėr Oral Health Study (OHS)-97. Ku 888 prej tyre i janė nėnshtruar njė ekzaminimi klinik oral.

Individėt e ekzaminuar nė OHS-97 janė kontaktuar dhe riekzaminuar nė dy raste tė tjera: nė moshėn 24 dhe 31 vjeēare. Periodontiti nė moshėn 31 vjeēare ėshtė matur klinikisht dhe ėshtė vendosur si rezultat.

Komponentėt MetS nė vijim janė vlerėsuar nė bazė tė National Cholesterol Education Program (NCEP) Adult Treatment Panel-III (ATP-III):

• vlerat e HDL;
• vlerat e triglicerideve;
• vlerat e glukozės nė gjak;
• perimetri i belit;
• presioni i gjakut.

Analizat faktoriale (eksploruese dhe konfermuese) janė kryer duke modifikuar variablat latente pėr MetS dhe periodontitin. Lidhja ndėrmjet MetS dhe periodontitit ėshtė testuar nė modele tė ekuacioneve strukturore.

Rezultate
Janė identifikuar dy variabla periodontale latente: periodontiti "fillestar" dhe "i avancuar", ndėrkohė qė njė variabėl latente ėshtė identifikuar pėr MetS.

Sindroma metabolike ka rezultuar e lidhur pozitivisht me periodontitin "e avancuar" (koeficienti 0,11, vlera P<0,01), por jo me atė "fillestar" (koeficienti -0,01, vlera P = 0,79).

Kur MetS dhe periodontiti janė vendosur si variabla tė observuara nė modelet e ekuacionit strukturor, nuk ėshtė gjetur ndonjė lidhje, pavarėsisht kritereve tė pėrdorura, pėr klasifikimin e periodontitit.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se ekziston njė lidhje pozitive ndėrmjet sindromės metabolike dhe periodontitit "tė avancuar" kur dimensionet e shumfishta tė tė dyja sėmundjeve janė llogaritur nė variablat latente.

Megjithatė, kur MetS dhe periodontiti janė trajtuar si variabla tė observuara nuk ėshtė gjendur asnjė lidhje.

Pėr mė tepėr:
Nascimento GG, Leite FRM, Peres KG, Demarco FF, Corrźa MB, Peres MA. Metabolic syndrome and periodontitis: a structural equation modeling approach. J Periodontol 2019 Jun;90(6):655-62.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 33 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D